Kapitujt

Dalja: 38. Lteri i flive tė shkrumbimit

38

1 E punoi edhe lterin e flive tė shkrumbimit prej drurit tė akacies katror pesė kutė me pesė e tė lartė tre kutė. 2 Nė katėr kėndet e tij i punoi brirėt qė ishin njė tėrėsi me tė. E mbuloi me pllaka bronzi. 3 Dhe pėr pėrdorimin e tij punoi enė tė ndryshme bronzi: kusi, vegsha, kupėza, tėrfurq dhe enė pėr tė mbajtur zjarrin. 4 E punoi skarėn e tij nė trajtė tė rrjetės, prej bronzit, nėn buzėn e lterit pėr fund tė saj e deri nė gjysmė tė lterit. 5 I shkriu katėr rrathė pėr aq kėndet e skarės, pėr tė futur shtagat pėr mbartje. 6 Edhe shtagat i punoi prej drurit tė akacies dhe i mbuloi me pllaka bronzi, 7 i futi nė rrathė nė tė dy anėt e lterit. Lterin e punoi prej dėrrasash, bosh nga brenda.

Legeni

8 E punoi edhe legenin prej bronzit me fundėsorin e tij tė punuar nga pasqyrat e grave qė shėrbenin nė derė tė Tendės sė takimit.

Ndėrtimi i tremes

9 E punoi edhe tremen . Nė anėn e jugut tė tremes ishin koltrinat pėlhure liri tė tjerrė njėqind kutėsh; 10 shtyllakėt bronzi njėzet me aq baza bronzi, kurse komēet dhe thuprat e tyre prej argjendi. 11 Po ashtu edhe nė anėn e veriut, koltrinat, shtyllakėt, bazat, komēet e thuprat e shtyllakėve, ishin po tė njėjtės masė, punimi e metali. 12 Kurse nė atė anė qė shikon nė drejtim tė perėndimit, koltrinat ishin pesėdhjetėkutshe, dhjetė shtyllakė me bazat e tyre si dhe komēet e thuprat e shtyllakėve ishin argjendi. 13 Kurse nė anėn e lindjes i punoi koltrinat pesėdhjetė‑ kutshe, 14 prej tė cilave njėri krah kishte pesėmbėdhjetė kutė, tre shtyllakė me bazat e tyre, 15 kurse nė krahun tjetėr ‑ sepse ndėrmjet kėtyre dy anėve e punoi hyrjen ‑ po ashtu koltrinat ishin pesėmbėdhjetėkutshe, shtyllakė kishte tre e po aq baza. 16 Tė gjitha koltrinat e tremes rreth e rreth ishin prej lirit tė pėrpunuar. 17 Bazat e shtyllakėve ishin prej bronzit, kurse komēet e tyre dhe thuprat e tyre ishin prej argjendit, majėt e tyre i veshi me argjend dhe tė gjithė shtyllakėt e tremes ishin tė rrethuar me thupra argjendi. 18 E nė hyrjen e saj e punoi koltrinėn ‑ me mjeshtri tė qendisur ‑ prej pėlhure tė linjtė ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur; ishte e gjatė njėzet kutė, e lartė pesė kutė, sipas masės qė kishin tė gjitha koltrinat e tremes . 19 Shtyllakėt e hyrjes ishin katėr me bazat e tyre prej bronzit. Komēet ishin sermi. Majėt e shtyllakėve ishin tė veshura me argjend po ashtu edhe thuprat ishin prej argjendi. 20 Tė gjithė kunjat brenda Banesės ishin prej bronzit rreth e rreth.

Llogaria e metaleve tė pėrdorura

21 Ky ėshtė shėnimi i gjėrave tė Banesės ‑ Banesės sė Dėshmisė, qė u bė me urdhėr tė Moisiut me shėrbesėn e Levitėve nėn drejtimin e Itamarit, birit tė Aronit prift.

22 I punoi tė gjitha ato qė Zoti i kishte urdhėruar Moisiut Beseleeli i Uri Hurit tė fisit tė Judės, 23 i shoqėruar nga Ooliabi i Asihamekut tė fisit Dan, qė ishte mjeshtėr gdhendjeje, robaqepėsie dhe qendisjeje pėr pėlhurė ngjyrė vjollce, tė kuqe e tė kuqe tė mbyllur dhe pėr li tė tjerrė.

24 I gjithė ari qė u shpenzua nė punime tė Shenjtėrores dhe qė u dha si ndihmesė ‑ ja: njėzet e nėntė talenta dhe shtatė qind e tridhjet sikla, nė sikla tė shenjtėrores. 25 E argjend, i mbledhur me rastin e regjistrimit tė bashkėsisė, ja: njėqind talenta e njėmijė e shtatėqind e shtatėdhjetė e pesė sikla, nė sikla tė shenjtėrores, 26 ose njė Beka, d. m. th. njė gjysmė sikli pėr kokė me peshėn e siklit tė shenjtėrores, dha secili qė e kapi regjistrimi, prej njėzet vjetėsh e pėrpjetė. Ishin: gjashtėqind e trimijė e pesėqind e pesėdhjetė tė regjistruar. 27 Njėqind talentat e argjendit u shpenzuan pėr fundėsoret e Shenjtėrores dhe tė koltrinave: pėr ēdo fundėsor nga njė talent. 28 Me njėmijė e shtatėqind e shtatėdhjetė e pesė sikla i punoi komēet pėr shtyllakė, i veshi majėt e tyre dhe i punoi thuprat pėr ta.

29 Edhe bronz u kushtua shtatėdhjetė talenta e dy mijė e katėrqind sikla. 30 Me tė punoi bazat pėr hyrje nė Tendėn e takimit dhe lterin e bronzit me skarėn e tij e me tė gjitha enėt e tija pėrkatėse, 31 dhe fundėsoret e tremes si pėr rrethin ashtu edhe pėr hyrjen e saj dhe kunjat e Banesės dhe tė tremes rreth e rreth.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Lteri i flive tė shkrumbimit