Kapitujt

Dalja: 33. Urdhri i ēojės

33

1 Zoti i tha Moisiut: “Ēohu, nisu prej kėtij vendi ti e populli yt qė e nxore nga dheu i Egjiptit nė drejtim tė tokės qė ia premtova me pėrbetim Abrahamit, Izakut e Jakobit kur thashė: Do t’ia jap farės sate. 2 Para teje do ta dėrgoj engjėllin e do t’i dėboj para teje kanaanėt, amorrenjtė, hetenjtė, ferezenjtė, hevenjtė e jebusenjtė, 3 e do tė hysh nė tokėn qė rrjedh qumėsht e mjaltė... Por unė nuk do tė ngjitem atje bashkė me ty, qė tė mos mė duhet t’u qes fare gjatė udhėtimit, sepse jeni popull kokėfortė”.

4 Populli, kur e dėgjoi kėtė lajm tė zi, mbajti zi dhe askush nuk i veshi mė petkat e stolisė.

5 E Zoti i tha Moisiut: “Thuaju izraelitėve: Je popull zverkngurrtė. Edhe njė moment tė vetėm po tė ecja me ju, do t’ju shfarosja. Por tani hiqni stolitė tuaja, e do tė shoh se ēfarė duhet tė bėj me ju”.

6 Izraelitėt i hoqėn stolitė e veta qė prej malit Horeb.

Tenda

7 Moisiu e merrte pėr ēdo ēojė Tendėn dhe e ngrehte pėr Tė jashtė zemėrimiės, mjaft larg zemėrimiės. E quajti: Tenda e takimit. Kushdo qė donte tė marrė ndonjė kėshillė prej Zotit, i duhej tė dalė jashtė zemėrimiės pėr tė shkuar te Tenda e takimit.

8 Kur Moisiu dilte pėr tė shkuar te Tenda, mbarė populli ngritej nė kėmbė e qėndronte nė derė tė ēadrės sė vet e shikonte pas Moisiut deri sa ky hynte nė Tendė. 9 Kur Moisiu hynte nė Tendė, zbriste shtylla e resė nė derėn e Tendės e aty qėndronte. Atėherė Zoti fliste me Moisiun.

10 Mbarė populli e shihte shtyllėn e resė qė qėndronte nė hyrjen e Tendės, e tė gjithė ngriheshin nė kėmbė e pėrkuleshin thellė nė adhurim nė derė tė tendės sė vet. 11 E Zoti fliste me Moisiun fytyrė pėr fytyrė, siē flet njeriu me mikun e vet. Pastaj Moisiu kthehej nė zemėrimiė, kurse ndihmėsi i tij, djaloshi Jozueh, biri i Nunit, nuk dilte jashtė Tendės.

Lutja e Moisiut

12 Moisiu i tha Zotit: “Ti mė urdhėron ta ēoj kėtė popull, por nuk ma zbulove kė do tė dėrgosh me mua. E pra, mė ke thėnė: ‘Tė njoh pėr emėr dhe ti e gėzon pėrkrahjen time’. 13 Nėse, pra, unė e gėzoj pėrkrahjen tėnde, ma trego udhėn tėnde, qė tė tė kuptoj e ta gėzoj gjithnjė pėrkrahjen tėnde. Mos harro se ky komb ėshtė populli yt”.

14 Zoti tha: “Unė vetė do tė vij me ty e do tė tė jap pushim”. 15 E Moisiu vazhdoi: “Nėse ti vetė nuk vjen me ne, atėherė mos na bėj tė ēohemi prej kėtij vendi. 16 E me ēka atėherė do tė dihet se kam gjetur hir para syve tė tu unė edhe populli yt, po qe se nuk shtegton me ne qė tė mburremi unė dhe populli yt tė dalluar nė shenjė ndėr tė gjithė popujt e tjerė, qė banojnė mbi tokė”?

17 Zoti iu pėrgjigj Moisiut: “Do ta plotėsoj edhe kėtė kėrkesė qė po bėn, sepse ke gjetur hir para syve tė mi dhe tė njoh pėr emėr”.

Moisiu nė mal

18 Moisiu i tha: “Ma dėfto lavdinė tėnde”.

19 Zoti iu pėrgjigj: “Unė do ta kaloj para teje tėrė shkėlqimin tim, do ta kumtoj para teje emrin tim: Zot; i jap pėrkrahjen time kujt dua t’ia jap, e mėshiroj atė, pėr tė cilin dua t’i bėj mėshirė”. 20 E shtoi pėrsėri: “Por nuk do tė mund ta shikosh fytyrėn time, sepse njeriu nuk mund tė mė shohė mua e tė mbetet nė jetė”. 21 Zoti shtoi edhe: “Ja, tha, ka vend kėtu afėr meje. Qėndro mbi shkėmb! 22 Kur tė kalojė lavdia ime, do tė tė fus nė plasėn e shkėmbit e do tė tė mbroj me tė djathtėn time derisa tė kaloj; 23 do ta heq dorėn time e do tė ma shikosh shpinėn; porse fytyra ime nuk mund tė shihet”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Urdhri i ēojės