Kapitujt

1 e Gjonit: 2. Krishti, mbrojtėsi ynė

2

1 Fėmijėzit e mi, po jua shkruaj kėto qė tė mos mėkatoni. Por, edhe nėse ndokush mėkaton, e kemi Mbrojtėsin te Ati – Jezu Krishtin, Tė Drejtin. 2 Ai ėshtė flia pajtuese pėr mėkatet tona, dhe jo vetėm pėr mėkatet tona, por edhe pėr tė mbarė botės. 3 Me kėtė gjė e dimė se e njohim, nė qoftė se i mbajmė urdhėrimet e tij. 4 Kush thotė: »Unė e njoh Atė«, por nuk i mban urdhėrimet e tij, ėshtė gėnjeshtar dhe e vėrteta nuk ėshtė nė tė. 5 Ai qė e mban fjalėn e tij, nė tė ėshtė vėrtet dashuria e pėrsosur e Hyjit. Me kėtė gjė e dimė se jemi nė Tė. 6 Kush thotė se qėndron nė Tė i duhet tė ecė udhės nėpėr tė cilėn eci Ai.

Urdhri i ri

7 Tė dashurit e mi, nuk po ju shkruaj pėr njė urdhėr tė ri, por pėr urdhrin e vjetėr, qė e patėt qė nė fillim. Ky urdhėr i vjetėr ėshtė fjala qė e dėgjuat. 8 Prapėseprapė ky, pėr tė cilin po ju shkruaj, ėshtė urdhėr i ri – vėrtetohet nė Tė dhe nė ju – pse errėsira po kalon e drita, ajo e vėrteta, po ndriēon. 9 Kush thotė: »jam nė dritė«, por e urren tė vėllain, ai mbetet ende nė errėsirė. 10 Kush e do vėllain e vet, ai ėshtė vazhdimisht nė dirtė, nė tė s’ka asgjė qė ta bėjė tė gabojė. 11 Kush e urren vėllain e vet, gjendet nė errėsirė dhe ecėn nė errėsirė. Nuk di kah shkon, sepse terri ia ka verbuar sytė. 12 Po ju shkruaj, fėmijėzit e mi: »Mėkatet tuaja janė falur nė fuqi tė Emrit tė tij!« 13 Po ju shkruaj, o etėr: »E njohėt Atė qė ėshtė prej fillimit!« Po ju shkruaj, o tė rinj: »E mundėt Djallin!« 14 Ju shkrova, o fėmijėz: »E njohėt Atin«, Ju shkrova, o etėr: »E njohėt Atė qė ėshtė prej fillimit«. Ju shkrova, o tė rinj: »Jeni tė fortė e fjala e Hyjit ėshtė nė ju dhe e mundėt Djallin«. 15 Mos e doni botėn as gjėrat qė i pėrkasin botės. Nėse ndokush e do botėn, nė tė nuk ėshtė dashuria e Atit. 16 Sepse ēdo gjė qė ėshtė e botės: - lakmia e mishit dhe e gjakut, lakmia e syve dhe krenaria e jetės – nuk ėshtė prej Atit, por vjen prej botės. 17 Bota kalon dhe lakmia e saj, kurse mbetet nė amshim ai qė kryen vullnetin e Hyjit.

Antikrishti

18 Fėmijėzit e mi, ėshtė ora e fundit! Dhe, siē keni dėgjuar, Antikrishti po vjen! Tashmė erdhėn shumė antikrishta: kėndej e dimė se ėshtė ora e fundit. 19 Prej nesh dolėn, por nuk ishin prej tanėve. Sepse, tė kishin qenė prej tanėve, do tė kishin qėndruar me ne, por duhej tė shfaqej se jo tė gjithė ishin tanėt. 20 Ju keni Shugurimin prej Shpirtit Shenjt e keni edhe dijen. 21 Nuk ju shkrova pse ju nuk e dinit tė vėrtetėn, por pse e dinit dhe pse asnjė gėnjeshtėr nuk vjen prej sė vėrtetės. 22 Kush ėshtė rrenacak nė qoftė se nuk ėshtė ai qė pohon se Jezusi nuk ėshtė Mesia? Antikrishti ėshtė ai, qė mohon Atin e Birin. 23 Secili qė mohon Birin nuk e ka as Atin. Kush pranon Birin, ka edhe Atin. 24 E ju - ēka dėgjuat qė prej fillimit, ajo edhe le tė mbetet nė ju. E nėse do tė mbetet nė ju ēka dėgjuat qė prejfillimit, edhe ju do tė mbeteni nė Birin dhe nė Atin. 25 Dhe ky ėshtė premtimi qė Ai na e bėri: jeta e pasosur. 26 Kaq ju shkrova lidhur me ata qė kėrkojnė t’iu gėnjejnė. 27 E ju – Shugurimi qė keni marrė prej tij, qėndron nė ju dhe nuk keni nevojė t’iu mėsojė kush, por ēdo gjė ju mėson Shugurimi i tij – ėshtė e vėrtetė dhe nuk ėshtė gėnjeshtėr – dhe, siē ju ka mėsuar, qėndroni nė Tė.

Fėmijėzit e Hyjit

28 Tani, fėmijėzit e mi, qėndroni nė Tė qė tė jemi plot shpresė kur tė shfaqet dhe tė mos turpėrohemi para tij nė Ditėn e Ardhjes sė tij. 29 Nėse e dini se Ai ėshtė i drejtė e dini edhe se ēdonjėri qė e zbaton drejtėsinė ėshtė i lindur prej tij.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Gjonit > Krishti, mbrojtėsi ynė