Kapitujt

Numrat: 23. Parakallėzimet e Balaamit

23

1 Balaami i tha Balakut: “M’i ndėrto kėtu shtatė lterė dhe m’i bėj gati po aq mėzetėr edhe aq desh”. 2 Balaku bėri si tha Balaami. Atėherė i kushtuan nė secilin lter nga njė mėzat e njė dash. 3 Balaami i tha Balakut: “Rri pėr pak kohė pranė flisė sate tė shkrumbimit sa tė shkoj se ndoshta Zoti mė vjen nė takim. Gjithēka tė mė urdhėrojė, unė do tė tė tregoj”. Shkoi nė njė majė tė shogėt 4 e Zoti i doli para. Balaami i tha: “I ndėrtova shtatė lterė dhe mbi secilin kushtova nga njė mėzat e njė dash”. 5 Zoti i vuri fjalėt nė gojė Balaamit e i tha: “Kthehu te Balaku e thuaj kėshtu”!

Parakallėzimet e Balaamit

6 Balaami u kthye dhe gjeti Balakun pranė flisė sė vet tė shkrumbimit sė bashku me prijėsit e Moabit. 7 Atėherė Balaami filloi kėngėn e vet e tha:

“Prej Aramit mė bėri tė vij Balaku,

mbreti i moabitėve i bjeshkėve tė lindjes:

‘Eja ‑ mė tha ‑ ma mallko Jakobin;

mos nguro e ma nėm Izraelin!’

8 Si tė mallkoj kė Zoti s’e mallkoi?

Si tė nėm kė Zoti nuk e nėmi?

9 Po e shoh prej qetave tė larta,

po e vėrej prej kodrave tė larta:

shoh njė popull tė veēuar

qė ndėr kombe nuk numėrohet.

10 Kush mund tė numėrojė pluhurin e Jakobit,

kush e numėroi rėrėn e Izraelit?!

Vdeksha unė me vdekje tė tė drejtit,

mbarimi im qoftė porsi i tyre”!

11 Atėherė Balaku i tha Balaamit: “Po ēfarė po bėn ashtu?! Unė tė thirra tė m’i mallkosh armiqtė e mi e ti, pėrkundrazi, po i bekon”! 12 Ai iu pėrgjigj:”A thua mund tė them tjetėr, pėrveē sa tė ketė urdhėruar Zoti”?

13 Balaku i tha: “Eja me mua nė njė vend tjetėr. Prej kėtu sheh vetėm njė pjesė tė Izraelit e nuk mund ta shohėsh tė tėrin: prej andej ta mallkosh!” 14 E ēoi nė vendin e vrojtuesve mbi majė tė malit Fazga. I ndėrtoi shtatė lterė dhe mbi secilin vuri mėzat e dash. 15 Balaami i tha Balakut: “Qėndro kėtu pranė flisė sate tė shkrumbimit sa tė shkoj t’i dal para Zotit...”.

16 Pasi Zoti e takoi dhe ia vuri nė gojė fjalėt, i tha: “Kthehu te Balaku dhe thuaj kėshtu”. 17 U kthye dhe e gjeti pranė flisė sė tij tė shkrumbimit dhe princat e moabitėve me tė. E Balaku i tha:”Ēfarė tha Zoti”? 18 E Balaami ia mori kėngės e tha:

“ Ngritu, Balak, e dėgjo,

dėgjo djali i Seforit:

19 nuk ėshtė Hyji porsi njeriu qė tė rrejė,

porsi biri i Adamit qė tė ndėrrojė!

A thua thotė e s’e mba’ fjalėn?

A thua flet e s’bėn ēka flet?

20 I shtrėnguar jam tė bekoj,

vetė ta ndal bekimin s’mundem!

21 Gjė tė keqe s’shihet nė Jakobin,

as vėshtirėsi s’shihet nė Izrael:

me tė ėshtė Zoti, Hyji i tij,

i brohoritur mbret mes popullit tė vet!

22 Hyji qė e nxori prej Egjiptit

ėshtė pėr tė fuqi qė s’mposhtet!

23 Pėr shorti s’ndien Jakobi,

s’ka magji qė e dėmton Izraelin!

Kur tė jetė koha do t’i thuhet Jakobit

e Izraelit ēfarė ka vepruar Hyji!

24 Ėshtė njė popull qė ngrihet si luanesha,

qė pupėzohet nė kėrcim si luani!

S’shtrohet nė strofull pa e pėrpirė prenė,

pa e gėlltitur gjakun e tė vrarėve”.

25 Atėherė Balaku i tha Balaamit: “As mos e mallko as mos e beko”! 26 Por ai iu pėrgjigj: “Po a nuk tė kam thėnė se do tė bėj gjithēka tė mė urdhėrojė Zoti”? 27 Balaku prapė i tha: “Eja e po tė ēoj nė njė vend tjetėr, se ndoshta prej andej i pėlqen Hyjit tė ma mallkosh”. 28 Pasi e ēoi nė majė tė malit Fegor, nga me sy merret shkretėtira, 29 i tha Balaami: “M’i ndėrto kėtu shtatė lterė e bėji gati po aq mėzetėr e desh”. 30 Balaku bėri siē i tha Balaami dhe i vuri mbi ēdo lter nga njė mėzat e dash.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Parakallėzimet e Balaamit