Kapitujt

Levitiku: 6. Priftėria dhe flitė

6

1 Zoti foli me Moisiun dhe i tha:

2 “Urdhėroj Aronit e bijve tė tij: Ky ėshtė riti i flisė sė shkrumbimit: do tė digjet nė zjarr tė lterit gjithė natėn deri nė mėngjes: zjarri i lterit do tė rrijė ndezur nė tė vazhdimisht. 3 Prifti le tė veshė kėmishėn e lirit dhe tė veshė tė linjtat, pastaj le tė mbledhė hirin e yndyrsuar nė ēka zjarri e shndėrron flinė e shkrumbimit nė lter e atė ta qesė afėr lterit. 4 Pastaj le t’i zhveshė ato petka e tė veshė tė tjera pėr ta shpėnė hirin nė njė vend tė pastėr jashtė zemėrimiės. 5 Zjarri nė lter le tė rrijė vazhdimisht i ndezur, tė mos ndalet assesi. Zjarrin do ta mbajė prifti duke i vėnė dru pėr ēdo ditė nė mėngjes dhe nė to ta rendit flinė e shkrumbimit, e pėrmbi tė le tė djegė dhjamin e flive tė pajtimit. 6 Nė lter duhet tė rrijė vazhdimisht zjarri i ndezur; tė mos lihet assesi tė shuhet.

B. Flia kushtimore bimore

7 “Ky ėshtė riti pėr flinė kushtimore bimore:

le ta kushtojnė bijtė e Aronit nė praninė e Zotit e pranė lterit: 8 prifti le tė marrė prej saj njė grusht mė tė mirit miell qė ėshtė i njomur me vaj dhe tė marrė tėrė kemin qė ėshtė i vėnė mbi miell: le ta djegė atė nė lter si fli pėrkujtuese, erė tė mirė nė nder tė Zotit, 9 e tepricėn, nė trajtė tė bukėve tė pabrume, le ta hanė Aroni e bijtė e tij nė vend tė shenjtė; le ta hanė nė tremėn e Tendės sė takimit. 10 Prandaj, tė mos piqet me brumė, sepse ua dhashė atyre si pjesė prej ushqimeve qė digjen nė nderin tim e unė ua jap atyre ‑ pjesė shumė e shenjtė, pikėrisht si fli pėr mėkat e flia e shpėrblimit. 11 Vetėm meshkujt qė rrjedhin prej bijve tė Aronit mund ta hanė. Kjo ėshtė njė rregullore e pėrhershme brez pas brezit ndėr ju, pjesa qė u takon prej ushqimeve qė digjen nė nder tė Zotit; kushdo qė t’i prekė ato, do tė jetė i shenjtėruar”.

12 Zoti foli pėrsėri me Moisiun e i tha:

13 “Ky ėshtė kusht qė do t’ia kushtojnė Zotit Aroni e bijtė e tij ditėn e shugurimit tė tyre: le tė kushtojnė tė dhjetėn pjesė tė efit mė tė mirit miell si fli tė pėrhershme: gjysmėn e saj nė mėngjes e gjysmėn tjetėr nė mbrėmje. 14 Le tė pėrgatitet nė fultere me vaj. Sille tė nxehtė dhe tė ndarė nė pjesė tė vogla e kushtoja Zotit pėr erė tė kėndshme si fli kushtimore bimore. 15 Ai ndėr bijtė e tij qė do ta trashėgojė si prift i shuguruar me lyerje le ta bėjė kėtė. Ligj i pėrhershėm: e krejt le tė digjet nė nder tė Zotit. 16 Ēdo fli e kushtuar prej priftit, duhet tė digjet krejtėsisht; prej saj s’guxohet tė hahet gjė”.

C. Flia e mėkatimit

17 Zoti i tha pėrsėri Moisiut:

18 “Thuaj Aronit e bijve tė tij: Ky ėshtė riti i flisė sė mėkatimit le tė theret edhe kjo, nė praninė e Zotit aty ku theret flia e shkrumbimit: ėshtė gjė shumė e shenjtė. 19 Prifti qė e paraqet kėtė fli, le ta hajė nė vendin e shuguruar, nė tremen e Tendės sė takimit. 20 Ēkado qė tė prekė, mishrat e saj, do tė jetė e shuguruar; nėse stėrpiket petku me gjakun e saj, le tė lahet nė vendin e shuguruar. 21 Ena e dheut, nė tė cilėn qe zier, le tė thyhet, por nė qoftė se ėshtė e bronztė, le tė fėrkohet mirė e le tė lahet me ujė. 22 Ēdo mashkull i gjakut tė priftėrinjve mund tė hajė prej mishit tė kėsaj flie ‑ ėshtė gjė tejet e shenjtė; 23 kurse asnjė fli e kushtuar pėr mėkat, prej tė cilės gjaku ēohet nė Tendėn e takimit pėr ritin e zgjidhjes nė Shenjtėrore, tė mos hahet, por le tė shkrumbohet nė zjarr”.

Ē. Flia e shpėrblimit

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Priftėria dhe flitė