Kapitujt

1 e Gjonit: 5. Feja ngadhėnjen mbi botėn

5

1 Kushdo beson se Jezusi ėshtė Mesia, ėshtė i lindur prej Hyjit. Kushdo e do prindin, do edhe tė lindurin prej tij. 2 Me kėtė gjė e dimė se i duam fėmijėt e Hyjit: nėse e duam Hyjin dhe i mbajmė urdhėrimet e tij. 3 Dashuria ndaj Hyjit ėshtė kjo: qė ne t’i zbatojmė urdhėrimet e Hyjit. Urdhėrimet e tij nuk janė tė rėnda. 4 Sepse, gjithēka lind prej Hyjit ngadhėnjen mbi botėn. Dhe kjo ėshtė fitorja qė e mundi botėn: feja jonė! 5 Kush ėshtė ai qė e mund botėn nė mos qoftė ai qė beson se Jezusi ėshtė Biri i Hyjit?

Dėshmia lidhur me Birin

6 Ky ėshtė ai qė erdhi nėpėr ujė e nėpėr gjak: Jezu Krishti. Jo vetėm me ujė, por me ujė e me gjak. Dėshmitari i kėsaj gjėje ėshtė Shpirti Shenjt, sepse Shpirti Shenjt ėshtė e vėrteta. 7 Kėshtu, tre janė ata qė dėshmojnė: 8 Shpirti Shenjt, uji dhe gjaku. Kėta tė tre bėjnė njė dėshmi tė vetme. 9 Nėse ne pranojmė dėshminė e njerėzve, dėshmia e Hyjit ėshtė mė e madhe. E dėshmia e Hyjit ėshtė kjo, me tė cilėn dėshmoi pėr Birin e vet: 10 kush beson nė Birin e Hyjit e ka dėshminė nė vetvete. Kush nuk i beson Hyjit, e ka bėrė Atė gėnjeshtar, sepse nuk i ka besuar dėshmisė, me tė cilėn Hyji i bėri dėshmi Birit tė vet. 11 Dhe kjo ėshtė dėshmia: Hyji na e dha jetėn e pasosur, e kjo jetė ėshtė nė Birin e tij. 12 Kush e ka Birin, ka jetėn, kush nuk e ka Birin e Hyjit, nuk e ka jetėn.

Njohja e jetės sė amshuar

13 Kaq ju shkrova juve qė besoni nė Emrin e Birit tė Hyjit, qė ta dini se e keni jetėn e pasosur. 14 Dhe kjo ėshtė siguria qė kemi te Ai: nėse kėrkojmė gjė sipas vullnetit tė tij, Ai na e plotėson lutjen. 15 Duke e ditur se na e plotėson lutjen pėr gjithēka kėrkojmė, atėherė e dimė se i kemi ato qė i kėrkuam prej tij, tamam sikur t’i kishim nė dorė. 16 Nėse ndokush e sheh vėllain e vet se bėn mėkat qė nuk ēon nė vdekje, le tė lutet dhe Hyjit do t’ia japė jetėn – atyre qė bėjnė mėkatin qė nuk ēon nė vdekje -. Ka mėkat qė ēon nė vdekje: pėr tė nuk po them tė lutet. 17 Ēdo padrejtėsi ėshtė mėkat. Ka edhe mėkat qė nuk ēon nė vdekje. 18 E dimė: kushdo ėshtė i lindur prej Hyjit nuk mėkaton: I Linduri prej Hyjit e ruan e Djalli nuk guxon ta prekė. 19 E dimė: ne jemi prej Hyjit kurse mbarė bota ėshtė nėn pushtetin e Djallit. 20 Dimė edhe: Biri i Hyjit erdhi dhe na e dha dijen qė ta njohim tė Vėrtetin. E ne jemi nė tė Vėrtetin, nė Birin e tij, Jezu Krishtin. Ky ėshtė Hyji i vėrtetė edhe Jeta e pasosur. 21 Fėmijėzit e mi, ruajeni veten prej idhujve!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > 1 e Gjonit > Feja ngadhėnjen mbi botėn