Kapitujt

Zbulesa: 8. Vula e shtatė dhe kemorja e artė

8

1 Kur Qengji e hapi vulėn e shtatė nė qiell u bė heshtje pėr rreth njė gjysmė ore...

2 Atėherė i pashė shtatė engjėj qė qėndrojnė para fytyrės sė Hyjit; atyre u qenė dhėnė shtatė trumbeta.

3 Dhe ja, njė tjetėr engjėll erdhi e qėndroi mbi lter: nė dorė kishte njė kemore tė artė dhe iu dha shumė kem pėr ta kushtuar bashkė me lutjet e tė gjithė shenjtėrve mbi lterin e artė para fronit.

4 Nga dora e engjėllit tymi erėndshėm i kemit u ngrit para Hyjit bashkė me lutjet e shenjtėrve.

5 Atėherė engjėlli e mori kemoren e mbushi me zjarr nga lteri dhe e zbrazi nė tokė. Atėherė shpėrthyen rrufe e zėra e vetėtima e tėrmet!

Trumbetat

6 Shtatė engjėjt qė kishin shtatė trumbetat, u bėnė gati tė trumbetojnė.

7 I pari i ra trumbetės: mbi tokė ranė breshėr e zjarr tė pėrzier me gjak dhe u dogj njė e treta e tokės dhe njė e treta e pemėve, u dogj mbarė bari i gjelbėr.

8 Edhe i dyti engjėll i ra trumbetės dhe diēka, si mal i ndezur zjarr, qe hedhur nė det; njė e treta e detit u bė gjak, 9 dhe njė e treta e krijesave tė gjalla qė jetojnė nė det cofi; e mbaroi edhe njė e treta e anijeve.

10 Edhe i treti engjėll i ra trumbetės: nga qielli ra njė yll i madh - qė digjej si vravashka - ra nė njė tė tretėn e lumenjve dhe tė burimeve tė ujėrave.

11 Ylli quhej »Pelin«, dhe njė e treta e ujėrave u shndėrrua nė pelin; shumė njerėz vdiqėn sepse uji u bė i hidhur.

12 Edhe i katėrti engjėll i ra trumbetės: - u plagos njė e treta e diellit, njė e treta e hėnės dhe njė e treta e yjeve, qė tė errėsohej njė e treta pjesė e tyre.

Dita humbi njė tė tretėn e dritės sė vet, gjithashtu edhe nata.

13 Atėherė pashė dhe dėgjova: njė shqiponjė fluturonte pėrmes qiellit dhe bėrtiste me zė tė lartė: »Vaj, vaj, vaj pėr banuesit e tokės pėr shkak tė plagėve tė trumbetave tė tre engjėjve qė do tė trumbetojnė!«

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Vula e shtatė dhe kemorja e artė