Kapitujt

Dalja: 37. Arka

37

1 Beseleeli e punoi Arkėn prej drurit tė akacies: dy kutė e gjysmė tė gjatė, tė gjerė njė kut e gjysmė, tė lartė po ashtu njė kut e gjysmė; e veshi me ar tė kulluar pėrbrenda e pėrjashta. 2 Pėrreth i punoi njė brez ari.

3 I shkriu pėr tė katėr rrathė ari dhe i mbėrtheu nė katėr kėmbėt e Arkės: dy rrathė nė njėrin krah e dy nė krahun tjetėr. 4 I punoi edhe dy shtaga prej drurit tė akacies, tė cilat i veshi me ar 5 dhe i futi nė rathėt qė janė nė krahėt e Arkės, pėr ta mbartur Arkėn.

6 E punoi edhe Pajtimoren prej arit tė kulluar: tė gjatė dy kutė e gjysmė e tė gjerė njė kut e gjysmė.

7 I punoi edhe dy kerubinė prej arit tė rrahur nė dy skajet e Pajtimores: 8 njėri kerubin nė njėrin skaj e tjetri nė tjetrin skaj. Kerubinėt nė tė dy anėt i punoi njė cope me Pajtimoren. 9 Kerubinėt i kishin krahėt tė shtrirė pėrmbi dhe e mbronin me krahė Pajtimoren, me shikim tė drejtuar nė njėri‑tjetrin dhe mbi Pajtimoren.

Tryeza e bukėve tė kushtimit

10 E punoi edhe njė tryezė prej drurit tė akacies tė gjatė dy kutė, tė gjerė njė kut e tė lartė njė kut e gjysmė. 11 E rrethoi me ar tė pastėr e pėrreth ia punoi njė brez tė artė. 12 Ia punoi edhe buzėn katėr gishta tė gjerė rreth e rreth e mbi tė njė brez tė artė rreth e rreth. 13 I shkriu edhe katėr rrathė tė artė, tė cilėt i mbėrtheu nė katėr kėndet te kėmbėt e tryezės 14 pėrbri buzės; nė ta i pėrshkoi shtagat, qė tė mund tė mbaret tryeza. 15 Shtagat i punoi prej drurit tė akacies dhe i rrethoi me ar. 16 I punoi edhe enėt pėr pėrdorime tė ndryshme tė tryezės: mashtka, gota, enė e kupa pėr t’i njomur kushtet; tė gjitha prej arit tė pastėr.

Shandani

17 E punoi prej arit tė pastėr tė rrahur edhe njė shandan me bazėn e me shtizėn e tij. Po edhe gotat, burbuqet dhe fletėt i shkriu njė me tė: 18 nė tė dy anėt gjashtė krahė, tre nė njėrėn anė e tre nė anėn tjetėr. 19 Nė njėrin krah tri gota nė trajtėn e lules sė bajames si dhe burbuqet e fletėt po edhe tri gota nė trajtėn e lules sė bajames nė krahun e dytė si dhe burbuqet e fletėt. Po i njėjti punim ishte i gjashtė krahėve qė dilnin nga shtiza e shandanit. 20 Nė vetė shtizėn e shandanit ishin katėr gota nė trajtėn e lules sė bajames po dhe burbuqet e fletėt; 21 ēdo gotė nėn krahėt binjakė nė tri vende qė tė gjithė sė bashku bėjnė gjashtė krahė qė dalin nga njė shtizė e vetme. 22 Gotat, pra, dhe krahėt ishin njė me tė; tė gjitha prej arit tė pastėr tė farkuar. 23 Punoi edhe shtatė dritėza me lotėpresėsit e tyre dhe me lotėmbajtės ku bien lotėt, prej arit tejet tė pastėr.

24 Shandani me tė gjitha pjesėt pėrkatėse tė tij peshonte njė talent ari tė kulluar.

Lteri i kemimit. Bagmi e erėrat e mira

25 E punoi edhe lterin e kemimit prej drurit tė akacies katror nga njė kut gjatė e njė kut gjerė dhe lart dy kutė; nga kėndet e tyre dilnin brirėt. 26 E veshi me ar tė kulluar me skarė, brinja dhe brirė. 27 Ia punoi edhe brezin ari rreth e rreth dhe dy rrathė ari nėn brezin e artė nė tė dy anėt qė tė pėrshkohen nėpėr ta shtagat qė tė mund tė mbartet lteri. 28 Kurse shtagat i punoi prej drurit tė akacies dhe i veshi me pllaka ari.

29 Pėrgatiti edhe vajin pėr bagmin e shugurimit dhe temianin prej erėrave tė pastra tė kemimit.

Kapitujt

Kapitujt