Dashuria dhe feja e Filemonit

1

1 Pali, i burgosuri i Krishtit Jezus dhe vėlla Timoteu:

Filemonit, bashkėpunėtorit tonė tė dashur, 2 motrės Api, bashkėluftėtarit tonė Arhipit, si dhe Kishės qė bashkohet nė shtėpinė tėnde:

3 Paēi hir dhe paqe prej Hyjit, Atit tonė, dhe prej Jezu Krishtit Zot!

Dashuria dhe feja e Filemonit

4 Gjithmonė e falėnderoj Hyjin tim kurdo tė kujtoj nė lutjet e mia, 5 sepse po dėgjoj tė flitet mirė pėr dashurinė tėnde dhe pėr fenė qė ke ndaj Zotit Jezus dhe ndaj tė gjithė shenjtėrve. 6 Pjesėmarrja jote nė fe u bėftė e frytshme, nė mėnyrė qė tė njihet sa tė mira tė mėdha bėhen ndėr ne pėr dashuri tė Krishtit! 7 Dashuria jote, vėrtet, ka qenė pėr mua gėzim i madh dhe ngushėllim, o vėlla, sepse i ke pėrforcuar zemrat e shenjtėrve.

Pali porosit Onezimin

8 Prandaj, edhe pse e kam lirinė e plotė nė Krishtin tė tė urdhėroj ēka tė duhet tė bėsh, 9 mė fort po mė pėlqen tė tė drejtohem me lutje nė emėr tė dashurisė, kėshtu siē jam, unė Pali, plak dhe tani edhe i burgosuri i Krishtit Jezus. 10 Po tė lutem pėr birin tim, tė cilin e linda nė pranga, pėr Onezimin, 11 qė dikur s’kishte farė vlere pėr ty, por qė tani ėshtė shumė i vlefshėm pėr ty dhe pėr mua. 12 Po ta dėrgoj atė – loēkėn e zemrės sime. 13 Desha ta ndal pranė meje qė tė mė shėrbejė nė vendin tėnd kėtu nė burg ku gjendem pėr shkak tė Ungjillit, 14 por nuk desha tė bėj asgjė pa pėlqimin tėnd qė, vepra e mirė tė cilėn do ta bėsh, mos tė tė duket se e bėre pėrdhuni, por vullnetarisht. 15 Ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye qe ndarė prej teje pėr pak kohė qė te ti tė kthehej pėr gjithmonė, 16 jo mė si skllav, por shumė mė tepėr se skllav, porsi vėlla i dashur, sidomos pėr mua dhe aq mė tepėr pėr ty, qoftė si njeri dhe qoftė si vėlla nė Zotin.

17 Nė qoftė se, pra, mė mban pėr shok nė fe, pranoje porsi mua! 18 Dhe nė qoftė se tė ka bėrė ndonjė dėm ose tė ka gjė borxh, mė detyro mua pėr tė gjitha.

19 Po nėnshkruhem me dorėn time – unė Pali: unė do tė paguaj... qė tė mos tė tė pėrkujtoj se edhe ti ma ke njė borxh – pikėrisht vetveten! 20 Po, o vėlla, ma bėj kėtė nder nė Zotin! Ma kėrthndez zemrėn time nė Krishtin! 21 Duke qenė i bindur pėr dėgjesėn tėnde, tė shkrova, plotėsisht i mbushur mendjeje se do tė bėsh edhe mė tepėr se po tė kėrkoj. 22 Njėkohėsisht ma bėj gati njė banesė sepse, nė saje tė lutjeve tuaja, shpresoj se do t’ju dhurohem.

Pėrshėndejtet e fundit

23 Tė bėn tė fala Epafra, i burgosuri bashkė me mua nė Krishtin Jezus, 24 Marku, Aristarku, Dema, Luka, bashkėpunėtorėt e mi.

25 Hiri i Zotit tonė Jezu Krishtit qoftė me shpirtin tuaj!

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Re > Filemonit > Dashuria dhe feja e Filemonit