Kapitujt

Dalja: 32. Viēi i artė

32

1 Kur populli pa se Moisiu po vononte tė zbresė nga mali, u bashkua te Aroni e i tha: “Ngritu e na i puno disa hyjni qė tė na prijnė! Nuk dimė se ēfarė i ka ndodhur atij njeriu, Moisiut, qė na nxori nga dheu i Egjiptit.” 2 Aroni u pėrgjigj: “Ua hiqni vathėt e artė prej veshėve grave tė bijve tuaj, e tė bijave tuaja, e bini tek unė.” 3 Mbarė populli bėri siē i urdhėroi Aroni dhe ia solli vathėt. 4 Pasi i mori kėta dha tė punohet me daltė trajta e viēit dhe me ta e punoi viēin e metaltė. Ata thanė: “Ja, hyjnitė e tua, o Izrael, qė tė nxorėn nga dheu i Egjiptit.” 5 Kur pa Aroni dha tė punohet njė lter para trupores dhe me zė tė zėdhėnėsit shpalli: “Nesėr do tė festojmė nė nder tė Zotit”.

6 Tė nesėrmen, mėkuan heret, kushtuan fli shkrumbimi dhe fli pajtimi. Atėherė populli u ul tė hajė e tė pijė. Pastaj u ngrit tė defrejė.

Zoti e vė nė dijeni Moisiun

7 Por Zoti i tha Moisiut: “Mos vono e zbrit poshtė, sepse populli yt qė e nxore nga dheu i Egjiptit, u prish. 8 E lanė me tė shpejtė rrugėn qė ua kam caktuar. Punuan njė viē tė metaltė e adhuruan dhe i kushtuan fli e thanė: “Kėta janė zotat e tu, o Izrael, qė tė nxorėn nga dheu i Egjiptit!”

9 Pastaj Zoti i tha Moisiut: “Po shoh se ky popull ėshtė popull zverkngurrtė. 10 Mė lėsho tė ndizet flakė hidhėrimi im kundėr tij e ta shfaros e pastaj prej teje do tė bėj njė popull tė madh”.

Moisiu lutet pėr popullin

11 Porse Moisiu i lutej Zotit, Hyjit tė vet, e i thoshte: “Pėrse, o Zot, do tė ndizet flakė hidhėrimi yt kundėr popullit tėnd, tė cilin e nxore nga dheu i Egjiptit me fuqi tė madhe e dorė tė fortė? 12 Jo, tė lutem, qė tė mos thonė egjiptianėt: ‘I nxori me dredhi qė t’i vrasė nė male e t’i shfarosė nga toka. ‘Le tė qetėsohet hidhėrimi yt dhe dėftohu i mėshirshėm mbi tė keqen e popullit tėnd. 13 Tė bie ndėr mend Abrahami, Izaku e Izraeli, shėrbėtorėt e tu, tė cilėve u pėrbetove me vetvete, kur u the: ‘Do ta shtoj farėn tuaj si yjet e qiellit dhe tėrė kėtė tokė, pėr tė cilėn ju fola, do t’ia jap farės suaj; e do tė jetė juaja pėrgjithmonė’”.

14 Zoti pati mėshirė dhe nuk ia ēoi tė keqen me tė cilėn i ishte kėrcėnuar popullit tė vet.

Moisiu i copėton rrasat e Ligjit

15 Moisiu u kthye dhe zbriti prej malit me dy rrasat e Dėshmisė nė dorė, tė shkruara nė tė dy anėt, 16 vepėr e Hyjit; edhe shkrimi ishte i Hyjit, i gdhendur nė rrasa.

17 Jozuehi dėgjoi zhurmėn e popullit qė bėrtiste e i tha Moisiut: “Kushtrim lufte nė zemėrimiė”!

18 Moisiu iu pėrgjigj:

“S’ ėshtė brohori ngadhėnjyesish,

as vaj i tė vėnėve nė ikje:

britmė kėngėtarėsh unė dėgjoj”!

19 Kur iu afrua zemėrimiės pa viēin e vallet. Moisiu, i hidhėruar pėr sė tepėrmi, i hodhi prej dorės rrasat dhe i copėtoi nė rrėzė tė malit. 20 E kapi viēin qė ata kishin punuar, e dogji nė zjarr dhe e thėrmoi dhe e bėri pluhur, pluhurin e qiti nė ujė dhe i shtrėngoi izraelitėt ta pinė.

21 Atėherė i tha Aronit: “Ēfarė tė ka bėrė ky popull qė e ngarkove me mė tė madhin mėkat?” 22 Ai iu pėrgjigj: “Mos m’u hidhėro, imzot. Ti e njeh mirė kėtė popull se ėshtė i gatshėm tė bėjė tė keqen. 23 Ata mė thanė: ‘Na i puno zotat qė tė na prijnė; nuk dimė se ēfarė i ka ndodhur kėtij Moisiu, njeriut qė na nxori nga dheu i Egjiptit.’ 24 Unė u thashė: ‘Kush prej jush ka ar? ‘E morėn e ma prunė, unė e qita nė zjarr dhe doli ky viē”.

elli i levitėve

25 E pa, pra, Moisiu se populli ishte i shfrenuar, sepse Aroni ia kishte lėshuar frerin aq sa ishte bėrė lojė pėr kundėrshtarėt e tij. 26 Moisiu zuri vend nė derė tė zemėrimiės dhe thirri: “Kush ėshtė pėr Zotin, le tė vijė tek unė!” E rrethuan tė gjithė bijtė e Levit. 27 Moisiu u tha: “Kėshtu thotė Zoti, Hyji i Izraelit: ‘Secili le ta ngjeshė nė ijė shpatėn e vet. Pėrshkojeni e ripėrshkojeni zemėrimiėn derė mė derė e le tė vrasė secili vėllanė e mikun e tė afėrmin e vet’”.

28 Bijtė e Levit bėnė gjithė si ju tha Moisiu: ranė vdekur prej popullit atė ditė rreth tri mijė njerėz. 29 Atėherė Moisiu u tha: “Sot iu kushtuat Zotit pėr shėrbesė, kush me ēmim tė djalit, kush me ēmim tė vėllait tė vet, qė ta fitoni bekimin”.

Moisiu pėrsėri ndėrmjetėson

30 Tė nesėrmen Moisiu i tha popullit: “Keni bėrė mėkat tė madh fort. Unė po ngjitem te Zoti; kushedi, ndoshta mund tė nxjerr me lutje falje pėr fajin tuaj”.

31 Moisiu u kthye te Zoti e u lut: “Vaj pėr mua! Ky popull bėri mėkat tė madh: punuan zota tė artė pėr vete! Por falja fajin kėsaj herė... 32 ose, nėse nuk e fal, atėherė mė shlyej mua prej librit tėnd qė ke shkruar”.

33 Zoti iu pėrgjigj: “Do ta shlyej prej librit tim atė qė ka mėkatuar kundėr meje. 34 Ti shko e ēoje kėtė popull ku tė kam thėnė. Para teje do tė shkojė engjėlli im. Ditėn, kur do tė dua tė ndėrmarr masat e mia, do ta ndėshkoj edhe kėtė mėkat tė tyre”.

35 E Zoti e ndėshkoi popullin pse e kishte punuar viēin, tė punuar prej Aronit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Viēi i artė