Kapitujt

Numrat: 8. Dritėzat e shandanit

8

1 Zoti foli me Moisiun e tha:

2 “Fol me Aronin e thuaj: Kur t’i ndezėsh dritėzat, shtatė dritėzat duhet tė bėjnė dritė nė anė para shandanit”.

3 Aroni bėri kėshtu dhe i vuri dritėzat mbi shandan ashtu siē i urdhėroi Zoti Moisiut.

4 Shandani ishte i punuar kėshtu: prej arit tė farkuar si kėrcelli i mesėm ashtu edhe boēat e tij. Shandani qe punuar sipas gjedhes qė Zoti ia dėftoi Moisiut.

Levitėt janė tė kushtuar Zotit

5 Prapė Zoti foli me Moisiun e tha:

6 “Veēoji levitėt prej mesit tė bijve tė Izraelit dhe pastroji 7 sipas kėtij riti. Le tė stėrpiken me ujin e pastrimit e le t’i rruajnė tė gjitha qimet e trupit tė vet, le t’i lajnė petkat e veta e do tė jenė tė pastėr. 8 Le ta marrin njė mėzat dhe flinė kushtimore bimore endsėn e ngjeshur me vaj. Merre ti njė mėzat tjetėr pėr flinė pėr mėkat. 9 Afroji levitėt pranė Tendės sė takimit dhe bashkoje mbarė bashkėsinė e bijve tė Izraelit. 10 Kur levitėt tė jenė vėnė nė praninė e Zotit, bijtė e Izraelit le t’i vėnė duart mbi ta, 11 dhe Aroni le t’i kushtojė levitėt me ritin e tundjes para Zotit si dhuratė prej bijve tė Izraelit, qė tė shėrbejnė nė shėrbesėn e tij. 12 Po edhe levitėt le t’i vėnė duart e veta pėrmbi kokat e qeve, prej tė cilėve njėrin kushtoje fli pėr mėkat e tjetrin fli shkrumbimi nė nder tė Zotit, pėr tė kryer mbi ta ritin e zgjidhjes. 13 Atėherė vėri levitėt para Aronit dhe bijve tė tij dhe kushtoja Zotit me ritin e tundjes, 14 dhe veēoji prej mesit tė bijve tė Izraelit qė tė jenė tė mitė. 15 Vetėm atėherė le tė hyjnė pėr tė shėrbyer nė Tendėn e takimit.

Kėshtu pastroji dhe kushtoji me ritin e tundjes, 16 sepse mė janė dhuruar si dhuratė prej mesit tė bijve tė Izraelit; i mora ata nė vend tė tė gjithė tė parėlindurve qė lindin tė parėt nė Izrael. 17 Sepse mua mė pėrkasin tė gjithė tė parėlindurit e izraelitėve qofshin njerėz qofshin bagėti. Qė prej ditės kur i vrava tė gjithė tė parėlindurit nė dheun e Egjiptit, i shenjtėrova ata pėr mua. 18 Kėndej i mora levitėt nė vend tė tė parėlindurve tė bijve tė Izraelit 19 dhe ia dhashė Aronit dhe bijve tė tij prej mesit tė bijve tė Izraelit qė tė mė shėrbejnė mua nė vend tė izraelitėve nė Tendėn e takimit, qė mbi ta tė kryejnė ritin e zgjidhjes qė tė mos i gjejė ndonjė e keqe izraelitėt pse i janė afruar Shenjtėrores”.

20 Moisiu, Aroni dhe mbarė bashkėsia e izraelitėve bėnė mbi levitėt gjithēka i kishte urdhėruar Zoti Moisiut. 21 U pastruan dhe i lanė petkat e veta, edhe Aroni e kreu mbi ta ritin e tundjes para Zotit dhe e kreu mbi ta ritin e zgjidhjes qė, tė pastruar, 22 tė hyjnė nė shėrbim nė Tendėn e takimit nė praninė e Aronit e bijve tė tij. Gjithēka u bė mbi levitėt ashtu si i kishte urdhėruar Zoti Moisiut.

Mosha e shėrbimit

23 Zoti foli me Moisiun e tha:

24 “Ja njė rregullore lidhur me levitėt: njėzet e pesė vjeē e pėrpjetė le ta marrin detyrėn pėr tė shėrbyer nė Tendėn e takimit 25 e kur t’i kenė plotėsuar pesėdhjetė vjeē le tė pushojnė nga shėrbimi. 26 Por mund t’i ndihmojnė vėllezėrve tė vet nė tė kryer tė shėrbesave tė tyre nė Tendėn e takimit, por nuk do tė kenė mė pėr detyrė tė shėrbejnė.

Kėshtu vepro ndaj levitėve lidhur me detyrat e tyre”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Dritėzat e shandanit