Kapitujt

Zbulesa: 17. Lavirja e madhe dhe Egėrsira

17

1 Atėherė njėri nga shtatė engjėjt, qė kishin shtatė gotat, m’u afrua dhe mė tha: »Eja e do tė tė dėftoj Gjyqin kundėr Lavires sė madhe qė rri mbi ujėrat e mėdha, 2 me tė cilėn bėnė fėlligėshti mbretėrit e tokės dhe u dehėn me verėn e fėlligėshtisė sė saj banorėt e dheut«.

3 Nė vegim mė ēoi nė shkretėtirė. Pashė njė Grua qė rrinte kaluar mbi Egėrsirėn e kuqe, qė ėshtė plot me emra blasfemie, me shtatė kokė dhe me dhjetė brirė.

4 Gruaja ishte e veshur me purpur e me petk tė kuq si gjaku, e ngrirė nė ar, me gur tė paēmueshėm e me perla. Nė dorė kishte njė gotė ari plot me kobėsi dhe me ndyrėsi tė fėlligėshtisė sė vet.

5 Nė ballė kishte tė shkruar emrin - mister: »Babilonia e madhe, nėna e lavireve dhe e tė gjitha kobėsive tė botės!«

6 Pastaj pashė: Gruaja ishte e dehur me gjak tė shenjtėrve dhe me gjak tė dėshmitarėve tė Jezusit. Kur e pashė, mbeta shtang nga habia e madhe.

7 Por engjėlli mė tha: »Pse po ēuditesh? Unė do tė ta tregoj misterin e kėsaj Gruaje dhe tė Egėrsirės qė e mbart nė shpinė, tė Egėrsirės qė ka shtatė kokė e dhjetė brirė.

8 Egėrsira qė pe, ishte e mė nuk ėshtė; ajo do tė ngrihet nga Humnera dhe do tė mbarojė. Dhe do tė habiten mbarė banorėt e tokės - ata, emrat tė cilėve qė nė krijimin e botės nuk u shkruan nė librin e jetės - kur tė shohin se Egėrsira ishte dhe nuk ėshtė mė, dhe prapė ėshtė aty.

9 Kėtu lypet mendje e hollė, o ti qė ke dijen! Shtatė kokėt janė shtatė kodrat ku rri Gruaja; janė gjithashtu edhe shtatė mbretėr: 10 pesė ranė, njėri ėshtė, kurse njė tjetėr ende s’erdhi, por, kur tė vijė, do tė qėndrojė pak kohė.

11 Po edhe Egėrsira qė ishte e nuk ėshtė, edhe ajo ėshtė i teti mbret, ėshtė njė nė numrin e tė shtatėve dhe shkon nė humbje.

12 Po edhe dhjetė brirėt qė ti pe, janė dhjetė mbretėr qė ende nuk e kanė marrė mbretėrinė, por do ta marrin pushtetin si mbretėr vetėm pėr njė orė bashkė me Egėrsirėn. 13 Nuk kanė veēse njė qėllim: ta vėnė nė shėrbim tė Egėrsirės pushtetin e vet dhe fuqinė.

14 Ata do tė bėjnė luftė me Qengjin - por Qengji do t’i mundė, sepse Ai ėshtė Zotėria i zotėrinjve dhe Mbreti i mbretėrve. Bashkė me Tė do tė ngadhėnjejnė edhe tė grishurit, tė zgjedhurit, besimtarėt«.

15 Pastaj mė tha: »Ujėrat qė pe, mbi tė cilat rri Lavirja, janė popujt, turmat, paganėt, gjuhėt.

16 Kurse dhjetė brirėt qė pe dhe Egėrsira, do ta urrejnė Laviren, do ta shkretojnė dhe do ta zhveshin, do t’ia hanė mishin dhe do ta djegin nė zjarr, 17 sepse Hyji ua mbushi mendjen ta ēojnė nė vend synimin e tij, njė synim tė vetėm: ta vėnė mbretėrinė e tyre nė shėrbim tė Egėrsirės derisa tė plotėsohen fjalėt e Hyjit.

18 Gruaja qė pe, paraqet qytetin e madh qė mbretėron mbi mbretėrit e dheut«.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Lavirja e madhe dhe Egėrsira