Kapitujt

Levitiku: 15. Papastria seksuale:

15

1 Zoti foli me Moisiun e me Aronin e tha: 2 “Thuajuni bijve tė Izraelit: Kur ndonjė njeri tė ketė derdhje prej vetes, kjo derdhje ėshtė e papastėr. 3 Ja nė ēka qėndron kjo papastėrti: nėse trupi i tij e lėshon kėtė derdhje ose edhe nėse s’e lėshon: ėshtė i papastėr. 4 Ēdo shtrojė ku ai tė shtrihet do tė jetė e papastėr dhe ēdo gjė nė tė cilin tė rrijė, do tė jetė i papastėr. 5 Ēdo njeri qė ta prekė shtratin e tij, ai duhet t’i lajė petkat e veta dhe ai vetė duhet tė lahet me ujė e do tė jetė deri nė mbrėmje i papastėr. 6 Nėse ulet nė vend ku ai pati ndenjur, le t’i lajė petkat e veta e le tė lahet vetė, e do tė jetė deri nė mbrėmje i papastėr. 7 Kush ta prekė trupin e tij, le t’i lajė petkat e veta e le tė lahet vetė me ujė e do tė jetė deri nė mbrėmje i papastėr. 8 Nėse njeriu i tillė pėshtyn dikėnd qė ėshtė i pastėr, ky le t’i lajė petkat e veta, le tė lahet vetė nė ujė e le tė jetė deri nė mbrėmje i papastėr. 9 Ēdo shalė mbi tė cilėn ka ndenjur, le tė jetė e papastėr. 10 Kushdo qė ta prekė ēdo gjė qė ka qenė nėn atė qė vuan nga tė derdhurit e farės, do tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje. Ai qė tė mbartė ndonjė gjė prej kėtyre, le ta lajė tė veshmen e vet e le tė lahet vet nė ujė dhe le tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje. 11 Dhe secili, kė ta prekė me duar tė palara ai qė vuan nga tė derdhurit e farės, le t’i lajė petkat e veta e le tė lahet vetė me ujė dhe le tė mbetet i papastėr deri nė mbrėmje. 12 Nėse e prek enėn prej dheu, le tė thehet, kurse ena e drurit, le tė lahet me ujė.

13 Nėse shėrohet ai qė vuan na kjo sėmundje, atėherė le t’i numėrojė shtatė ditė pėr pastrimin e vet e, pasi t’i ketė larė petkat e tė jetė larė vetė nė ujė tė gjallė, le tė jetė i pastėr. 14 Tė tetėn ditė le t’i marrė dy turtuj ose dy pėllumba, le tė vijė tė paraqitet te Zoti te dera e Tendės sė takimit e le t’ia japė ata priftit. 15 Prifti njėrin le ta kushtojė fli mėkatimi e tjetrin fli shkrumbimi; prifti le tė kryejė mbi tė para Zotit ritin e zgjidhjes dhe i tilli do tė pastrohet nga sėmundja e derdhjes.

16 Kur ndonjė njeri ka pasur tė derdhurit e farės, le ta lajė me ujė krejt trupin e vet e le tė mbesė i papastėr deri nė mbrėmje. 17 Petkun dhe lėkurėn mbi tė cilėn ka rėnė fara e derdhur, le ta lajė me ujė dhe le tė mbetet e papastėr deri nė mbrėmje.

18 Kur burrė e grua tė bien si burrė e grua, tė dyve u duhet tė lahen me ujė e janė tė papastėr deri nė mbrėmje”.

B. E gruas

19 “Gruaja qė nė krye tė muajit vuan nga derdhja e gjakut, le tė jetė shtatė ditė e papastėr. Kushdo qė ta prekė do tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje. 20 Nė ēkado tė shtrihet ose tė rrijė ndenjur ajo gjatė kohės sė ndarjes, do tė jetė e papastėr. 21 Kush ta prekė shtrojėn e saj, le t’i lajė petkat e veta dhe pasi tė jetė larė edhe ai vetė, le tė mbesė i papastėr deri nė mbrėmje. 22 Ēdo ulėse mbi tė cilėn ajo tė ketė ndenjur, kush ta prekė, le t’i lajė petkat e veta e le tė lahet nė ujė e do tė jetė deri nė mbrėmje i papastėr. 23 Dhe kushdo tė prekė shtrojėn e ēkado qė ka qenė mbi shtrojėn e saj ose mbi ēdo gjė mbi tė cilin ajo ka ndenjur, le tė jetė i papastėr deri nė mbrėmje. 24 Ai njeri qė tė bjerė me tė si burrė e grua nė kohėn e derdhjes mujore tė gjakut, le tė jetė i papastėr pėr shtatė ditė, dhe ēdo shtrojė nė tė cilėn tė flejė, le tė jetė e papastėr.

25 Gruaja qė vuan pėr shumė ditė prej derdhjes sė gjakut jo nė kohėn e pastrimit mujor ose nuk i pushon derdhja mujore e gjakut, derisa tė vuajė nga kjo sėmundje, le tė jetė e papastėr si tė ishte nė derdhjen mujore tė gjakut. 26 Ēdo shtrojė nė tė cilėn tė flejė dhe send nė tė cilin tė rrijė, le tė jetė i papastėr. 27 Kushdo t’i prekė ato, le tė jetė i papastėr; le t’i lajė petkat e veta dhe ai vetė le tė lahet me ujė dhe le tė mbetė i papastėr deri nė mbrėmje. 28 Nėse i ndalet gjaku dhe pushon sė rrjedhuri, le t’i numėrojė shtatė ditė e atėherė do tė jetė e pastėr. 29 Tė tetėn ditė le tė marrė pėr vete dy turtuj ose dy pėllumba e le t’ia japė priftit te dera e Tendės sė takimit. 30 Prifti njėrin le ta kushtojė si fli mėkatimi, kurse tjetrin si fli shkrumbimi. Atėherė le ta kryejė mbi tė ritin e zgjidhjes para Zotit pėr ndotjen e rrjedhjes sė gjakut tė saj”.

Pėrfundimi

31 “Mėsoni, pra, bijtė e Izraelit qė t’i ruhen papastrisė, qė tė mos vdesin nė ndotjet e veta duke e pėrdhosur Banesėn time qė ėshtė ndėr ju. 32 Kjo ėshtė rregullore pėr njeriun qė pėson nga sėmundja e derdhjes sė farės dhe prej tė cilit derdhet fara e bėhet i papastėr, 33 dhe pėr gruan qė ėshtė e papastėr pėr shkak tė derdhjes mujore tė gjakut ose qė vazhdon tė derdhė gjak edhe mė tutje, dhe pėr njeriun qė fle me gruan e papastėr”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Papastria seksuale: