Kapitujt

Jakobi: 1. Feja dhe urtia

1

1 Jakobi, shėrbėtori i Hyjit dhe i Jezu Krishtit Zot: dymbėdhjetė fiseve tė shpėrndara anė e kėnd nėpėr botė: shėndet.

Feja dhe urtia

2 Ēmoni pėr gėzim tė vėrtetė, vėllezėrit e mi, kur t’iu ndodhė tė sprovoni ēdo lloj vėshtirėsie, 3 duke e ditur se prova e fesė suaj lind qėndrueshmėrinė. 4 Por qėndresa le tė ushtrohet me pėrpikėri qė tė jeni tė pėrkryer dhe tė pėrsosur pa farė tė mete.

5 Nė qoftė se ndokujt prej jush i mungon urtia, le t’ia lypė Hyjit, i cili gjithkujt i jep me ėndje e pa fjalė, dhe do t’i jepet. 6 Por le ta kėrkojė me fe tė gjallė, pa farė dyshimi; sepse ai qė dyshoni pėrngjan valės sė detit qė e ēon peshė era dhe e pėrplas. 7 Njeriu i tillė tė mos mendojė se do tė marrė gjė prej Zotit 8 – njeriu me dy mendje, i paqėndrueshėm nė tė gjitha udhėt e veta.

Varfėria dhe pasuria

9 Vėllai me prejardhje tė ulėt le tė mburret me lartėsimin e tij, 10 kurse pasaniku pėr pėrvujtėrimin e tij, sepse do tė mbarojė porsi lulja e barit. 11 Lindi dielli me vapėn e vet, e thau barin dhe lulja e tij u vyshk: hijeshia e fytyrės u zhduk. Kėshtu do tė thahet edhe pasaniku nė ndėrmarrjet e veta.

Prova dhe tundimi

12 Lum ai njeri qė pėson tundim, sepse, pasi t’i qėndrojė provės, do tė fitojė kurorėn e jetės tė premtuar atyre qė e duan Hyjin. 13 Askush qė ėshtė i tunduar tė mos thotė: »Hyji mė tundon«, sepse Hyji nuk mund tė jetė i tunduar pėr tė keq dhe Ai nuk tundon askėnd.

14 Por secili tundohet nga lakmimi i vet, i prirur dhe i ngashnjyer. 15 Lakmimi pastaj i mbarsur, lind mėkatin, dhe mėkati, si tė kryhet, lind vdekjen.

16 Mos u tradhtoni, vėllezėrit e mi tė dashur: 17 Ēdo dhuratė e mirė dhe ēdo dhunti e pėrsosur ėshtė prej sė larti, zbret nga Ati i dritės, nė tė cilin nuk ka ndėrrim as hije dyshimi. 18 Ai na lindi nė saje tė vullnetit tė vet nėpėr fjalėn e sė vėrtetės, qė ne tė jemi njė farė fryti i parė i krijesave tė tij.

Tė dėgjohet dhe tė zbatohet fjala

19 Dijeni mirė, vėllezėrit e mi tė dashur, kėtė gjė: ēdo njeri le tė jetė i shpejtė pėr tė dėgjuar, i ngadalshėm pėr tė folur dhe i ngadalshėm pėr zemėrim. 20 Sepse zemėrimi i njeriut nuk e kryen drejtėsinė e Hyjit. 21 Prandaj, flakni tej ēdo ndyrėsi dhe ēdo tė keqe tjetėr e me plot butėsi pranoni fjalėn e mbjellė nė ju, e cila ėshtė e aftė t’i shpėtojė shpritrat tuaj.

22 Bėhuni zbatues tė fjalės e jo vetėm dėgjues qė gėnjejnė vetveten. 23 Sepse, nė qoftė se dikush e dėgjon fjalėn, por nuk e zbaton, ai i pėrngjan njeriut qė e shikon fytyrėn e vet nė pasqyrė: 24 e pa veten, shkoi e menjėherė harroi se si qe. 25 Ndėrsa ai qė e vėren ligjin e pėrsosur - atė tė lirisė – e, nė qoftė se i pėrvishet jo thjesht si dėgjues i habitur, por si zbatues i veprės, ky do ta gjejė lumturinė e vet nė ushtrimin e tij.

26 Nė qoftė se ndokush e mban veten pėr besimtar e nuk i vė fre gjuhės sė vet, por e gėnjen zemrėn e vet, besimi i tij ėshtė i kotė. 27 Besimi i pastėr dhe i patėmetė para Hyjit Atė ėshtė ky: kujdesi pėr bonjakė dhe pėr gra tė veja nė vėshtirėsitė e tyre dhe ruajtja e pastėr e vetvetes nga kjo botė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Jakobi > Feja dhe urtia