Kapitujt

Numrat: 13. Hetime nė Kanaan

13

1 Kėtu Zoti foli me Moisiun e tha: 2 ”Dėrgoji njerėzit qė ta vėzhgojnė dheun e Kanaanit qė do t’ua jap bijve tė Izraelit. Dėrgo nga njė prijės tė secilit fis”.

3 Moisiu bėri ashtu si i kishte urdhėruar Zoti. Prej shkretėtirės Faran i dėrgoi kėta krerė, emrat e tė cilėve janė:

4 prej fisit tė Rubenit, Samuanė e Zahurit;

5 prej fisit tė Simonit, Safatin e Huriut;

6 prej fisit tė Judės, Kalebin e Jefoneut;

7 prej fisit tė Isaharit, Igalin e Jozefit;

8 prej fisit tė Efraimit, Ozeenė e Nunit;

9 prej fisit tė Beniaminit, Faltiun e Rafuit;

10 prej fisit tė Zabulonit, Gedielin e Sodiut;

11 prej fisit tė Jozefit, barkut tė Manaseut, Gadiun e Susiut;

12 prej fisit tė Danit, Amielin e Gemaliut;

13 prej fisit tė Aserit, Sturin e Mikaelit;

14 prej fisit tė Neftaliut, Nahabiun e Vafsiut;

15 prej fisit tė Gadit, Guelin e Mahiut.

16 Kėta janė emrat e burrave qė Moisiu i dėrgoi pėr tė bėrė vrojtimet e tokės. Ozeeun e Nunit e quajti Jozueh.

17 Pra, Moisiu i dėrgoi pėr ta vrojtuar dheun Kanaan dhe u tha: “Ngjituni nėpėr Nageb. Kur tė arrini nė male, 18 vėshtrojeni vendin ēfarė ėshtė dhe popullin qė banon nė tė a ėshtė i fortė apo i dobėt, i pakėt nė numėr apo i shumtė, 19 vetė toka e mirė apo e keqe. Si janė qytetet: pa mure apo tė fortifikuara. 20 Toka a ėshtė pjellore apo jopjellore, pyllore apo pa lėndė. Kini guxim e na sillni fruta tė asaj toke”.

Ishte koha kur piqej rrushi i hershėm.

21 Ata u ngjitėn dhe i bėnė vrojtimet vendit prej shkretėtirės Sin deri nė Rohob, qė ėshtė nė hyrje tė Ematit. 22 U ngjitėn nė Nageb e arritėn nė Hebron ku ishin Ahimani, Sesaji dhe Tolmaji, bijtė e Enakut. Hebroni ishte themeluar shtatė vjet para Tanimit, qytet i Egjiptit. 23 Kur arritėn nė Neheleskol e kėputėn njė shermend me vilen e rrushit dhe e mbartėn dy vetė nė shtagė. Morėn edhe shega dhe fiq tė atij vendi, 24 qė u quajt Neheleskol, pėr shkak tė viles qė izraelitėt sollėn prej andej.

Vėzhguesit kumtojnė ēfarė vrojtuan

25 Pas dyzet ditėsh vėzhguesit, qė e kishin pėrshkuar ēdo anė tė vendit, u kthyen 26 dhe erdhėn te Moisiu, Aroni e mbarė bashkėsia e bijve tė Izraelit nė shkretėtirėn Faran, qė ėshtė nė Kadesh. Pasi folėn me ta e me mbarė bashkėsinė, i dėftuan frutat. 27 Dhanė kėtė kumtim: “Qemė nė dheun ku na patėt dėrguar. Nė tė rrjedh vėrtet qumėsht e mjaltė, gjė qė mund tė njihet edhe prej kėtyre frutave. 28 Por banorėt e atij dheu janė shumė tė fortė, qytetet e mėdha dhe tė rrethuara me mure. Pamė atje edhe pasardhėsit e Enakut. 29 Amalekėt jetojnė nė Nageb, hetejtė, jebusejtė e amorrejtė nė male, kurse kananejtė banojnė nė breg tė detit dhe gjatė rrjedhjes sė Jordanit”.

30 Ndėrkaq Kalebi bėri tė heshtė populli qė nynykatte kundėr Moisiut e tha: “Tė ngritemi e ta zotėrojmė tokėn, sepse jemi nė gjendje ta fitojmė”! 31 Porse tė tjerėt qė kishin qenė me tė, thoshin: “Assesi s’mund tė shkojmė kundėr atij populli, sepse ėshtė mė i fortė se ne”!

32 Nisėn tė flasin keq pėr atė vend e u thoshin izraelitėve: “Toka qė ne e vrojtuam i pėrpin banorėt e vet; populli qė pamė ne ėshtė i madh me shtat; 33 pamė atje viganėt, pasardhėsit e Enakut. tė gjinisė sė viganėve qė, tė krahasuar me ta, dukeshin si karkaleca”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Hetime nė Kanaan