Kapitujt

Numrat: 28. Pėrcaktime lidhur me fli

28

1 Zoti i tha pėrsėri Moisiut:

2 “Urdhėroju bijve tė Izraelit e thuaju: Kini kujdes tė mė paraqitni flinė bimore ‑ shujtėn time ‑ tė djegur nė zjarr, erė tė kėndshme pėr mua, nė kohėn e caktuar.

3 Ja flia e djegur nė zjarr qė ju duhet tė ma kushtoni”:

A. Flitė e pėrditshme

“Ēdo ditė dy qengja vjetakė, tė patėmetė si fli tė pėrhershme shkrumbimi. 4 Njėrin kushtojeni nė mėngjes e tjetrin nė mbrėmje, 5 bashkė me flinė bimore njė tė dhjetėn e efit mė tė mirit miell tė ngjeshur me njė tė katėrt tė hin-it vaj tė pastėr. 6 Ėshtė kjo fli e pėrhershme shkrumbimi qė e keni kushtuar nė malin Sinai, nė erė tė kėndshme, e djegur nė zjarr nė nder tė Zotit; 7 njomeni me njė tė katėrt tė hin-it verė pėr ēdo qengj. Njomjen bėjeni nė Shenjtėtore ‑ pije dehėse nė nder tė Zotit. 8 Po kėshtu kushtojeni edhe qengjin e dytė nė mbrėmje, sipas ritit tė flisė mėngjesore: fli e shkrumbuar nė zjarr nė erė tė kėndshme pėr Zotin”.

B. E shtuna

9 “Kurse ditėn e shtunė kushtoni dy qengja vjetakė, tė patėmetė dhe dy tė dhjeta tė efit endės tė ngjeshur me vaj me njomjen qė i pėrket. 10 Kjo ėshtė flia e shkrumbimit e tė shtunės pėr ēdo tė shtunė, pėrveē flisė sė shkrumbimit tė pėrhershme me njomjen e saj”.

C. Hėna e re

11 “Nė fillim tė muajve tuaj kushtoni Zotit fli shkrumbimi: dy mėzetėr, njė dash, qengja vjetakė tė patėmetė shtatė 12 dhe tri tė dhjeta endės tė ngjeshur nė vaj si fli bimore pėr ēdo mėzat dhe dy tė dhjetat endės tė ngjeshur nė vaj pėr ēdo dash, 13 dhe njė tė dhjetė tė efit endės tė ngjeshur nė vaj pėr fli bimore pėr ēdo qengj: fli nė erėkėndshmėri, fli e djegur nė nder tė Zotit. 14 Njomjet e tyre le tė jenė: njė gjysmė hinit verė pėr ēdo mėzat, njė e tretė pėr dashin, njė e katėrt pėr qengj. Kjo le tė jetė flia e shkrumbimit pėr ēdo muaj qė nė rrjedhjen e vitit vjen njėri pas tjetrit. 15 Pėrveē flisė sė pėrhershme tė shkrumbimit me njomjet e tyre le tė kushtohet edhe cjapi pėr flinė pėr mėkat nė nder tė Hyjit”.

Ē. Tė pabrumet

16 “Kurse nė muajin e parė, tė katėrmbėdhjetėn ditė tė muajit le tė jenė Pashkėt nė nder tė Zotit, 17 e tė pesėmbėdhjetėn ditė e kremte. Pėr shtatė ditė ushqehuni me bukė tė pabrume. 18 Tė parėn ditė tė tyre le tė mbahet tubimi i shenjtė: kėtė ditė mos bėni asnjė punė tė rėndė. 19 Kushtoni flinė e djegies, flinė e shkrumbimit nė nder tė Zotit: dy mėzetėr, njė dash dhe qengja vjetakė tė patėmetė shtatė 20 dhe, si fli bimore pėr ēdonjėrin, mė tė mirit miell tė ngjeshur me vaj: tri tė dhjetat e efit pėr secilin mėzat, dy tė dhjetat pėr dash, 21 dhe njė tė dhjetė tė efit pėr secilin qengj, d. m. th. pėr shtatė qengjat. 22 Njė cjap pėr flinė pėr mėkat qė tė kryhet mbi ju riti i zgjidhjes. 23 Pėrmbi kėto edhe flia mėngjesore e pėrhershme. 24 Kėshtu bėni pėr ēdo ditė gjatė shtatė ditėve: ėshtė bukė, fli e djegur nė erėkėndshmėri Zotit pėrveē flisė sė pėrhershme tė shkrumbimit dhe tė njomjes sė saj.

25 Edhe tė shtatėn ditė le tė jetė pėr ju ditė tubimi e shenjtė; atė ditė mos punoni asnjė punė tė rėndė”.

D. Festa e Javėve

26 “Po edhe ditėn e Frytave tė para, kur tė kushtoni flinė bimore nė nder tė Zotit ‑ nė tė kremten e Javėve, mbajeni si ditė tubimi tė shenjtė: atė ditė mos bėni asnjė punė tė rėndė. 27 Kushtoni flinė e shkrumbimit nė erė tė kėndshme Zotit: dy mėzetėr, njė dash dhe qengja vjetakė tė patėmetė shtatė. 28 Si fli tė kėrkuar pėr tė miell tė ngjeshur me vaj: tri tė dhjeta tė efit pėr ēdo mėzat, pėr dash dy tė dhjetat 29 dhe nga njė tė dhjetė tė efit pėr secilin nga tė shtatė qengjat. 30 Edhe njė cjap qė flijohet pėr tė kryer mbi ju ritin e zgjidhjes, 31 pėrveē flisė sė pėrhershme tė shkrumbimit dhe tė flisė bimore qė e pėrcjell. Kushtoni bagėti tė pa tė metė me njomjen e duhur”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Pėrcaktime lidhur me fli