Kapitujt

Numrat: 27. Trashėgimi i bijave

27

1 Atėherė u afruan bijat e Salfaadit, birit tė Heferit, birit tė Mahirit, birit tė Manaseut, prej vėllazėrive tė Manaseut, qė qe biri i Jozefit. Kėto thirreshin: Maala, Noa, Hegla, Melka e Tersa. 2 Qėndruan para Moisiut e Eleazarit prift dhe para prijėsve e para mbarė bashkėsisė nė hyrje tė Tendės sė takimit dhe thanė:

3 “Ynė atė vdiq nė shkretėtirė. Ai nuk mori pjesė nė kryengritje qė e nxiti kundėr Zotit Koreu; ai vdiq kryekėput pėr shkak tė mėkatit tė vet. Ky nuk pati djem. 4 Pse tė shuhet emri i tij prej fisit, vetėm pse nuk pati djem? Na jep edhe ne trashėgim ndėr vėllezėr tė babait tonė”.

5 Moisiu e qiti ēėshtjen e tyre nė gjyqin e Zotit. 6 Zoti i tha: 7 “Bijat e Salfaadit kanė tė drejtė. Jepu trashėgim ndėr vėllezėrit e atit tė tyre dhe ato le ta trashėgojnė tė atin. 8 Kurse bijve tė Izraelit thuaju kėshtu: Kur ndokush tė vdesė e tė mos lėrė djalė, prona e tij le tė kalojė nė tė bijėn; 9 po nė mos pastė as vajzė, trashėgimtarė le t’i jenė tė vėllėzerit. 10 Po qe se as vėllezėr nuk ka, jepjani trashėgimin e tij vėllezėrve tė t’et. 11 Po qe se nuk ka as djem ungjish, trashėgimi le t’i jepet atij qė ėshtė mė i afėrt prej vėllazėrisė sė tij: ai le ta trashėgojė. Kjo le tė jetė pėr bijtė e Izraelit njė rregull ligjor e pėrhershme e shenjtė nė pėrkim me urdhrin qė Zoti i dha Moisiut”.

Jozuehi kryetari i bashkėsisė

12 Pastaj Zoti i tha Moisiut:

“Ngjitu mbi kėtė mal tė Abarimit, dhe shikoje prej andej vendin qė do t’ua jap izraelitėve. 13 Pasi ta kesh kundruar, edhe ti do tė shkosh te tė parėt e tu ashtu siē shkoi edhe yt vėlla Aroni, 14 sepse mė ke fyer nė shkretėtirėn e Sinit, kur mė kundėrshtoi bashkėsia e ju nuk deshėt ta dėftoni para syve tė bashkėsisė shenjtėrinė time lidhur me ujė”. Ėshtė fjala pėr ujin e Meribės nė Kades tė shkretėtirės sė Sinit.

15 Moisiu iu pėrgjigj:

16 “Zoti, Hyji qė i jep frymėn secilės krijesė, le ta gjejė njeriun qė tė jetė nė krye tė kėsaj bashkėsie, 17 tė mund t’i prijė nė tė dalė e nė tė hyrė, ta lėshojė e ta kthejė, qė populli i Zotit tė mos jetė si delet pa bari”.

18 E Zoti i tha: “Merre Jozuehin, birin e Nunit ‑ ėshtė burrė me shpirt; vėre mbi tė dorėn tėnde. 19 Sille para Eleazarit prift dhe para mbarė bashkėsisė dhe nė sy tė tyre dorėzoja pushtetin, 20 dhe bėje pjesėtar tė madhėrisė sate qė t’i vihet nėn urdhėr mbarė bashkėsia e bijve tė Izraelit. 21 Le tė qėndrojė para Eleazarit prift, i cili le tė pyetė pėr tė para Zotit mendimin e Urimit. Sipas fjalės sė tij le tė dalė e le tė kthehet ai e tė gjithė izraelitėt me tė ‑ mbarė bashkėsia”.

22 Moisiu bėri siē urdhėroi Zoti. E mori Jozuehin e vuri para Eleazarit prift dhe para mbarė bashkėsisė 23 dhe, pasi ia vuri mbi kokė tė tij duart, i dha pushtetin siē kishte urdhėruar Zoti me anė tė Moisiut.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Trashėgimi i bijave