Kapitujt

Jakobi: 4. Miqėsia me botėn

4

1 Nga vijnė ngatėrresat dhe grindjet qė vlojnė ndėr ju? A thua jo kėndej: nga lakmimet tuaja qė luftojnė nė gjymtyrėt tuaja? 2 Dėshironi e nuk keni; vritni e keni smirė, dhe gjė nuk fitoni; grindeni e luftoni. Nuk keni sepse nuk luteni. 3 Luteni e nuk fitoni, pse luteni keq qė t’i shpenzoni nė plotėsimin e ėndjeve tuaja.

4 Njerėz tė pabesė! A nuk e dini se miqėsia me botėn ėshtė armiqėsi me Hyjin? Kushdo, prandaj, do tė jetė mik me botėn, shndėrrohet nė armik me Hyjin. 5 Apo ndoshta mendoni se Shkrimi i shenjtė thotė kot: »Me xhelozi e dėshiron shpirtin qė e vendosi nė ne?«

6 Por Ai jep hir edhe mė tė madh, prandaj thotė: »Hyji u kundėrshton krenarėve, kurse tė pėrvujtėve pėrvuajturve u jep hirin. 7 Nėnshtrohuni, pra, Hyjit! Kundėrshtojini djallit dhe do tė largohet prej jush! 8 Afrohuni Hyjit edhe Ai do t’iu afrohet juve! Pastroni duart, o mėkatarė! Pastroni zemrat, o njerėz dy mendjesh! 9 Ofshani, vajtoni, bėni gjėmė! Gėzimi juaj le tė kthehet nė trishtim! 10 Pėruluni para Hyjit dhe Ai do t’iu lartėsojė!

Gjykimi i vėllezėrve

11 Mos flitni keq njėri pėr tjetrin, o vėllezėr! Kush flet keq apo gjykon vėllain e vet, ai flet keq pėr Ligj dhe e gjykon atė. Po e gjykove Ligjin, nuk je zbatues i Ligjit, por gjykues. 12 Vetėm Njėri ėshtė Ligjdhėnės dhe Gjykues: Ai qė mund tė shpėtojė dhe tė bjerrė. E ti kush je qė gjykon tė afėrmin tėnd?

Qortimi rreth vetėlavdėrimit

13 Hė de, ju qė thoni: »Sot ose nesėr do tė shkojmė nė kėtė apo nė atė qytet, do tė kalojmė atje njė vit, do tė tregtojmė e do tė fitojmė«, 14 ju qė nuk dini as ēka do tė ndodhė nesėr! Po ēka ėshtė jeta juaj? Ėshtė avull qė duket pėr njė moment dhe zhduket menjėherė! 15 Nė vend qė tė thoni: »Nė dashtė Zoti do tė jetojmė dhe do tė bėjmė kėtė ose atė gjė!« 16 E tani mburreni me krenarinė tuaj. Ēdo mburrje e tillė ėshtė punė e keqe. 17 Kush, pra, di tė bėjė mirė dhe nuk bėn, - bėn mėkat.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Jakobi > Miqėsia me botėn