Kapitujt

Levitiku: 25. Vitet e shenjta

25

1 Nė malin e Sinait Zoti foli me Moisiun e tha:

2 “Fol me bijtė e Izraelit e thuaju:

Kur tė hyni nė tokėn qė do t’jua jap unė, toka le ta shenjtėrojė tė shtunėn nė nder tė Zotit. 3 Gjashtė vjet mbille arėn tėnde dhe gjashtė vjet kije vreshtin tėnd dhe mblidhi frytet e saja; 4 porse tė shtatin vit, edhe toka le ta ketė pushimin shtunor ‑ krejt viti e shtunė nė nder tė Zotit: mos e mbill arėn tėnde as mos e kij vreshtin tėnd! 5 Ēfarė toka tė prodhojė vetvetiu, mos e korr as mos e vil rrushin e vreshtit tėnd tė pakirė. 6 Ushqehuni me ēka tė japė vetvetiu toka gjatė vitit shtunor: ti, shėrbėtori yt, shėrbėtorja jote, mėditėsi yt dhe shtegtari qė banon ndėr ju, 7 bagėtitė e tua dhe egėrsirat qė jetojnė nė tokėn tėnde: le tė ushqehen prej sa toka tė prodhojė vetvetiu”.

Viti jubilar

8 “Numėrojini shtatė javė vitesh, d. m. th. shtatė herė shtatė, qė tė gjitha sė bashku bėjnė dyzetė e nėntė vjet. 9 Atėherė bjerini trumbetės nė muajin e shtatė, tė dhjetėn ditė tė muajit, Ditėn e shpėrblimit, bini trumbetės anekėnd vendit tuaj. 10 Tė pesėdhjetin vjet shpalleni vit tė shenjtė; kumtoni nė mbarė vendin ēlirimin e tė gjithė banorėve. Ky le tė jetė pėr ju jubile: le tė kthehet secili nė pronėn e vet, le tė kthehet secili nė fisin e vet tė mėparshėm. 11 I pesėdhjeti vit le tė jetė pėr ju jubile: mos mbillni, mos korrni ēka tė lind vetvetiu nė arat dhe mos i vilni vreshtat e pakira, 12 sepse ėshtė jubileu, njė gjė e shenjtė pėr ju. Hani ēka tė mbijė vetvetiu nė ara.

13 Nė kėtė vit jubilar secili prej jush le tė kthehet nė pronėn e vet.

14 Kur t’i shitėsh ndonjė gjė tė afėrmit tėnd ose tė blesh ndonjė gjė prej tij, askush tė mos e shfrytėzojė vėllanė e vet, por tė blejė prej tij sipas numrit tė vjetėve pas jubileut 15 dhe ai le tė shesė sipas numrit tė viteve tė fryteve. 16 Sa mė shumė vite tė mbesin pas jubileut, ashtu tė rritet edhe ēmimi dhe sa mė pak kohė tė numėrosh, aq mė pak tė kushtojė shitja: sepse i duhet tė shesė kohėn e fryteve. 17 Mos i shrytėzoni bashkatdhetarėt tuaj, por druaje Hyjin tėnd, sepse unė jam Zoti, Hyji juaj”.

Dorėzania hyjnore pėr vitin shtunor

18 “Mbani urdhėrimet e mia dhe urdhėresat, ruani dhe zbatoni qė tė mund tė jetoni mbi tokė pa farė frike 19 e qė toka t’ju prodhojė frytet e veta me tė cilat tė mund tė ushqeheni e tė ngiheni e qė tė mund tė jetoni pėrmbi tokė pa frikėn nga sulmi i askujt.

20 Por nėse do tė thoni: ‘Ēka do tė hamė tė shtatin vit, nėse nuk do tė mbjellim e nuk do t’i mbledhim frytet tona’? 21 Unė do ta bekoj vitin e gjashtė dhe do tė prodhojė frytet e tri vjetėve: 22 do tė mbillni tė tetin vjet e do tė ushqeheni me frytet e vjetra deri tė nėntin vit: derisa tė mbėrrijnė prodhimet e reja, do tė ushqeheni me tė vjetrat”.

Kthimi i pronėsisė

23 “Toka nuk mund tė shitet pėr pėrgjithmonė, sepse ėshtė imja, kurse ju jeni tek unė vetėm tė ardhur e pendarė. 24 Kėndej, nė mbarė vendin, ku do tė keni pronė, do ta shisni me qyshke qė toka tė shpėrblehet.

25 Nėse vėllai yt bie ngushtė e i duhet tė shesė ndonjė pjesė tė pronės sė vet, le tė vijė si shpėrblyes i afėrmi i tij dhe le ta shpėrblejė atė qė ka shitur ai. 26 Nėse nuk ka atė qė mund ta shpėblejė dhe ai ia del ta fitojė ēmimin pėr ta shpėrblyer, 27 le t’i numėrojė vitet prej kohės qė e ka shitur dhe t’ia kthejė tepricėn blerėsit e kėshtu ta kthejė pronėn e vet. 28 Nėse nuk i gjen mjetet pėr ta kthyer, toka le t’i mbesė blerėsit deri nė vitin e jubileut. Nė vitin e jubileut ēdo shitje le tė kthehet tek i zoti, t’i kthehet atij qė e ka pasur mė parė.

29 Kush e shet shtėpinė brenda mureve tė qytetit, mund ta shpėrblejė derisa tė mos mbushet viti i shitjes. 30 Nėse nuk e shpėrblen e viti kalon, blerėsi do ta ketė nė posedim ai dhe pasardhėsit e tij, brez pas brezi, dhe nuk do tė mund tė shpėrblehet as nė jubile. 31 Por, nėse shtėpia ndodhet nė fshat, qė nuk ėshtė i rrethuar me mure, le tė shitet me tė drejtat e arave: mund tė shpėrblehet dhe nė jubile le t’i kthehet tė zotit.

32 Shtėpitė e levitėve qė gjenden nė qytetet e pronės sė tyre, mund tė shpėrblehen prej tyre nė ēdo kohė. 33 Nėse e shpėrblen ndokush prej levitėve, shtėpitė dhe qyteti nė jubile le tė t’i kthehen pronarit, sepse shtėpitė e qytetit tė levitėve mbahen ndėr izraelitė pėr pronė tė tyre. 34 Kurse kullotat rreth qyteteve tė tyre nuk mund tė shiten, sepse janė prona e tyre e pėrhershme.

B. Lidhur me popullin: huazim dhe shpėrblim

35 “Nėse vėllai yt bie nė skamje e nuk ka me se tė shpaguhet me ty, pranoje si tė huajin e shtegtarin e le tė jetojė me ty. 36 Mos merr kamatė prej tij dhe as mė shumė se i ke dhėnė: druaje Hyjin tėnd qė tė mund tė jetojė vėllai yt te ti. 37 Paratė e tua mos ia jep me kamatė, dhe mos kėrko mė shumė se ėshtė e drejtė pėr ushqim qė i jep. 38 Unė jam Zoti, Hyji juaj, qė ju nxora nga dheu i Egjiptit pėr t’jua dhėnė tokėn e Kanaanit e pėr tė qenė Hyji juaj.

39 Nėse vėllai yt i shtyrė prej skamjes tė shitet ty, mos e detyro tė tė shėrbejė si skllav, 40 por mbaje si rrogėtar e mėditės. Le tė punojė te ti deri nė vitin e jubileut 41 e atėherė le tė dalė bashkė me fėmijėt e tij e tė kthehet nė fisin e vet e nė pronėn e t’et. 42 Janė shėrbėtorėt e mi dhe unė i nxora nga dheu i Egjiptit: nuk bėn tė shiten si skllevėr. 43 Mos u sill me tė ashpėr pse je mė i zoti, por druaje Hyjin tėnd.

44 Skllav e skllave mund tė kesh prej popujve qė janė pėrreth; prej popujve pėrreth bleni skllav e skllave. 45 Mund tė bleni edhe prej tė huajve qė banojnė ndėr ju e prej familjeve tė tyre qė janė ndėr ju dhe qė u lindėn nė vendin tuaj. Tė tillėt mund tė bėhen prona juaj 46 dhe me tė drejtėn trashėgimore mund t’i kaloni nė pasardhėsit tuaj dhe mund t’i keni nė pronė si skllevėr pėrgjithmonė. Kurse kundrejt vėllezėrve, izraelitėve, askush s’guxon tė sillet keq.

47 Nėse u pasurua i huaji ose shtegtari ndėr ju dhe vėllai juaj si i varfėr iu shit atij ose kujtdo prej farės sė tij, 48 mund tė shpėrblehet pasi tė jetė shitur. Dikush prej vėllezėrve tė tij le ta shpėrblejė 49 ja ungji, ja djali i ungjit ose kushdo prej farefisit. Po qe se edhe ai vetė mundet, le ta shpėblejė vetveten, 50 duke llogaritur me blerėsin kohėn qė kur i ėshtė shitur deri nė vitin e jubileut. Ēmimi i shpėrblimit tė tij tė jetė sipas vjetėve. Koha qė e ka kaluar te pronari i tij le tė vlerėsohet si kohė e rrogėtarit. 51 Nėse janė shumė vjet qė mbeten deri te jubileu, sipas kėtyre vjetėve le t’i kthejė blerėsit sipas ēmimit tė blerjes; 52 nėse janė pak, le t’i llogaritė me blerėsin e le t’i kthejė pėr shpėrblimin e vet sipas viteve tė shpėrblimit. 53 Kundrejt tij le tė sillet sipas rregullave qė vlejnė pėr rrogėtar qė merret prej vitit nė vit. Ndėr sy tė tu tė mos sillet ashpėr me tė.

54 Nėse nuk mund tė shpėrblehet nė kėtė mėnyrė, nė vitin jubilar le tė dalė ai e fėmijėt e tij: 55 sepse bijtė e Izraelit janė shėrbėtorėt e mi. Unė i nxora nga dheu i Egjiptit. Unė Zoti, Hyji juaj”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Levitiku > Vitet e shenjta