Kapitujt

Numrat: 3. Fisi i Levit:

3

1 Kėta janė pasardhėsit e Aronit e tė Moisiut kur Zoti foli me Moisiun nė malin e Sinait.

2 Kėta janė emrat e bijve tė Aronit: i parėlinduri i tij Nadabi, pastaj Abihui, Eleazari e Itamari: 3 kėta janė emrat e bijve tė Aronit, priftėrinjve tė lyer e tė shuguruar pėr tė kryer shėrbesėn priftėrore. 4 Porse vdiqėn Nadabi e Abihui, ndėrsa po i kushtonin Zotit zjarrin e pashuguruar nė shkretėtirėn e Sinait e nuk lanė fėmijė. Kėndej shėrbestuan si priftėrinj nė praninė e Aronit, t’et, Eleazari dhe Itamari.

B. Levitėt. Detyrat e tyre

5 Zoti foli me Moisiun e tha:

6 “Afroje fisin e Levit dhe vėre para Aronit prift qė tė jenė nėn urdhrat e tij 7 e tė kryejnė gjithēka i pėrket atij dhe mbarė bashkėsisė nė punėt e Tendės sė takimit duke shėrbestuar nė Banesė. 8 Le tė kujdesen pėr tė gjitha orenditė e Tendės sė takimit duke kryer kėshtu shėrbesat qė do t’i kryenin bijtė e Izraelit. 9Jepju si dhuratė Aronit e bijve tė tij prej anės sė bijve tė Izraelit levitėt qė ata ua dhuruan. 10 Aronin dhe bijtė e tij caktoji tė kryejnė shėrbesėn priftėrore. Laiku qė do tė afrohej tė shėrbejė, le tė vritet”.

C. Zoti i zgjedh levitėt

11 Zoti foli prapė me Moisiun e tha:

12 “Ja, unė i zgjodha pėr vete prej bijve tė Izraelit levitėt nė vend tė tė parėlindurve, atyre qė tė parėt lindin ndėr bijtė e Izraelit: levitėt le tė jenė tė mitė. 13 Sepse, mua mė pėrket ēdo i parėlindur! Atė ditė kur i vrava tė gjithė tė parėlindurit nė dheun e Egjiptit, i shugurova pėr vete tė gjithė tė parėlindurit qė lindin nė Izrael qoftė njerėz qoftė bagėti: janė tė mitė. Unė jam Zoti”.

Ē. Regjistrimi i levitėve

14 Zoti i tha Moisiut nė shkretėtirėn e Sinait:

15 “Regjistroji bijtė e Levit sipas barqeve e vėllazėrive tė tyre tė gjithė meshkujt njė muaj e pėrpjetė”.

16 Moisiu i regjistroi si kishte urdhėruar Zoti 17 dhe kėta janė emrat e bijve tė Levit: Gersoni, Kaati, e Merari.

18 Kėta janė emrat e bijve tė Gersonit sipas barqeve tė tyre: Lobni e Semei. 19 Bijtė e Kaatit, sipas barqeve tė tyre: Amrami, Isaari, Hebroni dhe Ozieli. 20 Bijtė e Merariut, sipas barqeve tė tyre: Meholi e Musiu. Kėta janė barqet e Levit sipas vėllazėrive tė tyre.

21 Prej Gersonit rrjedhin dy vėllazėri e Lobniajve dhe e Semeiajve. 22Tė gjithė pėrkatėsit meshkuj tė tyre u regjistruan prej njė muaji e pėrpjetė e dolėn: shtatė mijė e pesėqind. 23 Kėta zemėrimionin pas Banesės nė perėndim 24 e pėr prijės kishin Eliasafin, birin e Laelit. 25 Kishin nė kujdes Tendėn e takimit, vetė Banesėn dhe Tendėn, mbulesėn e saj, velin e hyrjes nė Tendėn e takimit, 26 koltrinat e tremes, si dhe velin qė ėshtė nė hyrjen e tremes, qė ėshtė pėrreth Banesės dhe lterit, pėr litarėt e saj e gjithēka lypet pėr tė.

27 Kaati ka kėto vėllazėri: Amramitajt, Isaarajt, Hebronajt e Ozielajt; kėto janė vėllazėritė e Kaatajve. 28 Tė gjithė meshkujt prej njė muaji e pėrpjetė: tetė mijė e gjashtėqind. Kishin nė kujdesim Shenjtėroren. 29 Vėllazėritė e Kaatit zemėrimionin nė anėn e Banesės nė krahun e jugut. 30 Pėr prijės kishin Elisafanin, birin e Ozielit. 31 Ata kishin nė kujdesim Arkėn, tryezėn, shandanin, lterėt dhe enėt e shenjtėrores me tė cilat bėhet shėrbesa, velin dhe gjithēka i pėrket asaj. 32 Prijėsi i prijėsve tė levitėve ishte Eleazari, biri i Aronit prift. Ai mbikėqyrte ata qė e kishin nė kujdesim Shenjtėroren.

33 Kurse prej Merariut ishin vėllazėritė e Moholiajve e tė Musiajve. 34 Tė gjithė meshkujt prej njė muaji e pėrpjetė: gjashtė mijė e dyqind. 35 Prijėsi i vėllazėrive tė Merariut ishte Surieli, biri i Abihailit. Zemėrimionin nė anėn e veriut tė Banesės. 36 Nėn kujdesin e tyre ishin dėrrasat e Banesės, shtagat, shtyllakėt dhe fundat e tyre, e tė gjitha veglat pėrkatėse tė tyre dhe gjithsa i takon shėrbesės sė tyre. 37 Po ashtu edhe shtyllakėt e tremes tė rrethit me fundėsorėt e tyre si dhe kunjat e litarėt.

38 Zemėrimionin para Banesės, nė anėn e lindjes, para Tendės sė takimit, nė lindje, Moisiu e Aroni me bijtė e tyre qė e kishin nė kujdes Shenjtėroren ndėr bijtė e Izraelit. Kushdo tjetėr tė afrohej, do tė vdiste.

39 Tė gjithė levitėt qė i regjistroi, sipas urdhrit tė Zotit, Moisiu, sipas vėllazėrive tė tyre, meshkuj prej njė muaji e pėrpjetė dolėn njėzet e dy mijė.

D. Levitėt dhe shpėrblimi i tė parėlindurve

40 Zoti i tha Moisiut:

“Numėroji tė gjithė tė parėlindurit meshkuj tė bijve tė Izraelit e regjistroje emrin e secilit prej njė muaji e pėrpjetė; 41 dhe levitėt m’i jep mua nė vend tė tė gjithė tė parėlindurve tė Izraelit ‑ unė jam Zoti ‑ dhe bagėtitė e levitėve nė vend tė tė gjithė tė parėlindurve tė bagėtive tė bijve tė Izraelit”.

42 Moisiu i regjistroi, siē i urdhėroi Zoti, tė gjithė tė parėlindurit e Izraelit, 43 e dolėn tė gjithė meshkujt emėr pėr emėr prej njė muaji e pėrpjetė njėzet e dy mijė e dyqind e shtatėdhjetė e tre.

44 Zoti foli me Moisiun e tha:

45 “Merri levitėt nė vend tė tė gjithė tė parėlindurve tė Izraelit si dhe bagėtitė e levitėve nė vend tė bagėtive tė tyre. Levitėt le tė jenė tė mitė. Unė jam Zoti. 46 Kurse si shpėrblim pėr dyqind e shtatėdhjetė e tre tė parėlindur qė e tejkalojnė numrin tė levitėve, 47 merr nga pesė sikla me masė tė Shenjtėrores, pėr ēdo kokė. Sikli ka njėzet gera. 48 Paratė jepja Aronit e bijve tė tij ēmimin e atyre qė janė mė tepėr”.

49 Kėshtu Moisiu e mori shumėn e parave tė atyre qė ishin tepėr nga numri i atyre qė ishin tė shpėrblyer prej levitėve. 50 Prej tė parėlindurve tė bijve tė Izraelit mori shumėn e parave njė mijė e treqind e gjashtėdhjetė e pesė sikla sipas peshės sė Shenjtėrores. 51 Ia dha Aronit e bijve tė tij ato para sipas urdhrit qė i kishte dhėnė Zoti.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Fisi i Levit: