Kapitujt

Dalja: 40. Tė venduarit dhe shugurimi i Shenjtėrores

40

1 Zoti foli me Moisiun dhe i tha: 2“Ditėn e parė tė muajit tė parė ngrehe Banesėn, Tendėn e takimit. 3 Vendoje nė tė Arkėn e Dėshmisė, atėherė Arkės vėri para koltrinėn. 4 Sille tryezėn e vėr mbi tė rendas ēfarė duhet vėnė. Shtjere edhe shandanin me dritėzat e tija 5 edhe lterin e artė, nė tė cilin digjet kemi, vėre para Arkės sė Dėshmisė. Atėherė vare koltrinėn nė hyrje tė Banesės. 6 Vendoje lterin e flive tė shkrumbimit para derės sė Banesės tė Tendės sė takimit. 7 Legenin vendoje ndėrmjet tė lterit dhe tė Tendės sė takimit dhe mbushe me ujė. 8 Tremen rrethoje me koltrina dhe nė derėn e saj vėre lavjerrcin. 9 Pastaj merr vaj shugurimi e lyeje Banesėn dhe gjithēka ėshtė nė tė dhe shuguroje me pjesėt pėrkatėse tė sajat, dhe do tė jetė e shenjtė. 10 Lyeje edhe lterin e flive tė shkrumbimit dhe tė gjitha veglat e tija dhe shuguroje lterin dhe do tė jetė gjė tejet e shenjtė. 11 Lyeje edhe legenin me fundėsorin e tij dhe shuguroje. 12 Afroje Aronin dhe bijtė e tij te hyrja e Tendės sė takimit dhe, pasi t’i kesh larė me ujė, 13 veshe Aronin me petkat e shenjta, lyeje e shuguroje qė ta ushtrojė priftėrinė time. 14 Afroji edhe bijtė e tij e veshi me kėmisha 15 dhe lyeji edhe ata siē e leve tė atin e tyre qė ta ushtrojnė priftėrinė nė nderin tim dhe lyerja e tyre do tė jetė pėr ta hyrje nė priftėri tė pėrhershme nė tė gjitha breznitė e tyre”.

Zbatimi i urdhrave tė Zotit

16 Moisiu i bėri tė gjitha ato qė i kishte urdhėruar Zoti: ashtu edhe bėri.

17 Kėshtu, pra, tė parėn ditė tė muajit tė parė tė vitit tė dytė u ngreh Banesa. 18 Moisiu e ngriti atė, vendosi bazat, dėrrasat e shtagat dhe i ngriti shtyllakėt. 19 Atėherė e shtriu tendėn pėrmbi Banesė e mbi tė vuri mbulesėn e Tendės, po ashtu siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut. 20 Pastaj e mori Dėshminė dhe e futi nė Arkė. Arkės i vuri shtagat e atėherė e vuri mbi Arkė Pajtimoren. 21 Pasi e futi Arkėn nė Banesė, e vari para saj koltrinėn, ashtu si i kishte urdhėruar Zoti Moisiut. 22 E vendosi edhe tryezėn nė Tendėn e takimit nė anėn e veriut tė Banesės, jashtė koltrinės, 23 dhe i renditi nė tė bukėt e kushtimit siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut. 24 E vendosi edhe shandanin nė Tendėn e takimit pėrballė tryezės nė anėn e jugut tė Banesės. 25 I vuri dritėzat nė vendet e caktuara ashtu si i kishte urdhėruar Zoti Moisiut. 26 E vendosi edhe lterin e artė nė Tendėn e takimit, para koltrinės. 27 Nė tė ndezi kemin e erėndshėm siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut. 28 Vari edhe koltrinėn nė hyrje tė Banesės, 29 vendosi edhe lterin e flive tė shkru‑ mbimit te hyrja nė Banesė, nė Tendėn e takimit. Nė tė e kushtoi flinė e shkrumbimit dhe flinė bimore, siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

30 E vendosi edhe legenin ndėrmjet Tendės sė takimit e lterit dhe e mbushi me ujė. 31 Moisiu, Aroni dhe bijtė e Aronit i lanė duart e kėmbėt. 32 I lanin kur hynin nė Tendėn e takimit e kur afroheshin te lteri siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut. 33 Atėherė Moisiu e ndėrtoi edhe tremen pėr rreth Banesės e lterit dhe e vendosi koltrinėn nė derėn e tremės.

Kėshtu i dha fund punės.

Zoti e merr pėr pronė shenjtėroren

34 Atėherė reja e mbuloi Tendėn e takimit dhe Lavdia e Zotit e mbushi Banesėn. 35 Moisiu nuk mundi tė hyjė nė Tendėn e takimit, pėr shkak tė resė qė rrinte mbi tė dhe tė Lavdisė sė Zotit qė e kishte mbushur Banesėn.

Reja i udhėheq izraelitėt

36 Gjatė krejt kohės sė shtegtimit, kurdo qė reja ngrihej prej Banesės, izraelitėt ēoheshin, 37 e nėse reja nuk ēohej, izraelitėt nuk merrnin udhėtim deri atė ditė kur ngrihej reja prej Banesės. 38 Gjatė krejt kohės sė shtegtimit tė tyre reja e Zotit ditėn e mbulonte Banesėn, kurse natėn dukej nė tė zjarri qė e shihte mbarė shtėpia e Izraelit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Dalja > Tė venduarit dhe shugurimi i Shenjtėrore...