Kapitujt

Zanafilla: 9. Rendi i ri i botės

9

1 Hyji e bekoi Noehin dhe bijtė e tij e u tha: “Jini tė pėlleshėm, shumohuni dhe mbusheni tokėn. 2 Jini tmerr dhe frikė pėr tė gjitha gjallesat e tokės, pėr tė gjithė shpendėt e qiellit dhe pėr tė gjitha kafshėt e gjalla qė lėvizin pėrmbi tokė; tė gjithė peshqit e detit janė nė duart tuaja. 3 Gjithēka qė lėviz dhe gjallon do ta keni pėr ushqim: jua jap tė gjitha kėto siē ju pata dhėnė tė gjitha perimet e blerta. 4 Vetėm mos e hani mishin me shpirt qė ėshtė nė gjak. Unė do tė kėrkoj llogari pėr gjakun e jetės suaj. Do tė kėrkoj llogari prej tė gjitha kafshėve; do tė kėrkoj llogari prej njeriut pėr jetėn e njeriut, prej secilit gjakun e vėllait tė vet.

6 Kush derdh gjakun e njeriut,

gjaku i tij tė derdhet prej njeriut,

sepse nė pėrfytyrimin e Hyjit

Hyji e krijoi njeriun.

7 Jini tė pėlleshėm dhe shumohuni,

mbusheni tokėn dhe sundojeni”!

8 Edhe kėto i tha Hyji Noehit dhe bijve tė tij:

9 “Ja, unė po e lidh besėlidhjen time me ju dhe me trashėgimtarėt tuaj, pas jush 10 e me ēdo qenie tė gjallė qė ėshtė me ju, qoftė ai shpend, qoftė bagėti, qoftė egėrsirė e tokės qė ėshtė me ju, me tė gjitha gjallesat qė dolėn prej arkės me ju ‑ me mbarė, gjallesat e tokės. 11 Unė po lidh besėlidhjen time me ju: nuk do tė sharoset mė asnjė gjallesė me ujėrat e pėrmbytjes dhe nuk do tė ketė mė pėrmbytje qė shkreton tokėn”.

12 Dhe Hyji tha:

“Kjo ėshtė shenja e besėlidhjes

qė unė po e bėj

ndėrmjet meje e juve

dhe me ēdo gjallesė

qė ėshtė me ju

pėr tė gjitha breznitė e ardhshme;

13 Ylberin tim do ta vė nė re

dhe do tė jetė shenja e besėlidhjes

ndėrmjet meje dhe tokės.

14 Kur me re ta mbuloj qiellin,

nė re do tė duket ylberi im,

15 do tė mė kujtohet besėlidhja ime me ju

e me ēdo frymė tė gjallė qė mishit i jep jetė,

ujė pėrmbytjeje mė s’do tė ketė

pėr tė zhdukur mbarė frymorėt.

16 Ylberi do tė duket nė re,

atė unė do ta shikoj

dhe do tė mė kujtohet besėlidhja e pėrhershme

qė u lidh mes Hyjit e ēdo gjėje tė gjallė,

tė mbarė gjallesave qė janė pėrmbi tokė”.

17 Hyji i tha Noehit: “Kjo do tė jetė shenja e besėlidhjes qė e bėra ndėrmjet meje e ēdo gjallese pėrmbi tokė”.

3. PREJ PĖRMBYTJES E DERI TEK ABRAHAMI

Noehi dhe bijtė e tij

18 Bijtė e Noehit qė dolėn nga arka ishin: Semi, Kami e Jafeti.

Kami ėshtė trungu i Kanaanit.

19 Kėta tre janė bijtė e Noehit. Prej tyre u pėrhap tėrė gjinia njerėzore mbi mbarė tokėn.

20 Noehi qė ishte bujk, nisi tė mbjellė njė vreshtė. 21 Pasi piu verė, u deh dhe u zdesh nė ēadrėn e vet. 22 Kur Kami i ati i Kanaanit e pa d. m. th. tė atin ashtu lakuriq, lajmėroi dy vėllezėrit e tij qė ishin jashtė.

23 Atėherė Semi e Jafeti morėn mallotėn, e vunė nė krah, e duke ecur prapazi, mbuluan lakuriqėsinė e atit tė tyre duke mos e shikuar babain lakuriq. 24 Noehi, kur e lėshoi pija e, si e mori vesh ēka i kishte bėrė i biri i vogėl, 25 tha:

“Qoftė mallkuar Kanaani:

Skllav, bir skllavi qoftė pėr vėllezėrit e vet”!

26 E shtoi:

“Qoftė bekuar Zoti, Hyji i Semit!

Kanaani qoftė skllavi i tij!

27 Hyji e zgjeroftė Jafetin!

Banoftė nė tendat e Semit

e Kanaani qoftė skllavi i tij”!

28 Noehi jetoi pas pėrmbytjes edhe treqind e pesėdhjetė vjet.

29 Jetoi gjithsej nėntėqind e pesėdhjetė vjet e atėherė vdiq.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > Rendi i ri i botės