Kapitujt

Jakobi: 2. Qortim rreth krahambajtjes

2

1 Vėllezėrit e mi, mos e pėrzieni fenė e Zotit tonė Jezu Krishtit tė madhėrueshėm me krahambajtje! 2 Sepse, po bėri e hyri nė mbledhjen tuaj njė njeri me unazė ari, i veshur nė mėnyrė tė shkėlqyeshme e, po hyri njė skamnor me petka tė vjetruara, 3 e ju e rrethoni me nderime atė qė ėshtė i veshur bukur dhe i thoni: »Urdhėro! Ti ulu kėtu lirisht!«, ndėrsa skamnorit i thoni: »Rri atje, nė kėmbė!« ose: »Ulu kėtu, poshtė, te kėmbėt e stolit tim!«, 4 a nuk gjykuat ju nė vetvete me krahambajtje dhe a nuk u bėtė gjykatės qė gjykojnė pėr sė mbrapshti?

5 Dėgjoni, vėllezėrit e mi tė dashur! A nuk i zgjodhi Hyji ata qė pėr sy tė botės janė skamnorė pėr t’i bėrė tė pasur nė fe dhe trashėgimtarė tė Mbretėrisė qė ua ka premtuar atyre qė e duan? 6 E ju e pėrbuzėt skamnorin! Po a nuk ju marrin nėpėr kėmbė pikėrisht pasanikėt? Po a nuk ju ēojnė pikėrisht ata nėpėr gjyqe? 7 Po a nuk e shajnė pikėrisht ata tė bukurin Emėr qė u thirr mbi ju? 8 S’ka dyshim, nė qoftė se e zbatoni ligjin mbretėror si thotė Shkrimi i shenjtė: »Duaje tė afėrmin tėnd si vetveten!«, atėherė bėni mirė. 9 Por, nė qoftė se ju i mbani anė ndokujt, bėni mėkat dhe ligji ju dėnon si shkelės tė ligjit. 10 Sepse, ai qė e mban krejt ligjin, por e prish vetėm nė njė pikė, bėhet fajtor i tėrė ligjit. 11 Sepse, Ai qė tha: »Mos bėj kurorėthyerje!«, tha edhe: »Mos vra

Tashti, nė qoftė se ti nuk bėn kurorėthyerje, por vret, bėhesh prishės i ligjit. 12 Flitni ashtu dhe ashtu veproni, si ata qė do tė gjykohen me ligjin e lirisė! 13 Sepse, gjyqi nuk ka mėshirė pėr atė qė nuk ėshtė i mėshirshėm; mėshira ngadhėnjen mbi gjyqin.

Feja dhe veprat

14 Ē’dobi, o vėllezėrit e mi, nėse ndokush thotė se ka fe, nė qoftė se nuk i ka veprat? A thua mund ta shpėtojė vetėm feja? 15 Nė qoftė se ndonjė vėlla ose ndonjė motėr janė tė zhveshur ose pa ushqimin e pėrditshėm, 16 dhe ndokush prej jush u thotė: »Shkoni nė paqe! Nxehuni dhe ngijuni!«, por nuk u jepni ēka u nevojitet pėr trup, ē’dobi?! 17 Kėshtu edhe feja: nė qoftė se nuk i ka veprat, ėshtė e vdekur nė vetvete.

18 Por ndokush mund tė thotė: »Ti ke fenė, kurse unė kam veprat. Ma trego ti fenė tėnde pa vepra, kurse unė do ta tregoj prej veprave tė mia fenė«. 19 Ti beson se ėshtė njė Hyj i vetėm? Bėn mirė. Por besojnė edhe djajtė dhe dridhen!

20 A dėshiron ta kuptosh, more qyqar, se feja pa vepra ėshtė e pafrytshme? 21 Abrahami, ati ynė, a nuk qe shfajėsuar nė saje tė veprave, kur e kushtoi mbi lter Izakun, djalin e vet? 22 A po sheh se feja ka bashkėpunuar me veprat e tij dhe feja e Shkrimit tė shenjtė qė thotė: »I besoi Abrahami Hyjit dhe iu numėrua pėr drejtėsi«, dhe u bė miku i Hyjit. 24 A po shihni se njeriu shfajėsohet me vepra e jo vetėm me fe. 25 Gjithashtu, a nuk u shfajėsua edhe Rakaba lavire me anė tė veprave, kur u bėri mikpritje tė dėrguarve dhe i pėrcolli njė udhe tjetėr? 26 Sepse, sikurse trupi pa shpirt ėshtė i vdekur, kėshtu edhe feja pa vepra ėshtė e vdekur.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Jakobi > Qortim rreth krahambajtjes