Kapitujt

Levitiku: 8. Riti i shugurimit priftėror

8

1 Zoti foli me Moisiun e i tha:

2 “Merre Aronin me bijtė e tij, petkat e tyre dhe vajin e shugurimit, mėzatin pėr fli tė mėkatimit, dy desh, shportėn me bukė tė pabrumė, 3 dhe mblidhe mbarė bashkėsinė te hyrja e Tendės sė takimit”. 4 Moisiu veproi ashtu si i kishte urdhėruar Zoti. Si u mblodh mbarė bashkėsia te dera e Tendės sė takimit, 5 Moisiu tha: “Ja ēka urdhėroi Zoti tė bėhet”.

6 Dhe menjėherė bėri tė afrohet Aroni e bijtė e tij. Pasi i lau me ujė, 7 e veshi Aronin si prift me kėmishė tė linjtė, e ngjeshi me brez, ia veshi gunėn vjollce dhe pėrmbi atė ia vuri shpinoren. 8 Kėtė e shtrėngoi mirė me brezin e shpinores. Atėherė e vuri parzmoren, nė tė cilėn vuri Urim dhe Tumim. 9 Kokėn ia mbuloi me kėsulė e mbi tė nė ballė i vuri paftėn e artė, kezėn e shenjtė, siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

10 Pastaj Moisiu mori vajin e shugurimit e me tė leu Banesėn me tė gjitha pjesėt pėrkatėse tė sajat dhe i shuguroi. 11 Pasi e stėrpiku me tė lterin shtatė herė, e leu atė dhe tė gjitha enėt e tija, po ashtu edhe legenin me fundėsorin e tij e shuguroi me vaj. 12 I qiti Aronit mbi kokė vajin e shugurimit, e leu dhe e shuguroi. 13 Po ashtu i afroi edhe bijtė e Aronit, i veshi me kėmisha tė linjta dhe i ngjeshi me brez. Nė kokė u vuri kėsulat si i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

14 Atėherė e afroi edhe mėzatin pėr fli tė mėkatimit dhe, pasi i vunė duart mbi kokė tė tij Aroni e bijtė e tij, 15 e theri. Atėherė Moisiu mori me gisht tė vet ca prej gjakut tė tij dhe vuri mbi brirėt e lterit rreth e rreth dhe kėshtu e pastroi. Pjesėn tjetėr tė gjakut e ndikoi nė themelet e tija dhe e shenjtėroi duke kryer ritin e zgjidhjes. 16 Atėherė Moisiu mori tėrė dhjamin qė i mbėshtillte zorrėt, rizėn e mėlēisė, dy veshkat me dhjamin e tyre dhe i dogj mbi lter, 17 kurse mėzatin me lėkurė, me mish e me ut i dogji jashtė zemėrimiės, siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

18 E solli edhe dashin pėr fli tė shkrumbimit e, pasi mbi kokė tė tij i vunė duart Aroni dhe bijtė e tij, 19 e theri dhe gjakun ia derdhi rreth e rreth lterit. 20 Pasi dashin e ndau nė pjesė, kokėn, copat dhe dhjamin i dogji nė zjarr. 21 Pasi qenė larė rropullitė e kėmbėt, tė gjitha sė bashku ‑ krejt dashin e dogji mbi lter. Ishte kjo fli e shkrumbimit nė erė tė kėndshme, fli e shqimur prej zjarrit nė nder tė Zotit, siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

22 E solli edhe dashin e dytė, dashin fli shuguruese. Mbi kokėn e tij i vunė duart e veta Aroni dhe bijtė e tij. 23 Moisiu e preu, mori ca prej gjakut tė tij e ia preku bulėn e veshit tė djathtė Aronit, pėlqyerin e dorės sė tij tė djathtė, po ashtu edhe tė kėmbės. 24 I afroi edhe bijtė e Aronit e, pasi me gjakun e dashit tė prerė ia preku secilit bulėn e veshit tė djathtė si dhe secilit, pėlqyerin e dorės e tė kėmbės sė djathtė, pjesėn qė teproi e derdhi rreth e rreth mbi lter. 25 Mori dhjamin e bishtin dhe tėrė dhjamin qė mbėshtjell zorrėt dhe rizėn e mėlēisė dhe tė dy veshkat me dhjamin e tyre e shpatullėn e djathtė. 26 Prej shportės sė bukėve tė pabrume, qė ishte para Zotit, njė bukė tė pabrume, njė kulaē me vaj e njė pite dhe i vuri mbi dhjamė e mbi shpatullėn e djathtė. 27 Tė gjitha kėto i vuri nė duar tė Aronit e tė bijve tė tij, tė cilėt pasi i lartėsuan para Zotit me sjelljen e flisė sė lartėsimit, 28 e, pasi i mori pėrsėri prej duarve tė tyre, i dogji si erė tė mirė nė lter pėrmbi flinė e shkrumbimit. Kjo ishte fli e hyrjes nė pushtet, erė e kėndshme, ushqim i shkrumbuar nė nder tė Zotit. 29 Moisiu pastaj mori edhe gjoksin, e paraqiti si fli lartėsimi para Zotit. Ishte kjo pjesa prej dashit tė flisė sė hyrjes nė pushtet qė i takonte Moisiut, siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

30 Pastaj mori ca prej vajit tė shugurimit dhe ca prej gjakut qė ishte nė lter, e stėrpiku Aronin dhe petkat e tija e po ashtu i stėrpiku bijtė e Aronit dhe petkat e tyre.

31 Pasi i shuguroi ata nė tė veshmet e tyre, u urdhėroi me kėto fjalė: “Zieni kėtė mish nė tė hyrė tė Tendės sė takimit, dhe aty hajeni. Hani edhe bukėt e kushtuara qė janė nė shportė, ashtu si mė qe urdhėruar: ‘Le t’i hanė ato Aroni e bijtė e tij; 32 e sa tė teprojė prej mishit e prej bukėve, ato t’i djegė zjarri’. 33 Pėr shtatė ditė mos u largoni prej derės sė Tendės sė takimit ‑ deri ditėn kur kryhet hyrja juaj nė pushtet, sepse duhen shtatė ditė qė tė marrė fund shugurimi juaj. 34 Zoti urdhėroi tė veprohet siē u veprua sot pėr t’u kryer mbi ju riti i zgjidhjes. 35 Ditė e natė do tė rrini nė derėn e Tendės sė takimit duke zbatuar udhrin e Zotit, qė tė mos vdisni. Kėshtu mė qe urdhėruar”.

36 Aroni dhe bijtė e tij bėnė krejt ashtu si u kishte urdhėruar Zoti nėpėr Moisiun.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Riti i shugurimit priftėror