Kapitujt

1 e Pjetrit: 2. Guri i gjallė dhe populli i shenjtė

2

1 Flakni, pra, larg jush, ēdo lloj tė keqeje, ēdo tradhti dhe hipokrizi, smirė dhe shpifje! 2 Porsi foshnjat posa tė lindura dėshironi qumėshtin shpirtėror tė pastėr, qė me anė tė tij tė rriteni nė shėlbim 3 nė qoftė se vėrtet »e keni sprovuar se Zoti ėshtė i mirė«.

4 Afrohuni Atij - Gurit tė gjallė, njėmend tė pėrbuzur prej njerėzve, por tė zgjedhur dhe tė ēmueshėm para Hyjit, 5 qė edhe ju, si gurė tė gjallė, tė ndėrtoheni Shtėpi shpirtėrore, pėr tė qenė meshtari e shenjtė pėr tė kushtuar fli shpirtėrore, qė i pėlqejnė Hyjit nėpėr Jezu Krishtin.

6 Kėndej thuhet nė Shkrimin e shenjtė: »Ja, po vė nė Sion njė gur kėndi, tė zgjedhur, tė ēmueshėm: kush beson nė Tė, jo, nuk do tė mbetet i turpėruar!«

7 Pėr ju, pra, qė besoni - nder; kurse pėr ata qė nuk besojnė - guri qė pėrbuzėn ndėrtuesit, dhe Ai u bė gur i kėndit«.

8 E: »Gur nė tė cilin zihet nė thua, buzė shkėmbi nga thyhet qafa«. Ata zėnė nė thua sepse nuk e dėgjojnė predikimin e Ungjillit, pėr ēka edhe janė tė caktuar.

9 Porse ju jeni: »Fis i zgjedhur, meshtari mbretėrore, komb i shenjtė, popull tė cilin Hyji e fitoi pėr vete, pėr t’i shpallur veprat e madhėrueshme tė Atij qė ju thirri nga errėsira nė dritėn e vet tė mrekullueshme.

10 Ju qė dikur nuk ishit Popull e tani jeni Popull i Hyjit, ju qė dikur ishit tė pėrjashtuar nga mėshira, e qė tani e keni fituar mėshirėn.

Jeta e shėrbėtorėve tė Hyjit

11 Fort tė dashur, ju lutem qė, si tė huaj dhe si shtegtarė t’u ruheni lakmimeve tė mishit dhe tė gjakut, tė cilat bėjnė luftė kundėr shpirtit.

12 Sjellja juaj mes paganėve tė jetė shembullore qė, pikėrisht pėr ato gjėra nė tė cilat ju shpifen si tė ishit keqbėrės, kur t’i shohin veprat tuaja tė mira, t’i japin lavdi Hyjit nė Ditėn e Ardhjes sė tij.

13 Nėnshtrohuni ēdo pushteti njerėzor pėr arsye tė Zotit: qoftė mbretit - porsi sundimtarit mė tė epėrm - 14 qoftė edhe qeveritarėve, si tė dėrguarve tė tij pėr tė ndėshkuar keqbėrėsit e pėr tė lavdėruar ata qė bėjnė mirė. 15 Sepse ky ėshtė vullneti i Hyjit: duke bėrė mirė t’ia mbyllni gojėn padijes sė njerėzve tė pamendė. 16 Porsi njerėz tė lirė - por jo si ata qė lirinė e kanė si mbulesė tė veprave tė kėqija, por si shėrbėtorė tė Hyjit - 17 nderojeni ēdokėnd, duajeni vėllazėrinė, duajeni Hyjin, nderojeni mbretin!

Shembulli i Krishtit pėsues

18 Shėrbėtorė, nėnshtrohuni me plot frikė zotėrinjve tuaj, jo vetėm tė mirėve e tė butėve, por edhe tė mbrapshtėve. 19 Sepse vėrtet ėshtė hir, kur ndokush pėr shkak tė ndėrgjegjes - pėr dashuri tė Hyjit pėson vėshtirėsi duke vuajtur padrejtėsisht. 20 Por, ēfarė lumturie veē, nė qoftė se tė ndėshkuar pse mėkatuat, jeni tė durueshėm? Porse, ėshtė krejtėsisht ndryshe, nėse, duke bėrė mirė pėsoni dhe me duresė i mbartni tė vėshtirat: kjo ėshtė hir para Hyjit. 21 Pėrnjėmend pėr kėtė edhe qetė thirrur; sepse edhe Krishti pėsoi pėr ju duke ju lėnė shembullin qė edhe ju t’i ndiqni gjurmėt e tij: 22 Ai qė mėkat nuk bėri dhe nė buzėt e tij nuk u gjet gėnjim, 23 Ai qė i fyer, nuk hakmerrej me fyerje dhe, i salvuar, nuk kėrcėnohej, por ia linte ēėshtjen e vet Atij qė gjykon me drejtėsi. 24 Ai nė trupin e vet i mori mbi drurin e kryqit mėkatet tona, qė, tė vdekur pėr mėkate, tė jetojmė pėr drejtėsi: me plagat e tė cilit jeni shėruar. 25 Ishit po, si delet e humbura, por tani u kthyet te Bariu e Rojėsi i shpritrave tuaj.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Pjetrit > Guri i gjallė dhe populli i shenjtė