Kapitujt

Levitiku: 24. Rregullore plotėsuese rituale

24

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Urdhėroju bijve tė Izraelit qė tė sjellin vaj ulliri tė pastėr e tė ndritshėm pėr t’i mbajtur ndezur vazhdimisht dritėzat e shandanit. 3 Jashtė koltrinės sė Dėshmisė, nė Tendėn e takimit, le ta bėjė gati Aroni vazhdimisht para Zotit prej mbrėmjes e deri nė mėngjes. Ėshtė ligj i pėrhershėm brez pas brezi. 4 Pėrmbi shandan tė pastėr Aroni le t’i rregullojė nė mėnyrė qė ato tė ndriēojnė vazhdimisht para Zotit”.

B. Bukėt mbi lterin e artė

5 “Merr pastaj edhe prej mė tė mirit miell e piqi dymbėdhjetė bukė, kėshtu qė secila tė ketė dy tė dhjetat e efit, 6 tė cilat vėri nga gjashtė nė dy radhė mbi tryezėn e pastėr nė praninė e Zotit. 7 Dhe vėr pėrmbi tė dy turrat kem tė pastėr. Ky do tė jetė nė vend tė bukės pėrkujtim ‑ shujtė e djegur nė nder tė Zotit. 8 Ēdo tė shtunė le tė ndėrrohen para Zotit. Le t’i sjellin bijtė e Izraelit nė emėr tė besėlidhjes sė pėrhershme. 9 I takojnė Aronit dhe bijve tė tij qė t’i hanė nė vendin e shuguruar. Janė pjesė e tij shumė e shenjtė prej flive tė kushtuara nė nder tė Zotit. Ėshtė ligj i pėrhershėm”.

Blasfemuesi dhe ligji i hakmarrjes

10 Dhe, ja, i biri i njė izraeliteje, i ati i tė cilit ishte egjiptian, doli ndėr izraelitė dhe zuri tė grindet me njė izraelit. 11 I biri i izraelites e shau Emrin dhe e nėmi. E ēuan te Moisiu. Nėna e tij quhej Salomitė dhe ishte e bija e Dabriut, e fisit Dan. 12 E mbyllėn nė burg derisa t’i dėftohet vullneti i Zotit.

13 Zoti foli me Moisiun e tha:

14 “Nxirre blasfemuesin jashtė zemėrimiės dhe tė gjithė ata qė e dėgjuan le t’i vėnė duart mbi kokėn e tij dhe mbarė bashkėsia le ta vrasė me gurė.

15 E bijve tė Izraelit thuaju:

Ai njeri qė do ta shajė Hyjin e vet, le ta mbartė peshėn e mėkatit tė vet; 16 kush ta blasfemojė Emrin e Zotit, le tė ndėshkohet me vdekje: le ta mbysė me gurė mbarė bashkėsia, si nė qoftė i huaj si nė qoftė izraelit, le tė mbytet me gurė ai qė ta ketė sharė Emrin.

17 Kush t’i bjerė njeriut e ta vrasė, le tė ndėshkohet me vdekje.

18 Kush vret kafshėn, le ta zėvendėsojė me njė si ajo: jetė pėr jetė.

19 Kush t’i shkaktojė varrė ndokujt prej bashkatdhetarėve tė vet, le t’i bėhet edhe atij siē bėri ai: 20 tė thyerit pėr tė thyera, syri pėr sy, dhėmbi pėr dhėmb ‑ ēfarė varre i shkaktoi tjetrit, varrė tė njejtė le tė durojė edhe ai vetė.

21 Kush vret bagėtinė, le ta paguajė; por ai qė vret njeriun, le tė vritet. 22 Do tė kini tė njėjtin ligj: si nėse gaboi vendasi si nė gaboi ardhacaku. Sepse unė jam Zoti, Hyji juaj”.

23 Pasi Moisiu u tha kėshtu bijve tė Izraelit, ata e nxorėn jashtė zemėrimiės blasfemuesin dhe e mbytėn me gurė. Izraelitėt bėnė ashtu siē i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Rregullore plotėsuese rituale