Kapitujt

Levitiku: 19. Urdhėresa morale e kultuale

19

1 Zoti foli me Moisiun e tha:

2 “Fol me mbarė bashkėsinė izraelase e thuaju:

Jini tė shenjtė, sepse unė jam i shenjtė, Zoti, Hyji juaj!

3 Secili prej jush le ta druajė t’ėmėn e tė atin e vet! Mbani tė shtunat e mia! Unė jam Zoti, Hyji juaj!

4 Mos u ktheni kah hyjnitė e rreme dhe mos bėni pėr vete trupore idhujsh! Unė jam Zoti, Hyji juaj!

5 Kur t’i kushtoni Zotit fli pajtimi, bėni ashtu qė t’i jeni tė pėlqyeshėm. 6 Le tė hahen atė ditė qė tė jenė kushtuar e tė nesėrmen; kurse, ēkado qė tė teprojė pėr tė pasnesėrmen, le tė digjet nė zjarr. 7 Nėse do tė hahet gjė prej saj tė tretėn ditė, do tė ishte ēnderim i gjėsė sė shenjtė dhe flia nuk do tė pranohej. 8 Kush do ta hante, do ta mbarte mbi vete peshėn e fajit qė e pėrdhosi gjėnė e shenjtė tė Zotit: dhe i tilli do tė zhduket prej popullit tė vet.

9 Kur tė korrėsh prodhimet e tokės sate, mos e korr deri nė skajin e arės sate dhe mos i mblidh kallinjtė qė kanė rėnė. 10 Kėshtu as nė vreshtin tėnd mos i mblidh vilet dhe kokrrat e rėna, por lėri t’i mbledhin skamnorėt dhe udhėtarėt. Unė jam Zoti, Hyji juaj.

11 Mos vidhni! Mos rreni! Askush mos ta gėnjejė tė afėrmin e vet!

12 Mos u pėrbe rrejshėm me emrin tim e kėshtu ta pėrdhosėsh emrin e Hyjit tėnd. Unė jam Zoti.

13 Mos iu shpif tė afėrmit tėnd dhe mos e rrėmbe.

Fitimin e mėditėsit mos e mbaj ti deri nė mėngjes.

14 Mos e shaj tė shurdhin e mos i qit para pengesės tė verbėrit, por druaje Hyjin tėnd. Unė jam Zoti.

15 Mos bėni padrejtėsi nė gjyqe. Mos i mbaj krahun tė varfėrit as mos e pėrkrah tė fortin: gjykoje me drejtėsi tė afėrmin tėnd. 16 Mos shpėrpall shpifje nė popullin tėnd dhe mos bashkėpuno nė gjakderdhjen e tė afėrmit tėnd. Unė jam Zoti.

17 Mos e urre nė zemrėn tėnde vėllanė tėnd. E ke detyrė ta qortosh bashkėvendasin, tė mos kesh pjesė nė mėkatin e tij. 18 Mos u hakmerr as mos ushqe hidhėrim ndaj bijve tė popullit tėnd. Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten. Unė jam Zoti.

19 Ruani ligjet e mia!

Mos lejo tė mbarėsohen kafshėt e tua me kafshė tė llojit tjetėr. Arėn tėnde mos e mbill me farėra tė ndryshme. Mos e vesh petkun qė ėshtė i pėrbėrė prej dy lloj pėlhurash.

20 Kush tė bjerė me gruan qė ėshtė skllave, por e fejuar pėr tjetėrkė, porse ajo nuk ėshtė e shpėrblyer me ēmim dhe nuk i ėshtė dhėnė liria, le tė ndėshkohen tė dy, por tė mos vriten, sepse ajo nuk ka qenė e lirė. 21 Por, ai le ta sjellė nė hyrje tė Tendės sė takimit njė dash pėr fli shpėrblimi nė nder tė Zotit: 22 kur prifti ta kryejė mbi tė ritin e zgjidhjes me anė tė dashit tė shpėrblimit nė praninė e Zotit pėr mėkatin e bėrė, atėherė asaj do t’i falet mėkati.

23 Kur tė hyni nė Tokėn e premtuar e tė mbillni pemė frutore tė ndryshme, mbani frutat e tyre si tė parrethprera: pėr tri vjet le tė jenė pėr ju tė parrethprera e tė papastra: mos i hani! 24 Tė katėrtin vit tė gjitha frutat e tyre le t’i kushtohen Zotit nė njė festė nė lavdi tė tij. 25 Vetėm tė pestin vit filloni t’i hani frutat e tyre dhe vilni pėr vete prodhimet e tyre. Unė jam Zoti, Hyji juaj.

26 Mos hani asgjė me gjak.

Mos ushtroni as shorti as magji.

27 Mos i qethni rrumbullak anėt e flokėve tuaj e mos e shkurtoni mjekrrėn. 28 Mos bėni prerje nė trup pėr shkak tė ndonjė tė vdekuri dhe mos shkruani asfarė figurash nė lėkurėn tuaj. Unė jam Zoti.

29 Mos e ēndero e mos e jep nė lavirėsi vajzėn tėnde qė tė mos fėlliqet toka e tė mos mbushet me kobėsi.

30 Mbani tė shtunat e mia e kini nderim pėr Shenjtėroren time. Unė jam Zoti.

31 Mos u ktheni kah shortarėt e dijetarėt qė tė mos bėheni tė papastėr me anėn e tyre. Unė jam Zoti, Hyji juaj.

32 Ngrehu nė kėmbė para flokthinjurit e nderoje njeriun e vjetėr, druaje Hyjin tėnd. Unė jam Zoti.

33 Nėse jeton me ty i huaji nė tokėn tuaj, mos e shtypni; 34 por le tė jetė ndėr ju si vendas dhe duaje si vetveten: edhe ju keni qenė tė huaj nė dheun e Egjiptit. Unė jam Zoti, Hyji juaj.

35 Mos bėni padrejtėsi nė gjyqe, nė masa tė gjatėsisė, nė peshore e nė vėllim. 36 Masat kini tė sakta: peshore tė sigurta, efin e drejtė dhe hin-in. Unė jam Zoti, Hyji juaj, qė ju kam nxjerrė nga dheu i Egjiptit.

37 Mbani tė gjitha urdhėrimet e mia e tė gjitha vendimet e mia dhe kryeni ato. Unė jam Zoti”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Urdhėresa morale e kultuale