Kapitujt

Levitiku: 13. Gėrbula e njeriut

13

1 Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha:

2 “Nėse ndokujt i del nė mish ose nė lėkurė ndonjė enjtje, rrebull ose njollė e bardhemtė qė mund tė dyshohet se mund tė jetė gėrbulė, i tilli le tė ēohet tek Aroni ose te cilido prift prej bijve tė tij. 3 Prifti le ta shikojė pjesėn e sėmurė tė lėkurės. Nėse qimja nė vendin e sėmurė ėshtė bėrė e bardhė dhe duket se varra ėshtė mė e thellė se lėkura nė mish: ėshtė sėmundja e gėrbulės. Pasi prifti ta ketė shikuar, le ta shpallė tė papastėr. 4 Por, nė qoftė se njolla e bardhemtė nė lėkurė nuk duket se ka depėrtuar mė thellė nė mish dhe nėse qimja nuk ka ndryshuar e ėshtė zbardhuar, prifti le ta mbajė veēuar pėr shatė ditė. 5 Tė shtatėn ditė le ta shikojė pėrsėri, nė qoftė se njolla nuk ėshtė rritur mė tepėr e nuk ėshtė pėrhapur edhe mė tepėr nė lėkurė, le ta mbajė pėrsėri tė veēuar edhe shtatė ditė tė tjera. 6 Tė shtatėn ditė le ta shikojė pėrsėri: nėse vėren se njolla e ka humbur shndritėsinė e mėparshme dhe nėse nuk ėshtė pėrhapur mė tepėr nė lėkurė, le ta shpallė tė pastėr: sepse ėshtė vetėm kromė. Njeriu le t’i lajė petkat e veta e do tė jetė i pastėr. 7 Por, nė qoftė se pasi prifti ta ketė parė dhe shpallur tė pastėr, kroma rritet pėrsėri, le tė sillet te prifti 8 e prifti le ta shikojė prapė. Nėse kroma ėshtė pėrhapur vėrtet mė fort, prifti le ta shpallė tė papastėr: ėshtė gėrbula”.

B. Gėrbula e vjetruar

9 “Nėse ndokujt i shfaqet sėmundja e gėrbulės, i tilli le tė sillet te prifti 10 e ky le ta shikojė. Nėse mėllėri nė lėkurė ėshtė bėrė i bardhė e qimet t’i jenė shndėrruar nė tė bardhemtė e mishi i ėshtė enjtur nė ēiban tė gjallė, 11

le tė shpallet gėrbulė e kahmotshme e zhvilluar nė lėkurė. Prifti le ta shpallė tė papastėr e s’ka nevojė ta veēojė sepse ėshtė e qartė se ėshtė i papastėr.

12 Porse, nėse gėrbula e pėrhapur mbi lėkurė nė mėnyrė qė e pėrfshin tėrė lėkurėn prej majės sė kresė deri nė fund tė kėmbėve, nė tė gjitha pjesėt e trupit qė prifti mund t’i shohė, 13 prifti le ta shikojė. Nėse gėrbula ia ka pėrfshirė tėrė trupin, le ta shpallė tė pastėr, pasi ėshtė gėrbula e kthyer nė ngjyrė plotėsisht tė bardhė, e prandaj edhe njeriu le tė shpallet i pastėr. 14 Por, kur tė shfaqet nė tė mish i gjallė, le tė shpallet i papastėr. 15 Kur ta ketė shikuar prifti, le ta ēmojė ndėr tė papastėr: mishi i gjallė ėshtė i papastėr: ėshtė gėrbula. 16 Por, nėse shndėrrohet prapė nė tė bardhė, le tė vijė te prifti, 17 e ky, pasi ta ketė vėrtetuar se ėshtė ashtu, le ta shpallė tė pastėr”.

C. Mėllėri

18 “Kur ndokush ka pasur nė lėkurė e mish ndonjė mėllė qė ėshtė shėruar, 19 por aty ku ka qenė mėllėri del i thatė i bardhė ose njollė e kuqrremtė, i tilli le tė shkojė ta vėshtrojė prifti. 20 Prifti pasi ta ketė vėrtetuar se vendi i njollės ėshtė mė thellė nė mish se tjetėrkund dhe se qimet i janė zbardhuar, le ta shpallė tė papastėr: ėshtė rasti i gėrbulės qė shpėrthen nė ēiban. 21 Por, nėse prifti sheh se qimja nuk ka ndryshuar ngjyrėn, vrraga ėshtė e murrme dhe nuk ėshtė mė thellė se mishi rreth saj, le ta mbajė tė veēuar pėr shtatė ditė. 22 E, nė qoftė se rritet, le ta vlerėsojė gėrbulė; 23 por, nėse qėndron vetėm nė vendin e vet e njolla nuk rritet, ėshtė vrraga e mėllėrit, dhe prifti ta vlerėsojė tė pastėr”.

Ē. Djegia

24 “Nėse ndokush djeg lėkurėn nė zjarr, dhe vendi i djegur merr dukjen e dangės sė murrme ose tė bardhė, 25 le ta shikojė prifti, dhe nėse qimja i ėshtė shndėrruar nė tė bardhė dhe vendi i saj ėshtė mė thellė se lėkura rreth saj, le ta shpallė tė papastėr, sepse ėshtė gėrbula qė shpėrthen nga djegia. 26 Por, nė qoftė se ngjyra e qimeve nuk ka ndryshuar, dhe njolla nuk ėshtė mė thellė se mishi nė tjetėr vend dhe vetė duka e gėrbulės disi e errėt, le ta mbajė tė veēuar pėr shtatė ditė. 27 Tė shtatėn ditė le ta vėrejė. Nėse nė lėkurė rritet njolla, le ta shpallė tė papastėr: ėshtė gėrbulė. 28 Ndryshe, nėse njolla s’ėshtė pėrhapur nga ai vend dhe nuk ėshtė mjaft e qartė, atėherė ėshtė enjtje nga djegia, e prandaj le ta shpallė tė pastėr, sepse ėshtė vrragė e djegies.”

D. Sėmundjet e pjesėve leshtore tė trupit

29 “Nėse ndonjė burri ose gruaje i shfaqet nė kokė ose nė mjekėr ndonjė varrė, le ta shikojė prifti. 30 E nė qoftė se vendi ėshtė mė i thellė se mishi rreth saj e qimja si e zverdhuar dhe mė e hollė se rėndom, le t’i shpallė tė papastėr: ėshtė qerosa, d. m. th. gėrbula nė kokė ose nė mjekėrr. 31 Ndryshe, nėse sheh se varra e qerosės nuk ėshtė mė e thellė se mishi rreth saj dhe, ja, qimja nė tė nuk ėshtė e zezė, le t’i ndajė pėr shtatė ditė. 32 Tė shtatėn ditė le ta vėrejė varrėn, nėse qerosa nuk pėrhapet edhe mė, dhe nėse qimja nė tė nuk ėshtė bėrė e zezė, dhe duket se vendi i varrės ėshtė i njėnjėshėm me pjesėn tjetėr, 33 i tilli le tė rruhet pėrveē vendit tė sėmurė, e prifti le ta mbajė tė veēuar edhe pėr shtatė ditė tė tjera. 34 Nėse varra duket se tė shtatėn ditė s’ėshtė pėrhapur nga ai vend, dhe se nuk ėshtė mė thellė se mishi rreth saj, prifti le ta shpallė tė pastėr; pasi t’i ketė larė petkat, le tė jetė i pastėr. 35 Porse, nė qoftė se pasi shpallet pastėrtia, qerosa rritet pėrsėri nė lėkurė, 36 prifti as tė mos shikojė mė a ka qime tė verdhė, sepse ėshtė e qartė se ėshtė i papastėr. 37 Por, nėse vėren se ka zėnė vend qerosa dhe kanė dalė qime tė zeza, le ta dijė se ai njeri ėshtė shėruar dhe le ta shpallė tė pastėr”.

DH. Kurteshi

38 “Kur t’u dukėn ndonjė burri ose gruaje nė lėkurė tė tyre njolla tė bardha, le t’i shikojė prifti. 39 Nėse sheh se ato njolla janė nė lėkurė tė bardha disi nė tė mbyllėt le ta dijė se nė lėkurė u ka dalė kurteshi: ėshtė i pastėr”.

E. Tullacia

40 “Njeriut, tė cilit flokėt i bien prej kokės, ėshtė tullac, prandaj ėshtė i pastėr; 41 nėse flokėt i bien nė pjesėn e pėrparme ėshtė i shogėt, por i pastėr. 42 Por, nėse nė tullacinė ose nė shogėn e tij duket varrė e bardhė ose e kuqrremtė nė tė bardhė, ėshtė gėrbula e kresė. 43 Prifti le ta shikojė dhe, ja, nėse ėshtė ēibani i kuqrremtė qė i pėrngjan gėrbulės sė lėkurės sė mishit, 44 njeriu ėshtė i gėrbulur, dhe prifti le ta shpallė tė papastėr pa farė ngurrimi: gėrbulėn e ka nė kokė”.

Gjendja e tė gėrbulurit

45 “I gėrbuluri qė e ka kapur kjo sėmundje le t’i mbartė petkat e shqyera, flokėt e shkapėrderdhur, mjekrrėn e mbuluar e tė bėrtasė: “I ndyri! I ndyri!”. 46 Gjatė gjithė kohės sa gėrbulani ėshtė i papastėr, le tė jetė i papastėr e le tė jetojė vetėm jashtė zemėrimiės”.

Gėrbula e petkave

47 “Kur gėrbula tė shfaqet nė tė veshme, qofshin ato tė leshta ose tė linjta, 48 qoftė nė end e qoftė nė ind tė linjtė apo tė leshtė, ose nė lėkurė; ose edhe nė ēfarėdo petku lėkure, 49 nėse danga ėshtė e zbehtė ose e kuqe, le tė mbahet pėr gėrbulė e le t’i dėftohet priftit. 50 Prifti le ta shikojė petkun me njolla, ta lėrė nė vend tė veēuar shtatė ditė. 51 Tė shtatėn ditė ta shikojė pėrsėri, nėse sheh se ėshtė rritur, ėshtė gėrbulė qė pushon; le ta ēmojė petkun dhe gjithēka ku ėshtė gjetur aty tė papastėr, 52 e prandaj le tė digjet nė flakė. 53 Nėse sheh se nuk ėshtė pėrhapur, 54atėherė le tė urdhėrojė ajo gjė, nė tė cilin ėshtė njolla, tė lahet e le ta mbajė tė ndryrė edhe shtatė ditė tė tjera. 55 E kur tė shohė se pasi tė lahet nuk ka ndryshuar pamjen, edhe pse njolla nuk ėshtė pėrhapur, le tė ēmohet gjė e papastėr, dhe tė digjet nė zjarr: ėshtė e kalbur si nė tė mbarėn si nė tė mbrapshtėn. 56 Po nė qoftė se danga ėshtė mė e mbyllėt, pasi sendi tė jetė larė, prifti ta shqyejė atė pjesė e ta ndajė nga pjesa e shėndoshė. 57 Po nėse danga edhe pas kėsaj dėftohet nė kėto gjėra, ku mė parė s’kishin danga, ėshtė gėrbulė fluturuese e endacake, digji tė gjitha. 58 Kurse atyre petkave qė, pasi t’i ketė larė, humbi njolla, t’i lajė edhe njė herė, e do tė jenė tė pastra.

59 Kėto janė rregullore pėr sėmundjen e gėrbulės sė petkave tė leshta e tė linjta, nė end e nė ind dhe tė ēdo petku lėkure pėr t’u shpallur tė pastra ose tė papastra”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Gėrbula e njeriut