Kapitujt

Levitiku: 7. Tė drejtat e priftėrisė

7

1 “Ky ėshtė riti pėr flinė e shpėrblimit. Ėshtė tejet e shenjtė! 2 Prandaj, aty ku theret flia e shkrumbimit, aty le tė theret edhe flia e shpėrblimit. Gjaku i saj le tė derdhet rreth e rreth lterit. 3 Atėherė le ta kushtojė krejt dhjamin e saj, d. m. th. bishtin me dhjamė, dhjamin e zorrėve, 4 dy veshkat dhe dhjamin qė i mbėshtjell ato deri nė tė hollė, dhe rizėn e mėlēisė: le ta nxjerrė bashkė me veshkat. 5 Prifti le ta djegė mbi lter si fli tė djegur nė nder tė Zotit. Kjo ėshtė flia e shpėrblimit. 6 Ēdo mashkull i gjakut tė priftėrinjve mund ta hajė nė vendin e shuguruar. Ėshtė gjė tejet e shenjtė”.

Tė drejtat e priftėrisė

7 “Siē ėshtė flia pėr mėkat ashtu ėshtė edhe flia e shpėrblimit: tė dyja kanė po tė njėjtin rit. Flia i pėrket priftit qė kryen ritin e zgjidhjes. 8 Prifti qė e flijon flinė e shkrumbimit tė ndokujt, e merr pėr vete lėkurėn e flisė qė flijon. 9 Pastaj ēdo fli kushtimore bimore qė piqet nė furrė si dhe ēdo tjetėr qė pėrgatitet nė kusi ose nė tepsi, do t’i pėrkasė atij prifti qė ta ketė flijuar. 10 Ēdo fli kushtimore bimore, qoftė e njomur me vaj apo e thatė, u takon sė bashku tė gjithė bijve tė Aronit nė masė tė barabartė pėr secilin”.

D. Flia e pajtimit:

a/ Flia e lavdit

11 “Ky ėshtė riti i flisė sė pajtimit qė i kushtohet Zotit.

12 Nėse flia ėshtė pėr tė pėrcjellė “lavdin”, pėr flinė e lavdit kushtohen kuleē tė pabrumė tė pėrgatitur me vaj, petė tė lyera me vaj, por pa brumė dhe kuleē tė pėrgatitur me mė tė mirin miell tė ngjeshur me vaj. 13 Le tė kushtohen edhe, si fli, pėrveē kėtyre kuleēve, edhe kuleē tė mbaruar pėr tė shoqėruar flinė, 14 prej tė cilėve njėri le t’i kushtohet Zotit nė emėr tė ndihmesės, dhe le t’i takojė priftit qė do ta derdhė gjakun e flisė sė pajtimit. 15Mishi i kėsaj flie le tė hahet po atė ditė dhe s’do tė lihet asgjė pėr tė nesėrmen”.

b/ Flitė kushtimore ose vullnetare

16 “E nėse flia qė paraqitet ėshtė fli kushtimore ose vullnetare, le tė hahet po atė ditė qė kushtohet; nėse tepron gjė pėr tė nesėrmen, ėshtė e lejuar tė hahet; 17 porse, ēkado qė tė teprojė pėr tė tretėn ditė, tė digjet nė zjarr”.

Rregulla tė pėrgjithshme

18 “Nėse ndokush ha prej mishit tė flisė sė pajtimit tė tretėn ditė, flia do tė shkojė hupės dhe nuk do t’i numėrohet atij qė e kushton. Ky mish ėshtė i prishur dhe ai qė ha prej kėtij mishi le ta marrė mbi vete pėrgjegjėsinė e fajit. 19 Mishi qė preket nė ndonjė gjė tė ndyrė, tė mos hahet, por tė digjet nė zjarr; ndryshe, kushdo qė ėshtė i pastėr, mund ta hajė mishin. 20 Ai qė i papastėr do tė guxonte tė hajė mishin e flisė sė pajtimit qė i ėshtė kushtuar Zotit, le tė zhduket prej popullit tė vet. 21 Po edhe ai qė prek ēkado tė papastėr ‑ qoftė fėlliqėsi tė njeriut ose tė bagėtisė, ose ēfarėdo krijese tė ndytė ‑ e guxon tė hajė mish tė kėtyre flive, le tė zhduket prej popullit tė vet”.

22 Zoti foli me Moisiun e i tha:

23 “Thuaju bijve tė Izraelit: mos e hani dhjamin e gjedhit, tė deles e tė dhisė. 24 Dhjamin e bagėtisė sė ngordhur tė kafshės qė e shqyen bisha, mund ta pėrdorni pėr shėrbime tė ndryshme, por mos e hani. 25 Ai qė ha dhjamin e bagėtisė qė mund t’i kushtohet fli shkrumbimi Zotit, le tė ndahet prej popullit tė vet. 26 Po as gjakun e asnjė kafshe mos e pėrdorni pėr ushqim: as tė shpendit as tė bagėtisė.

27 Kushdo tė hajė gjak, le tė zhduket prej popullit tė vet”.

Pjesėt qė u pėrkasin priftėrinjve

28 Zoti foli me Moisiun e i tha:

29 “Thuaju bijve tė Izraelit: Ai qė ia kushton Zotit flinė e pajtimit, le t’i sjellė si dhuratė Zotit pjesėt prej flisė sė pajtimit. 30 Le t’ia paraqesė vetė Zotit me duart e veta flinė e shkrumbimit: le tė sjellė, pra, dhjamin e tė sjellė edhe gjoksin: gjoksi qė tė kushtohet si fli lartėsimi para Zotit. 31 Prifti le ta djegė dhjamin pėrmbi lter; kurse gjoksi le t’i takojė Aronit e bijve tė tij. 32 Po edhe shpatulla e djathtė e flive tė pajtimit le t’i jepet si dhuratė priftit. 33 Ai qė do ta kushtojė prej bijve tė Aronit gjakun dhe dhjamin e flisė sė pajtimit, ai le ta marrė si pjesė tė veten shpatullėn e djathtė; 34 sepse, unė prej flive tė pajtimit qė i kushtojnė bijtė e Izraelit e ndava gjoksin e ritit tė lartėsimit dhe shpatullėn e ritit tė ndihmesės e ia dhurova Aronit prift dhe bijve tė tij. Ėshtė ligj i pėrhershėm qė i detyrohet tė gjithė bijve tė Izraelit”.

Pėrfundimi

35 Kjo ėshtė pjesa e Aronit dhe e bijve tė tij prej flive tė djegura nė nder tė Zotit qė atė ditė kur i paraqiti pėr tė ushtruar priftėrinė. 36 Kėto urdhėroi Zoti t’u jepen prej bijve tė Izraelit atė ditė qė i shuguroi. Urdhėr i pėrhershėm ndėr breznitė e tyre”.

37 Ky ėshtė riti i flisė sė shkrumbimit, i flisė kushtimore bimore, i flisė pėr mėkat e pėr shpėrblim, pėr shugurim tė flisė sė pajtimit, 38 qė Zoti i urdhėroi Moisiut nė malin Sinai, kur Zoti u urdhėroi bijve tė Izraelit t’i kushtojnė Zotit fli nė shkretėtirėn e Sinait.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Tė drejtat e priftėrisė