Kapitujt

Zbulesa: 16. Shtatė gotat e hidhėrimit tė Hyjit

16

1 Atėherė dėgjova njė zė tė fortė qė, nga tempulli, u thoshte shtatė engjėjve: »Dilni e zbrazni mbi tokė shtatė gotat e hidhėrimit tė Hyjit!«

2 Shkoi i pari dhe e zbrazi gotėn e vet mbi tokė: njė ēiban i keq, i tmerrshėm u doli tė gjthė njerėzve qė kishin vulėn e Egėrsirės dhe qė adhuronin truporen e saj.

3 Edhe engjėlli i dytė e zbrazi gotėn e vet mbi det: deti u bė si gjaku i tė vdekurit dhe ēdo gjallesė nė det cofi.

4 Edhe i treti engjėll e zbrazi gotėn e vet nė lumenj dhe nė burimet e ujėrave: edhe ato u bėnė gjak.

5 Atėherė dėgjova engjėllin, mbikėqyrėsin e ujėrave, duke thėnė: »Je i drejtė Ti qė je e Ti qė ishe, o Shenjti vetė, pse me tė drejtė vendose kėshtu, 6 sepse ata e patėn derdhur gjakun e tė drejtėve dhe tė profetėve! Tani u jep tė pijnė gjak! E kanė merituar!«

7 Dhe dėgjova lterin duke thėnė: »Po, o Zot, Hyj i gjithėpushtetshėm, gjyqet e tua janė tė drejta dhe tė vėrteta!«

8 Edhe engjėlli i katėrt e zbrazi gotėn e vet mbi diell: diellit iu dha pushteti t’i djegė njerėzit me zjarr.

9 Njerėzit qenė pėrvėluar nga nxehtėsia e madhe, shanin Emrin e Hyjit qė ka pushtet mbi kėto plagė; e nuk u kthyen pėr t’i dhėnė Atij lavdi.

10 Edhe i pesti e zbrazi gotėn e vet mbi fronin e Egėrsirės: mbretėrinė e saj e mbuluan errėsirat, njerėzit prej vėshtirėsish hanin gjuhėn e vet, 11 e shanin Hyjin e qiellit pėr arsye tė mundiveve qė hiqnin, pėr shkak tė ēibanėve tė vet; por nuk u kthyen nga veprat e veta.

12 Edhe engjėlli i gjashtė e zbrazi gotėn e vet mbi Eufratin, lumin e madh: uji u shter pėr t’u hapur udhėn mbretėrve tė Lindjes.

13 Atėherė pashė: nga goja e Dragoit, nga goja e Egėrsirės dhe nga goja e Profetit tė rrejshėm dilnin tre shpirta tė ndytė - si bretkosa.

14 Kėta, nė tė vėrtetė, janė shpritra djajsh qė bėjnė shenja tė ēuditshme.

Shkuan tė bashkojnė nė luftė mbretėrit e mbarė botės, pėr Ditėn e madhe tė Hyjit tė gjithėpushtetshėm.

15 Ja, po vij si vjen vjedhėsi! I lumi ai qė rri zgjuar dhe i ruan petkat e veta qė tė mos ecė zhveshur dhe tė mos i shihet trupi!

16 Dhe i bashkuan nė njė vend qė hebraisht quhet »Harmagedon«.

17 Edhe i shtati engjėll e zbrazi gotėn e vet nė ajėr. Atėherė nga tempulli, prej fronit, doli njė zė i madh qė thoshte: »U krye«.

18 E vetėtoi, e bubulloi, e ranė rrufe, e ra tėrmet i madh, aq madh sa qė njė tėrmet i tillė nuk qe qė kur njeriu u duk pėrmbi tokė - kaq i madh qe ai tėrmet!

19 Qyteti i madh plasi nė tri pjesė e qytetet pagane u rrafshuan pėr dhe.

Atėherė Hyjit i ra ndėr mend pėr Babiloninė e madhe pėr t’i dhėnė tė pijė nga gota e verės sė hidhėrimit plot zemėrim hyjnor.

20 U zhduk ēdo ujdhesė, mal mė kund s’u pa 21 e mbi njerėz nga qielli ra breshėr i madh sa talenti! Njerėzit e shanin Hyjin pėr shkak tė plagės sė breshėrit, sepse vėrtet ishte njė plagė e rėndė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Shtatė gotat e hidhėrimit tė Hyjit