Kapitujt

Numrat: 11. Vendndalimet nė Shkretėrirė

11

1 Populli filloi tė ankohet kundėr Zotit gjoja se po hiqte shumė keq. Kur Zoti dėgjoi pėr kėtė, u ndez hidhėrimi i tij dhe mori zjarr dhe e pėrpiu njė pjesė tė zemėrimiės. 2 Populli i ra ndore Moisiut, Moisiu iu lut Zotit dhe zjarri u ndal.

3 Atė vend e quajtėn Tabera, sepse zjarri i Zotit, nė atė vend, mori flakė kundėr tyre.

Populli qahet pėr shkak tė manės

4 Njerėzit e huaj, qė u ishin mbėshtetur atyre, e kapi dėshira e grykėsisė dhe bashkė me ta u ulėn edhe bijtė e Izraelit e tė filluan tė ankohen: “Kush do tė na ngijė me mish? 5 Na bie nė mend peshku qė e hanim falas nė Egjipt. Na bien nė mend trangujt, shalqiri, purrinjtė, qepėt dhe hudhrat! 6 Tani na u tha fyti: sytė tanė nuk shohin tjetėr pėrveē manės”!

7 Tashti mana ishte nė gjasim tė kokrrės sė koriandrit nė tė shikuar si bdeli. 8 Populli shkonte pėrreth pėr ta mbledhur e pastaj ose e bluante nė mokėr ose e shtypte nė shtypėse. E ziente nė kusi e pastaj e bėnte kuleē; e kishte shijen si kulaēi i pėrgatitur nė vaj. 9 Natėn kur nė fushim binte vesė, binte gjithashtu edhe mana.

Ndėrmjetėsimi i Moisiut

10 Moisiu e dėgjoi popullin se si ankohej, secili nė familjen e vet, nė hyrje tė ēadrės sė vet. Zemėrimi i Zotit u ndez flakė. Po edhe Moisiut iu duk punė e padurueshme 11 e i tha Zotit: “Pse e mundon shėrbėtorin tėnd? Pse nuk gjeta hir para teje? Pse e ngarkove mbi mua peshėn e tėrė kėtij populli? 12 Po a thua se prej meje u ngjiz ose leu i gjithė ky popull qė tė mė thuash: ‘Mbarte ngrykė siē e mbart nėna foshnjėn kur i jep gji dhe ēoje nė tokėn pėr tė cilėn u pėrbetove etėrve tė tyre?’ 13 Ku ta marr mishin qė t’ia jap kėtij populli? Ankohen kundėr meje e thonė: ‘Na jep tė hamė mish!’ 14 Unė nuk jam i zoti ta mbart vetėm tėrė kėtė popull, sepse ėshtė pėr mua tepėr i rėndė. 15 Nėse do tė veprosh kėshtu me mua, tė lutem ma merr jetėn, nė qoftė se u pėlqej ndonjė fije syve tė tu, qė tė mos i shikoj mė tė kėqijat e mia”.

Pėrgjigjja e Zotit

16 Atėherė Zoti i tha Moisiut:

“M’i bashko shtatėdhjetė burra prej pleqve tė Izraelit, qė ti e di se janė pleqtė e popullit dhe mėsuesit e tij dhe m’i sill te dera e Tendės sė takimit, dhe aty le tė qėndrojnė nė kėmbė bashkė me ty. 17 Unė do tė zbres dhe aty do tė bisedoj me ty dhe do tė marr prej frymės sate e do t’u jap atyre qė bashkė me ty ta mbartin barrėn e popullit qė tė mos mbesė e tėrė pesha mbi ty.

18 Kurse popullit thuaj: Shenjtėrohuni se nesėr do tė hani mish. Sepse vetė ju dėgjova duke u ankuar: ‘Kush do tė na japė tė hamė mish? Sa mirė qė ishim nė Egjipt’! Zoti do t’ju japė mish e do tė hani 19 jo vetėm njė ditė, dy ditė, ose pesė ose dhjetė ose edhe njėzet, 20 por derisa tė kryhet muaji, derisa tė mos ju dalė pėr hundėsh e derisa t’ju neveritet, sepse e pėrbuzėt Zotin qė ėshtė mes jush dhe u ankuat para tij: ‘Pse dėgjuam tė dalin prej Egjiptit’?

21 Moisiu u pėrgjigj: “Populli nė tė cilin jam, ka gjashtėqind mijė kėmbėsorė e ti thua: ‘Do t’u jap tė hanė mish pėr krejt njė muaj’! 22 A thua do t’i shuajmė dele e lopė pėr t’i ngirė? Apo do tė mblidhen nė njė tė gjithė peshqit e detit pėr t’i ngopur ata”? 23 Zoti iu pėrgjigj: “Pse a i ėshtė shkurtuar dora Zotit? Qė tani do tė shohėsh a do tė vėrtetohet apo jo fjala ime”.

Ndikimi i Shpirtit

24 Moisiu doli dhe i tregoi popullit fjalėt e Zotit. I mblodhi edhe shtatėdhjetė burrat prej pleqve tė Izraelit e i vendosi pėrreth Tendės. 25 Zoti zbriti nė re dhe zuri tė bisedojė me Moisiun. Nga fryma qė ishte nė Moisiun mori dhe u dha shtatėdhjetė burrave pleq. Kur Shpirti pushoi mbi ta, filluan tė profetizojnė, por kėtė nuk e bėnė askurrė mė.

26 Porse dy pleq ndenjėn nė zemėrimiė. Njėri quhej Eldad e tjetri Medad. Edhe mbi ta pushoi Shpirti. Edhe kėta ishin shėnuar, por nuk erdhėn te Tenda. Kur filluan tė profetizojnė nė zemėrimiė, 27 vrapoi njė djalosh e i tregoi Moisiut me kėto fjalė: “Eldadi e Medadi po profetizojnė nė zemėrimiė”! 28 Jozuehi, biri i Nunit, qė Moisiu e kishte zgjedhur t’i shėrbejė qė tė ri, tha menjėherė:”Ndalojau, Imzot, Moisi”! 29 Kurse Moisiu u pėrgjigj: “Po a ke smirė pėr mua? Eh, po tė ishte e mundur qė i tėrė populli tė profetizojė e Zoti t’ia jepte Shpirtin e vet”!

30 Atėherė Moisiu dhe pleqtė e Izraelit u kthyen nė zemėrimiė.

Shkurtat

31 Atėherė, me urdhėr tė Zotit, u ēua njė erė dhe shkurtat i mbarti prej pėrtej detit dhe i qiti dhe i lėshoi nė zemėrimiė gjithreth e rrotull nė njė largėsi sa mund tė ecet njė ditė. Fluturonin lart nė ajėr dy kutė pėrmbi tokė.

32 T’u ēua populli e tė mblodhė shkurta gjithė ditėn e gjithė natėn atė ditė e tė nesėrmen. Ai qė mblodhi mė pak kishte dhjetė homera. Atėherė i shtrinė nėpėr zemėrimiė. 33 Ende duke e pasur mishin ndėr dhėmbėt e tyre, ende pa e pėrēapur mirė, kur ja, u ndez zemėrimi i Zotit kundėr popullit dhe i ēoi njė shuplakė tė rėndė. 34 Ky vend u quajt Cibrotataava, sepse aty i varrosėn ata qė i mbizotėroi grykėsia.

35 Nga Cibrotataava u nisėn drejt Haserotit dhe aty ngulėn zemėrimiėn.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Vendndalimet nė Shkretėrirė