Kapitujt

Numrat: 6. Trajtėza e bekimit

6

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Fol me bijtė e Izraelit dhe thuaju:

Burr ose grua kur tė ketė bėrė kushtin e nazireatit e tė duan t’i kushtohen Zotit, 3 le tė pėrmbahen prej verės e prej ēdo pijeje dehėse; tė mos e pinė as uthullėn qė bėhet nga vera ose ēdo lloj lėngu qė nxirret nga rrushi; tė mos e hanė as rrushin e fresktė as tė thatė 4 gjatė gjithė kohės nė tė cilėn iu kushtuan Zotit; tė mos hanė asgjė qė nxirret nga vreshti prej rrushit tė papjekur deri te bėrsitė. 5 Gjatė tėrė kohės sė veēimit tė vet tė mos kalojė brisk rroje mbi kokėn e tyre deri ditėn qė tė pėrmbushet dita e shugurimit tė vet: le tė jetė i shuguruar e le t’i rriten flokėt e kokės sė tij. 6 Gjatė tėrė kohės sė shugurimit tė tij tė mos i afrohet tė vdekurit; 7 dhe tė mos ndotet as prej tė atit, as nėnės, as prej vėllait as prej motrės, sepse shugurimi i Hyjit ėshtė mbi kokėn e tij. 8 Gjatė krejt kohės sė nazireatit tė vet le tė jetė i shuguruari i Zotit.

9 Por nėse ndodh qė dikush tė vdesė papritmas pėrbri tij, do tė ndotet koka e shugurimit tė tij, ditėn e pastrimit tė tij le ta rruajė kokėn ‑ d. m. th. tė shtatėn ditė. 10 Tė tetėn ditė le tė kushtojė dy turtuj ose dy zogj pėllumbash e t’ia sjellė priftit nė hyrje tė Tendės sė takimit. 11 Prifti le ta flijojė njėrin si fli pėr mėkat e tjetrin si fli shkrumbimi dhe le ta kryejė mbi tė ritin e zgjidhjes, sepse mėkatoi duke u ndotur me tė vdekurin. Kėtė ditė le ta shugurojė kokėn e tij 12 dhe le t’i shugurojė ditėt e veēimit nė nder tė Zotit duke sjellė njė qengj mashkull vjetak si fli pėr mėkat. Porse ditėt e mėparshme tė nazireatit tė mos numėrohen, sepse shugurimi i tij qe bėrė i papastėr.

13 Dhe ja riti pėr nazireatin: kur tė plotėsohen ditėt e caktuara me kusht, le tė sillet ai te hyrja nė Tendėn e takimit, 14 dhe le ta sjellė flinė e vet nė nder tė Zotit njė qengj mashkull vjetak e tė patėmetė si fli shkrumbimi dhe njė qengje vjetake tė patėmetė si fli pėr mėkat si dhe njė dash tė patėmetė si fli pajtimi, 15 po ashtu njė shportė me bukė tė pabrume qė tė jenė tė ngjeshura nė vaj si dhe petė tė lyera nė vaj tė pabrume si dhe pėr tė gjitha pjesėn e flisė sė lartėsimit dhe tė njomjes. 16 Kėto le t’i kushtojė prifti para Zotit si flinė e tij pėr mėkat e tė shkrumbimit. 17 Dashin le ta flijojnė si fli pajtimi duke ia kushtuar Zotit bashkė me shportėn e bukėve tė pabrume; le ta bėjė edhe kushtimin e flisė bimore dhe njomjen e tyre. 18 Atėherė Nazareu le ta rruajė nė hyrje tė Banesės kokėn e vet tė shuguruar, le t’i marrė flokėt e vet e le t’i vėrė mbi zjarr qė ėshtė para flisė sė pajtimit. 19 Prifti le ta marrė shpatullėn e pjekur tė dashit, njė pagaēė tė tėrė dhe njė petull tė pabrume nga shporta e le t’i vėrė nė duar tė Nazareut, pasi ta ketė rruar kokėn e vet, 20 dhe le ta kryejė ritin e lartėsimit nė praninė e Zotit dhe tė kushtuarat i pėrkasin priftit, sikurse edhe gjoksi qė duhet kushtuar me ritin e lartėsimit dhe sikurse u urdhėrua qė kosha tė merret si ndihmesė. Pas kėsaj Nazareu mund tė pijė verė”.

21 Ky ėshtė riti lidhur me Nazareun qė bėn kusht. Kjo ėshtė dhurata qė e ka pėr detyrė t’ia paraqesė Zotit pėr kushtin e vet tė nazireatit, pėrveē atyre qė mund tė kushtojė sikurse ai vetė tė ketė dėshiruar tė kushtojė mė tepėr. Ai le tė veprojė sipas kushtit qė tė ketė bėrė nė pėrkim me ligjin e nazireatit.

Trajtėza e bekimit

22 Zoti foli me Moisiun e tha:

23 “Thuaju Aronit dhe bijve tė tij:

Kėshtu bekoni bijtė e Izraelit e thoni:

24 Zoti tė tė bekoftė e tė tė ruajtė!

25 Tė tė ndriēoftė Zoti me fytyrėn e vet e pastė mėshirė pėr ty!

26 E sjelltė Zoti fytyrėn e vet drejt teje e ta dhėntė paqen!

27 Kėshtu ata le ta thėrrasin emrin tim mbi bijtė e Izraelit e unė do t’i bekoj”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Trajtėza e bekimit