Kapitujt

Numrat: 25. Izraeli nė Fegor

25

1 Izraeli nguli nė Setim e populli filloi tė bėjė fėlligėshti me moabitet, 2 tė cilat e grishnin popullin nė flitė e kushtuara hyjnive tė veta. Ata hanin dhe i adhuronin hyjnitė e tyre: 3 ranė kėshtu nėn zgjedhėn e Beelfegorit. Zoti u hidhėrua dhe 4 i tha Moisiut: “Merri tė gjithė krerėt e popullit dhe vari para Zotit nė mundime me fytyrė kah dielli qė tė largohet hidhėrimi im prej Izraelit”. 5 Moisiu u tha gjykatėsve tė Izraelit: “Le t’i vrasė gjithkush njerėzit e vet qė ranė nėn zgjedhėn e Beelfegorit”.

6 Dhe, ja, po atėherė, njė izraelit e solli me vete ndėr vėllezėr njė madianite ndėr sy tė Moisiut e tė mbarė bashkėsisė qė po qante para derės sė Tendės sė takimit. 7 Kur e pa kėtė gjė Fineesi, biri i Eleazarit, i biri i Aronit prift, u ngrit prej mbledhjes sė bashkėsisė, mori nė dorė njė heshtė, 8 hyri pas atij izraeliti nė dhomė dhe i shporoi tė dy, si trimin si gruan, nė baqth. Kėshtu pushoi shfarosja e bijve tė Izraelit. 9 E njėmend qenė vrarė njėzet e katėr mijė vetė.

10 Atėherė Zoti i tha Moisiut: 11 “Fineesi, biri i Eleazarit tė Aronit prift, e largoi zemėrimin tim prej bijve tė Izraelit, sepse nė mesin e tyre e pushtoi zelli im, kėshtu qė unė nuk pata nevojė ta qes fare Izraelin. 12 Prandaj fol me tė e thuaj: Unė po ia dhuroj besėlidhjen time tė paqes, 13 qė do tė jetė si pėr tė ashtu edhe pėr pasardhėsit e tij. Kjo besėlidhje do t’u sigurojė priftėrinė e pėrhershme, sepse u dėftua i zellshėm pėr Hyjin e vet dhe e kreu ritin e zgjidhjes mbi bijtė e Izraelit”.

14 Emri i izraelitit, qė u vra bashkė me madianiten, ishte Zambri, biri i Saluit, prijėsi i njė vėllazėrie tė fisit tė Simonit; 15 kurse madianitja, qė po ashtu qe vrarė, quhej Kozbi, bija e Surit, prijės i njė fisi tė Madianit.

16 Zoti foli me Moisiun e tha: 17 “Luftoni kundėr madianitėve dhe goditni, 18 sepse ata vepruan me armiqėsi kundėr dhe ju tradhtuan me dredhi nė rastin e Fegorit dhe tė motrės sė tyre Kozbisė, bijės sė prijėsit tė Madianit, qė u vra ditėn e shfarosjes pėr shkak tė Fegorit”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Izraeli nė Fegor