Kapitujt

Numrat: 10. Trumbetat

10

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Urdhėro tė tė punohen dy trumbeta prej argjendi tė farkuar. Ato do tė shėrbejnė pėr tė grishur bashkėsinė e pėr tė bėrė ēojėn e zemėrimiės. 3 Kur t’i biesh tė dyjave, le tė bashkohet te ti mbarė bashkėsia para derės sė Banesės sė takimit. 4 Nėse do t’i biesh njėrės, le tė mblidhen te ti prijėsit dhe krerėt e bashkėsisė sė Izraelit. 5 Por nėse trumbetimi bėhet mė i gjatė dhe pėrcillet me brohoritje, le tė ēojnė prej zemėrimiės tė parėt ata qė janė nė anėn e lindjes. 6 Nė trumbetimin e dytė po ashtu tė pėrcjellė me brohoritje lufte, le tė ēojnė prej zemėrimiės ata qė kanė ngulur nė anėn e mesditės: le tė pėrcillet trumbetimi me brohoritje lufte qė ata tė nisen pėr rrugė. 7 Kur tė duhet tė mblidhet populli, trumbetimi tė jetė i thjeshtė, pa brohoritje. 8 Trumbetave le t’i bien priftėrinjtė, bijtė e Aronit. Kjo le tė jetė rregullore e pėrhershme nė breznitė tuaja.

9 Nėse do tė dilni nė luftė nė tokėn tuaj kundėr armikut qė lufton kundėr jush bini trumbetave me brohoritje; kjo do t’ju pėrkuj‑ tojė para Zotit Hyjit tuaj qė t’ju shpėtojė prej duarve tė armiqve tuaj.

10 Po edhe kur tė keni ditė gėzimi, tė kremte, hėnėn e re bini trumbetave pėr t’i pėrcjellė flitė e shkrumbimit, flitė e pajtimit, qė t’ju kujtojnė para Hyjit tuaj. Unė jamė Zoti, Hyji juaj”.

Urdhri i ēojės

11 Tė dytin vit, nė tė dytin muaj, tė njėzetėn ditė tė muajit, u ngrit reja prej Banesės sė Dėshmisė. 12 Bijtė e Izraelit u nisėn prej shkretėtirės sė Sinait sipas rendit tė ēojės sė tyre. Dhe reja zuri vend nė shkretėtirėn e Faranit.

13 Kėshtu nė urdhrin e Zotit tė dhėnė me anėn e Moisiut, izraelitėt ēuan nga zemėrimia pėr herė tė parė. 14 U ngrit i pari flamuri i llogorit tė bijve tė Judės, sipas togave tė veta. Prijėsi i tyre ishte Nahasoni i Aminadabit. 15 Nė krye tė togave tė bijve tė Isaharit ishte prijės Natanaeli i Suarit. 16 Nė krye tė togave tė bijve tė fisit tė Zabulonit ishte prijės Eliabi i Helonit.

17 Qe shkrehur edhe Banesa dhe dolėn pėr ta mbartur bijtė e Gersonit dhe tė Merariut.

18 U nis edhe flamuri i zemėrimiės sė bijve tė Rubenit sipas togave tė veta dhe nė krye tė njėsisė ishte prijės Elisuri i Sedeurit. 19 Nė krye tė togave tė bijve tė Simonit ishte prijės Salamieli i Surisadait. 20 Kurse nė krye tė togave tė fisit tė Gadit, ishte prijės Eliasafi i Deuelit.

21 U nisėn edhe Kaatajt duke mbartur Shenjtėroren. Levitėt e tjerė e ngrehėn Banesėn para se kėta tė arrinin.

22 U ngrit edhe flamuri i zemėrimiės sė bijve tė Efraimit sipas togave tė tyre. Nė krye tė ushtrisė sė tyre ishte prijės Elisamai i Amiudit. 23 Nė krye tė togave tė fisit tė bijve tė Manaseut ishte prijės Gamalieli i Fadasurit. 24 Nė krye tė njėsive tė fisit tė bijve tė Beniaminit ishte prijės Abidani i Gjedeonit.

25 Mė sė fundi u ngrit flamuri i zemėrimiės sė bijve tė Danit sipas togave tė saja. Nė ushtrinė e tyre ishte prijės Ahiezeri i Amisadait. 26 Nė krye tė njėsisė sė fisit tė bijve tė Aserit ishte prijės Fegieli i Okranit. 27 Nė krye tė njėsisė sė fisit tė bijve tė Neftaliut ishte prijės Ahirai i Enanit.

28 Ky ėshtė rendi i udhėtimit tė bijve tė Izraelit sipas njėsive tė tyre kur bėnin ēojėn.

Parashtrimi i Moisiut Hobabit

29 Moisiu i tha Hobabit, birit tė vjehrrit tė vet, tė Raguelit prej Madianit: “Ne po nisemi pėr vendin qė Zoti do tė na e japė. Eja me ne e do tė bėjmė pjesėtar tė tė mirave qė Zoti ia ka premtuar Izraelit”. 30 Por ai iu pėrgjigj: “Nuk po vij me ty, por do tė kthehem nė vendin tim ku kam lindur”. 31 Moisiu shtoi: “Mos na lėr, sepse ti di nė cilat vende nėpėr shkretėtirė na duhet tė ngulim zemėrimiėn e do tė na gjendesh nė ndihmė si prijės. 32 Nėse vjen me ne, ē’tė jetė mė e mirė ndėr ato qė Zoti do tė na i japė neve, do tė bėjmė pjesėtar edhe ty”.

Ēoja

33 Kėshtu u nisėn prej malit tė Zotit dhe bėnė tri ditė udhė. Arka e besėlidhjes udhėtonte para tyre pėr tri ditė pėr t’u gjetur vendin e zemėrimiimit. 34 Edhe reja e Zotit ishte pėrmbi ta gjatė ditės ndėrsa po bėnin udhė.

35 Kur nisej Arka, Moisiu thoshte:

“Ngritu, o Zot,

e le tė shpėrndahen armiqtė e tu!

Le tė vihen nė tė ikur ata qė tė urrejnė ty”!

36 Ndėrsa kur ajo ndalej, thoshte:

“Kthehu, o Zot,

nė mes tė ushtrisė sė panumėrt tė Izraelit”!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Trumbetat