Kapitujt

Zbulesa: 19. Martesa mistike e Qengjit

19

1 Pastaj dėgjova diēka si zė tė fortė tė njė shumice tė madhe qė brohoriste nė qiell: »Aleluja! Shėlbim, lavdi dhe pushtet Hyjit tonė, 2 sepse gjyqet e tij janė tė vėrteta dhe tė drejta! Sepse e dėnoi Laviren e madhe qė e prishi tokėn me fėlligėshtinė e vet, dhe nė tė e mori gjakun e shėrbėtorėve tė vet!«

3 Pėrsėri thanė: »Aleluja! Tymi i saj buēet nė jetė tė jetės!«

4 Atėherė njėzet e katėr udhėheqėsit dhe katėr Gjallesat ranė pėrmbys dhe e adhuruan Hyjin qė rri nė fron e thanė: »Amen, Aleluja!«

Martesa mistike e Qengjit

5 Pastaj nga froni jehoi zėri qė tha: » Lavdėrojeni Hyjin tonė, tė gjithė shėrbėtorėt e tij [edhe] tė gjithė ju qė e druani - tė vegjėl e tė mėdhenj!«

6 Ndėrkaq dėgjova, si zėrin e njė shumice sė madhe njerėzish, si ushtimėn e ujėrave tė mėdha, bumullimė rrufesh tė forta:

»Aleluja! Mbretėroi Zoti, Hyji [ynė], i Gjithėpushtetshmi! 7 Le tė galdojė e tė brohorasim dhe ti japim lavdi Atij, sepse erdhi Dasma e Qengjit! Gati ėshtė Nusja e tij! 8 Iu dha tė vishet me li tė hollė, tė shkėlqyeshėm dhe tė pastėr!« Petku i lirit shembullon veprat e drejta tė shenjtėrve.

9 Atėherė mė tha: »Shkruaj! Tė lumėt ata qė janė tė grishur nė gostinė e dasmės sė Qengjit!« Dhe shtoi: »Kėto janė fjalė tė vėrteta tė Hyjit«.

10 Atėherė rashė para kėmbėve tė tij pėr ta adhuruar, por ai mė tha:

»Prite Zot! Edhe unė jam shėrbėtor si ti dhe si vėllezėrit e tu qė dėshmuan Jezusin! Adhuro vetėm Hyjin!«

Vėrtet, dėshmia e Jezusit ėshtė shpirti i profecisė.

Kalorėsit nė kalė tė bardhė

11 Atėherė pashė: Qiellin e hapur dhe ja, njė kalė i bardhė, dhe nė tė Ai [qė ėshtė], »Besniku«, i »Vėrteti«, Ai qė gjykon e lufton me drejtėsi.

12 Sytė i ka [si] flakė zjarri, mbi kokė shumė kurorė, mban Emrin e shkruar qė askush s’e di pėrveē Atij vetė. 13 Ėshtė i mbėshtjellė me mantel tė ngjyer nė gjak dhe pėr emėr quhet: Fjala e Hyjit. 14 E shoqėrojnė Armatat qiellore, nė kuaj tė bardhė, tė veshura me petk liri tė hollė dhe tė pastėr. 15 Nga goja i del shpata e mprehtė pėr tė prerė paganėt: »Do tė sundojė mbi ta me skeptėr hekuri«. Ai e shkel vozgėn e verės sė zemėrimit e tė hidhėrimit tė Hyjit tė Gjithėpushtetshėm. 16 Mbi mantel dhe nė ijė e ka tė shkruar Emrin: »Mbreti i mbretėrve dhe Zotėruesi i zotėruesve!«

17 Atėherė pashė njė engjėll qė qėndronte nė diell. Ai me njė zė tė fortė u bėrtiste tė gjthė shpendėve qė fluturojnė nėpėr qiell: »Ejani! Bashkohuni nė gostinė e madhe tė Hyjit 18 pėr tė ngrėnė mish mbretėrish, mish krerėsh, mish princash, mish kuajsh dhe kalorėsish tė tyre edhe mish gjithfarė njerėzish - tė lirėsh dhe skllevėrish, tė vegjėlish dhe tė mėdhenjsh!«

19 Atėherė pashė Egėrsirėn e mbretėrit e dheut dhe ushtritė e tyre, tė bashkuara pėr tė filluar luftėn me Atė qė rrinte nė kalė dhe me ushtrinė e tij.

20 Egėrsira u zu rob dhe bashkė me tė edhe Profeti i rrejshėm qė nė praninė e saj bėnte shenja tė mrekullueshme me tė cilat gėnjente ata qė morėn vulėn e Egėrsirės dhe adhuruan truporen e saj. Tė dy gjallė u hodhėn nė liqenin e zjarrtė qė digjet me sulfur. 21 Tė tjerėt u prenė me shpatėn qė dilte nga goja e Kalorėsit.

Tė gjithė shpendėt u nginė me mishrat e tyre!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Zbulesa > Martesa mistike e Qengjit