Kapitujt

2 e Pjetrit: 2. Profetėt dhe mėsuesit e rrejshėm

2

1 Ka pasur profetė tė rrejshėm edhe nė e Izraelit, sikurse edhe ndėr ju do tė ketė mėsues tė rrejshėm, qė fshehurazi do tė shtien herezi tė dėmshme, do ta mohojnė edhe Zotėruesin qė i shpėrbleu dhe mbi vete do tė sjellin dėnimin qė nuk do tė vonojė. 2 Shumė do t’i ndjekin epshet e ulėta tė tyre dhe pėr shkak tė tyre do tė shahet udha e sė vėrtetės. 3 Ata nė lakmimin e vet do t’iu shfrytėzojnė ju me fjalė gėnjyese, porse dėnimi i tyre ėshtė tanimė nė veprim dhe shkatėrrimi i tyre nuk vonon.

4 Dhe vėrtet, nėse Hyji nuk i kurseu engjėjt qė mėkatuan, por i plandosi nė Tartar dhe i dorėzoi nė humnerat e errėta tė ruhen pėr Gjyq; 5 nėse nuk e kurseu as botėn e vjetėr - shpėtoi vetėm Noehin vetė tė tetin, lajmėtarin e drejtėsisė - por lėshoi pėrmbytjen mbi botėn e tė patenzonėve; 6 nėse qytetet: Sodomėn e Gomorrėn i bėri hi: i dėnoi dhe i la shembull pėr tė patenzonė tė ardhshėm; 7 nėse e liroi Lotin e drejtė qė s’mund ta duronte mė sjelljen e poshtėr tė tė kėqijve 8 - e njėmend, kėtij tė drejti qė jetonte nė mesin e tyre i helmohej shpirti dita-ditės duke shikuar dhe dėgjuar veprat e poshtra tė tyre - 9 domethėnė se Zoti di t’i lirojė besimtarėt nga prova, por edhe tė mbrapshtėt do t’i ruajė pėr t’i ndėshkuar Ditėn e Gjyqit, 10 sidomos ata qė nė veset e veta shkojnė pas prirjeve tė ndyta tė mishit dhe tė gjakut dhe pėrbuzin Madhėrinė hyjnore.

Krenarė, arrogantė, qė nuk tremben tė vėnė gojė mbi qenie tė lavdishmie, 11 ndėrsa engjėjt, mė tė mėdhenj se ata pėr kah forca e pėr kah pushteti, nuk sjellin para Zotit kundėr tyre gjyq poshtėrues. 12 Kurse kėta, shtazė tė paarsyeshme tė lindura prej natyrės pėr gjah e pėr shfarosje, shajnė ēka nuk njohin. Do tė mbarojnė siē mbarojnė shtazėt: 13 do tė marrin shpėrblimin e padrejtėsisė. Ēmojnė kėnaqėsi tė bėjnė shfreni nė pikė e ditės! Ndyrėsi dhe turpėsi! Kėnaqen me gėnjeshtrat e veta ndėrsa gostiten bashkė me ju! 14 Sytė e tyre gjithmonė tė ngulur nė ndonjė lavire, kurrė nuk ngihen me mėkat; ngashėnjejnė shpirtra tė lėkundshėm, zemrat i kanė tė stėrvitura nė lakmime, bij mallkimi! 15 E lanė udhėn e vėrtetė, shkuan pas Balaamit, birit tė Bosorit, i cili e mori pagėn e padrejtėsisė, 16 por mori edhe qortimin pėr veprėn e vet tė keqe: si njeri foli shtaza e pagojė dhe e pengoi marrėzinė e profetit.

17 Kėta njerėz janė gurra pa ujė, re qė i mbart era. Pėr ta ruhet terri i zi. 18 Me fjalė tė mėdha e tė kota i ngashėnjejnė me ėndjet e ulėta tė mishit e tė gjakut ata qė posa u larguan nga ata qė jetojnė nė gabim. 19 U premtojnė lirinė e vetė janė skllevėr tė paudhėsisė. E njėmend, gjithkush ėshtė skllavi i atij qė e mundi. 20 Vėrtet, nėse ia dolėn njėherė tė ikin nga ndyrėsitė e botės me anėn e njohjes sė Zotit dhe Shėlbuesit tonė Jezu Krishtit, por prapė rishtas ngatėrrohen nė to dhe munden nga ato, gjendja e tyre e fundit bėhet mė e keqe se e para. 21 Kėndej, mė mirė do tė kishte qenė pėr ta tė mos e kishin njohur kurrė udhėn e drjetėsisė se sa, pasi e njohėn njė herė, t’ia sjellin shpinėn urdhrit tė shenjtė qė u qe dhėnė. 22 U ndodhi ēka thotė fjala e urtė:

»Qeni u kthye nė tė vjellat e veta«. dhe: »Derri i larė u kthye tė zhgėrryhet nė llom«.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 2 e Pjetrit > Profetėt dhe mėsuesit e rrejshėm