Kapitujt

Dalja: 34. Besėlidhja e pėrtėritur. Rrasat e Ligjit

34

1 Atėherė Zoti i tha Moisiut: “Latoji dy rrasa guri si ato tė parat e do tė shkruaj mbi to fjalėt qė i patėn rrasat qė i theve. 2 Ji gati pėr nesėr nė mėngjes: nesėr nė mėngjes ngjitu nė malin Sinai dhe qėndro atje nė majė para meje.

3 Askush tjetėr tė mos ngjitet me ty, dhe tė mos shihet njeri askund nė mal, as bagėti tė imėta e tė trasha tė mos kullotin pėrballė”.

4 Moisiu i latoi dy rrasa guri si tė parat; u ēua me natė e u ngjit nė malin Sinai me dy rrasat nė dorė siē i kishte urdhėruar Zoti.

Dėftimi i Hyjit

5 Atėherė Zoti zbriti nė re, u ndal aty, afėr tij dhe e shpalli emrin e Zotit. 6 Zoti kaloi pėrpara tij e shpalli:

“Zoti, Zoti, Hyji i mėshirshėm e i butė,

i durueshėm e shumė i mėshirshėm dhe i vėrtetė,

7 qė qėndron besnik me mijėra brezni,

qė e duron fajin, kundėrshtimin dhe mėkatin,

por nuk lė pa ndėshkuar asgjė;

qė e ndėshkon paudhėsinė e etėrve nė fėmijė,

madje nė nipa ‑ nė tė tretėn e nė tė katėrtėn brezni”.

8 Moisiu ra vrik me fytyrė pėrdhe, adhuroi 9e tha: “O Zot, nėse kam gjetur hir para syve tė tu, po tė lutem, shtegto me ne. Njėmend, ėshtė njė popull zverkngurrtė, por ti na i fal fajet tona e mėkatet e na prano pėr pronėn tėnde”.

Besėlidhja

10 Zoti u pėrgjigj: “Ja, unė po bėj besėlidhje: para mbarė popullit tėnd, unė do tė sendėrtoj mrekulli qė kurrė nuk janė parė mbi mbarė botėn dhe nė asnjė popull, qė mbarė populli, nė mesin e tė cilit je, ta shohė veprėn e tmerrshme tė Zotit qė do ta bėj me ty.

11 Pra, mbaj tė gjitha qė unė tė urdhėroj sot. Dhe, ja, unė do ta dėboj para fytyrės sate Amorreun, Kanaaneun e Heteun, edhe Ferezeun e Heveun dhe Jebuseun. 12 Ruaju se lidh miqėsi me banorėt e vendeve ku do tė hysh qė tė mos dalė pėr rrėnimin tėnd. 13 Por, rrėnoji lterėt e tyre, copėtoji gurngulėt dhe banirėt e tyre. 14 Mos adhuro zot tė huaj: sepse Zoti i vėrtetė quhet Zotėri Ziliqar, ‑ Hyji ėshtė ziliqar. 15

Mos lidh besėlidhje me njerėzit e atyre vendeve, qė, kur lavirsohen ata me zotat e tyre e t’u kushtojnė fli, tė mos thėrrasė edhe ty ndonjėri e tė hash prej flive tė tyre. 16 Mos merr grua pėr bijtė e tu prej bijave tė tyre, qė, pasi ato tė jenė lavirsuar me zotat e tyre, t’i bėjnė tė lavirsohen edhe bijtė e tu me zotat e tyre.

17 Mos puno pėr ty zota metali tė shkrirė.

18 Mbaje festėn e tė Pabrumeve: pėr shtatė ditė ha bukė tė pabrume, siē tė kam urdhėruar, nė kohė tė caktuar tė muajit Abib; sepse nė muajin e kohės pranverore dole prej Egjiptit.

19 Ēdo i parėlindur mashkull, mė pėrket mua; ēdo i parėlindur qoftė i bagėtive tė trasha qoftė i bagėtive tė imėta, mua mė pėrket. 20 Tė parėlindurin e gomarit shpėrbleje me njė kokė bagėtie tė imėt. Nė qoftė se nuk e shpėrblen, pėrdridhja arrēin. Ēdo tė parėlindur tė bijve tė tu shpėrbleje dhe mos u duk para meje duarthatė.

21 Gjashtė ditė puno, tė shtatėn ditė pusho; mos puno as nė kohė tė mbjellave as tė korrjeve.

22 Festoje tė Kremten e Javėve pėr frytet e para tė korrjes sė grurit ‑ dhe tė kremten e Mbledhjes nė mbarim tė vitit, kur bashkohen tė gjitha prodhimet.

23 Tri herė nė vit tė gjithė meshkujt e tu le tė paraqiten para Hyjit tė Izraelit, Zotit tė gjithėpushtetshėm.

24 Sepse, kur t’i shpronėsoj kombet para teje e kur ta zgjeroj kufirin tėnd, askush nuk do ta sulmojė tokėn tėnde, kur tri herė nė vit tė ngjitesh pėr t’u paraqitur nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd.

25 Mos e flijo gjakun e flisė qė ke caktuar pėr mua me asgjė qė tė ketė tharm; dhe asgjė prej flisė tė kushtuar pėr tė kremten e Pashkėve tė mos mbesė deri nė mėngjes.

26 Frytet e para tė tokės sate ēoji nė shtėpinė e Zotit, Hyjit tėnd.

Mos e ziej edhin nė qumėshtin e nėnės sė tij”.

27 Zoti i tha Moisiut: “Shkruaj kėto fjalė, sepse nė bazė tė kėtyre fjalėve e kam lidhur besėlidhjen me ty e me izraelitėt”. 28 Moisiu qėndroi me Zotin dyzet ditė e dyzet net: as nuk hėngri bukė as nuk piu ujė dhe i shkroi nė rrasa fjalėt e Besėlidhjes ‑ dhjetė Fjalėt.

Moisiu rizbret nga Sinai

29 Kur Moisiu zbriti nga mali Sinai i mbante dy rrasat e Dėshmisė dhe nuk e dinte se fytyra e tij lėshonte rreze pėr shkak tė bisedimit tė tij me Zotin. 30 Kur Aroni e bijtė e Izraelit panė se prej lėkurės sė fytyrės sė tij dilnin rreze, patėn frikė t’i afrohen. 31 Atėherė Moisiu i thirri Aronin e tė gjithė krerėt e bashkėsisė e shkuan tek ai. E pasi bisedoi me ta, 32 erdhėn edhe tė gjithė izraelitėt tek ai, dhe Moisiu u tregoi gjithēka i kishte urdhėruar Zoti nė malin Sinai. 33 Kur Moisiu e kreu bisedėn me ta, ia qiti fytyrės njė mbulesė, tė cilėn e hiqte kur hynte te Zoti e ndėrsa bisedonte me Tė, derisa dilte jashtė. 34 Kur dilte pėr t’u treguar izraelitėve ēfarė i ishte urdhėruar, 35 izraelitėt shihnin se prej lėkurės sė fytyrės sė Moisiut dilte dritė, por ai e mbulonte pėrsėri fytyrėn e vet derisa nuk hynte tė fliste pėrsėri me Zotin.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Besėlidhja e pėrtėritur. Rrasat e Ligjit