Kapitujt

Levitiku: 23. Rituali i tė kremteve tė vitit

23

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Fol me bijtė e Izraelit e thuaju:

Kėto janė tė kremtet e Zotit, tė cilat quani takime tė shenjta.

Ja tė kremtet e mia”:

A. E shtuna

3 “Gjashtė ditė punoni; e shtata ditė ėshtė e shtuna e pushimit tė plotė: takimi i shenjtė. Mos bėni kurrfarė pune.

Ėshtė ditė pushimi nė nder tė Zotit kudo qė tė banoni.

4 Dhe, ja, tė kremtet e Zotit, takimet e shenjta qė ju do t’i kremtoni nė ditėt e caktuara”:

B. Pashkėt e Tėpabrumet

5 “Tė parin muaj, tė katėrmbėdhjetėn ditė tė kėtij muaji nė mbrėmje, janė Pashkėt nė nder tė Zotit. 6 Tė pesėmbėdhjetėn ditė po tė kėtij muaji ėshtė e kremtja e Tė pabrumeve nė nder tė Zotit. Pėr shtatė ditė hani bukė tė pabrumė. 7 Ditėn e parė le tė jetė pėr ju takimi i shenjtė. Atė ditė mos punoni asnjė punė tė rėndė; 8 pėr shtatė ditė ēdo ditė kushtoni nė nder tė Zotit flinė e djegies. Po edhe e shtata ditė le tė jetė pėr ju takimi i shenjtė. As atė ditė mos bėni asnjė punė tė rėndė”.

C. Dorėza e parė

9 Zoti foli me Moisiun e tha:

10 “Fol me bijtė e Izraelit e thuaju:

Kur tė keni hyrė nė tokėn qė unė do t’jua jap e t’i keni korrur tė mbjellat, ēojeni te prifti dorėzėn e parė tė korrjes tuaj. 11 Ai le ta lartėsojė dorėzėn para Zotit, qė tė jetė e pėlqyer pėr ju. Tė nesėrmen pas tė shtunės prifti le ta kushtojė si fli paraqitjeje. 12 Po atė ditė kur ta kushtoni si fli paraqitjeje dorėzėn, kushtojani Zotit njė qengj vjetak, mashkull, tė pa tė metė fli shkrumbimi. 13 Pėrveē kėsaj le tė jetė edhe flia kushtimore bimore: dy tė dhjetat e efit mė tė mirit miell tė pėrzier me vaj si fli djegieje pėr erė tė mirė nė nder tė Zotit dhe si njomje me verė: e katėrta pjesė e hin-it. 14 Mos hani as bukė, as kokrra tė fėrguara, as kallinj tė njomė prej tė mbjellave para ditės nė tė cilėn t’ia ēoni kėtė dhuratė Zotit. Ėshtė ligj i pėrhershėm ndėr tė gjitha breznitė tuaja kudo qė tė banoni”.

Ē. E kremtja e javėve

15 “Tė nesėrmen e tė shtunės kur ta keni sjellė dorėzėn e lartėsimit, numėroni shtatė javė tė plota, 16 deri tė nesėrmen e ditės sė plotėsimit tė shtatės javė, d. m. th. pesėdhjetė ditė. Atėherė kushtoni Zotit njė fli tė re. 17 Sillni prej banesave tuaja nga dy bukė pėr ritin e lartėsimit, tė pėrgatitura nga dy tė dhjetat e efit tė mė tė mirit miell tė mbrume tė pjekura: janė fryti i parė nė nder tė Zotit. 18 Bashkė me bukėt kushtoni edhe shtatė qengja tė pa tė metė, vjetakė e, prej bagėtive tė trasha, njė mėzat, edhe dy desh si fli shkrumbimi nė nder tė Zotit bashkė me flinė kushtimore bimore dhe me njomjet e tyre si erė tė kėndshme nė nder tė Zotit. 19 Kushtoni edhe cjapin fli mėkatimi si edhe dy qengja vjetakė si fli pajtimi. 20 Prifti pasi t’i ketė kushtuar me ritin e lartėsimit bashkė me bukėt, frytet e para nė nder tė Zotit, bashkė me tė dy qengjat: edhe kjo ėshtė gjė e shenjtė dhe le t’i pėrkasin priftit. 21 Po nė kėtė ditė thirreni takimin: le tė jetė pėr ju takimi i shenjtė: kėtė ditė mos bėni asnjė punė tė rėndė. Ėshtė ligj i pėrhershėm pėr ju brez pas brezi kudo qė tė banoni.

22 Kur tė korrni tė mbjellat e tokės tuaj, mos e korrni deri nė anė tė arės dhe mos i mblidhni kallinjtė qė mbesin, por lėreni pėr skamnorė e pėr shtegtarė. Unė jam Zoti, Hyji juaj”.

D. Dita e parė e tė shtatit muaj

23 Zoti foli me Moisiun e tha:

24 “Thuaju bijve tė Izraelit:

I shtati muaj, dita e parė e muajit, le tė jetė ditė pushimi; ditė pėrkujtimore e shpallur me trumbetė, ditė takimi e shenjtė. 25 Atė ditė mos bėni asnjė punė tė rėndė; kushtoni nė nder tė Zotit njė fli tė djegur nė zjarr”.

DH. Dita e Shpėrblimit

26 Zoti foli me Moisiun e tha:

27 “Kurse tė dhjetėn ditė tė kėtij muaji tė shtatė ėshtė dita e Shpėrblimit dhe pėr ju tė jetė ditė takimi tė shenjtė: atė ditė agjėroni dhe kushtoni nė nder tė Zotit njė fli tė djegur nė zjarr. 28 Shih kėtė ditė mos bėni asfarė pune: ėshtė dita e Shpėrblimit kur mbi ju do tė kryhet riti i zgjidhjes para Zotit, Hyjit tuaj. 29 Ēdo njeri qė nuk do tė agjėrojė atė ditė, do ta zhduk prej popullit tė tij; 30 dhe atė qė tė bėjė ndonjė punė atė ditė, do ta zhduk prej popullit tė tij. 31 Pra, mos bėni asnjė punė atė ditė: ėshtė ligj i pėrhershėm pėr tė gjitha breznitė tuaja kudo qė tė banoni. 32 Le tė jetė pėr ju pushim shtunor. Agjėroni! Tė nėntėn ditė mbajeni kėtė pushim shtunor prej mbrėmjes e deri nė mbrėmje tė sė nesėrmės”.

E. E kremtja e Tendave

33 Zoti foli me Moisiun e tha:

34 “Thuaju bijve tė Izraelit:

Tė pesėmbėdhjetėn ditė tė kėtij muaji tė shtatė do tė jetė festa e Tendave qė zgjat shtatė ditė nė nder tė Zotit. 35 Tė parėn ditė kini takimin e shenjtė dhe atė ditė mos bėni asnjė punė tė rėndė. 36 Shtatė ditė kushtoni flinė e djegies nė nder tė Zotit. Tė tetėn ditė kini takimin e shenjtė dhe kushtoni nė nder tė Zotit flinė e djegies. Ėshtė ditė bashkimi: mos bėni asnjė punė tė rėndė”.

Pėrfundimi

37 “Kėto janė tė kremtet e Zotit qė do t’i quani: takime tė shenjta dhe kushtoni nė to flinė e djegies nė nder tė Zotit, flitė e shkrumbimit dhe flinė kushtimore bimore, flinė e pajtimit dhe flinė e njomjes sipas ritualit tė veēantė tė secilės ditė, 38 pėrveē tė shtunave tė Zotit dhe pėrveē dhuratave tė veēanta, pėrveē dhuratave kushtimore e vullnetare qė i kushtoni Zotit”.

Pėrsėri pėr festėn e Tendave

39 “Porse, tė pesėmbėdhjetėn ditė tė muajit tė shtatė, kur t’i keni mbledhur frytet e tokės, kremtoni festėn e Zotit pėr shtatė ditė: dita e parė e dita e tetė le tė jenė pushim. 40 Tė parėn ditė merrni fruta mė tė mira pemėsh, gema palmash, rremba lėndėsh plot gjethe tė gjelbėra dhe gema shelqesh dhe gėzohuni nė praninė e Zotit, Hyjit tuaj. 41 Kremtojeni kėtė festė shtatė ditė pėr ēdo vit: Ligj i pėrhershėm pėr breznitė tuaja. Kremtojeni festėn nė muajin e shtatė 42 dhe jetoni nė tana pėr shtatė ditė; tė gjithė qė janė tė gjakut tė Izraelit, le tė jetojnė nėn tana, 43 qė ta dinė pasardhėsit tuaj se si kam bėrė qė izraelitėt tė jetojnė nė tenda, kur i nxora nga dheu i Egjiptit. Unė jam Zoti, Hyji juaj”.

44 E kėshtu Moisiu ua tregoi bijve tė Izraelit tė kremtet e Zotit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Rituali i tė kremteve tė vitit