Kapitujt

Numrat: 24. Kur e pa Balaami se po i pėlqente Zotit ta bekojė Izraelin

24

1 Kur e pa Balaami se po i pėlqente Zotit ta bekojė Izraelin, aspak nuk u largua, siē u shmang mė parė pėr tė kėrkuar parakallėzime, por e solli fytyrėn drejt shkretėtirės 2 e, si i ēoi sytė lart, pa Izraelin tė zemėrimiuar fis pėrbri fisi dhe, i rrėmbyer prej Shpirtit tė Hyjit, 3t’ia dha kėngės sė vet e tha:

“Parakallėzim i Balaamit, birit tė Beorit,

parakallėzim i njeriut symprehtė,

4 parakallėzim i atij qė ndjeu fjalėn e Hyjit,

qė sheh ēka i dėfton i Gjithpushtetshmi,

qė bie nė ekstazė e atėherė i ēelen sytė:

5 sa tė bukura qenkan tendat e tua, o Jakob,

njė bukuri zemėrimia jote, o Izrael!

6 Si breglumi qė shkon duke u shtrirė,

porsi kopshtet pėr anė tė lumit,

si aloeja qė e ka mbjellė Zoti,

porsi cedri pėr anė tė ujit!

7 Do tė rrjedhė ujė nga kovat e tija;

farės sė tij uji s’i mungon.

Mbi Agagun ngallit mbreti i tij,

plot madhėri mbretėria e tij!

8 Hyji e nxorri nga dheu i Egjiptit:

ėshtė pėr tė forcė e pamposhtme!

Pėrpin kombet, armiqtė e vet,

copė me grimė eshtrat ua bėn,

anė pėrtej nė shigjeta i shpon.

9 Struket nė tė kotur si luani,

luaneshė thua nė shtrofull ėshtė!

Ku ėshtė ai qė guxon ta zgjojė?

Qoftė bekuar kush tė bekoftė ty,

qoftė mallkuar kush tė mallkoftė ty”!

10 Plasi atėherė hidhėrimi i Balakut kundėr Balaamit e, duke rrahur shuplakėn mė shuplakė, tha: “Tė thirra qė tė m’i mallkosh armiqtė e mi, kurse ti tani tri herė m’i bekon!

11 Kėput qafėn nė vendin tėnd! Pata menduar tė tė shpėrblej begatisht, porse Zoti tė la pa shpėrblim!” 12 Balaami iu pėrgjigj Balakut: “Pse, a nuk u thashė lajmėtarėve tė tu qė m’i dėrgove: 13 Po tė ma jepte Balaku edhe shtėpine e vet plot me argjend e me ar, nuk do tė mund t’i bėj bisht urdhrit tė Zotit, kėshtu qė prej mendjes sime tė them ndonjė tė mirė apo tė keqe, por duhet tė them gjithēka tė mė urdhėrojė Zoti? 14 E tani, duke u nisur te populli im, afrohu tė tė parakallėzoj ēfarė do t’i bėjė popullit tėnd nė tė ardhmen ky popull”. 15 Pra, t’ia nisi kėngės sė vet e tha pėrsėri:

“Tha Balaami i Beorit,

tha njeriu symprehtė,

16 tha ai qė ndjeu fjalėn e Hyjit,

qė sheh ēka i dėfton i Gjithpushtetshmi,

qė bie nė ekstazė e sytė i ka ēelur!

17 Po e shoh, por jo pėr tani,

po e vėrej, por jo pėr sė afėrmi:

njė Yll po lind prej Jakobit,

njė skeptėr po ngallit prej Izraelit,

i pėlcet tėmthat e bijve tė Moabit,

butin e kresė tė bijve tė Setit!

18 Pronė po i bėhet Idumeja,

trashėgim Seiri, armiku i tij,

‑ Izraeli fre po i lėshon forcės sė vet!

19 Zotėruesi prej Jakobit do tė dalė

qė t’i shpartallojė mbeturinat e qytetit”!

20 Kur sytė i vajtėn nė Amalekun, e rimori kėngėn e vet e tha:

“I pari ndėr popuj Amaleku,

por do t’i tresė fara porsi kalit tė verdhė”!

21 Sytė i shkuan edhe nė Cineun. Ai kėngės ia mori edhe tha:

“Tė fortė, po, e ke banesėn tėnde,

folenė tėnde nė qetė tė venduar,

22 por Kaini ėshtė pre e zjarrit

nė fund Asuri do tė zotėrojė”.

23 Pėrsėri ia mori kėngės e tha:

“Eheu! Kush do tė jetojė

kur kėto Hyji do t’i bėjė?

24 Prej Ketimit i vėgoj do anije...

Pushtojnė Asyrin, shkretojnė Heberin;

por nė fund edhe ata do tė zhduken”.

25 Pastaj Balaami u ngrit e ktheu nė vend tė vet.

Po edhe Balaku, udhės qė erdhi, u kthye.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Kur e pa Balaami se po i pėlqente Zotit ...