Kapitujt

Numrat: 34. Kufijtė e vendit

34

1 Zoti foli me Moisiun e tha: 

2 “Urdhėroju bijve tė Izraelit e thuaju: Kur tė hyni nė dheun Kanaan e ta merrni nė trashėgim me anė tė shortit, ja vendi me kufijtė e tij:

3 Pjesa e jugut do tė fillojė prej shkretėtirės Sin, qė gjendet pėrbri Edomit. Pėr kufi nė anėn e lindjes do tė ketė Detin e Kripur. 4 Atėherė kufiri do tė marrė anėn e jugut nė krahun e shpatit Akrabim /d. m. th. tė Gallomėve/, dhe do tė vazhdojė nėpėr Sinin e tė arrijė nė jug nė Kadesbarnė. Prej andej do tė marrė drejt Asaradarit e do tė mbėrrijė deri nė Asemonė. 5 Prej Asemonės kufiri do tė bėjė dredhė drejt lumit tė Egjiptit pėr tė dalė nė bregun e Detit tė Madh.

6 Pėr kufi tė perėndimit do tė fillojė prej Detit tė Madh e me tė do tė marrė fund.

7 Pėr kufi nė anėn e veriut do tė jetė prej Detit tė Madh drejt e nė malin Hor; 8 prej tij do tė shkojė nė hyrje tė Ematit e do tė marrė fund nė Sedadė. 9 Atėherė kufijtė do tė vazhdojnė deri nė Zefronė e nė Asarenon. Ky do tė jetė kufiri verior.

10 Prej kėndej le tė vihen kufijtė nė krahun e lindjes prej Asarenonit deri nė Sefamė. 11 Prej Sefamės le tė zbresin deri nė Reblė nė anėn e lindjes tė Ajinit. Prej andej le tė vazhdojnė tė zbresin e tė mbėrrijnė deri nė krahun e Detit Keneret nė lindje 12 e tė prekin deri nė Jordan e tė marrin fund nė Detin e Kripur.

Kjo do tė jetė toka juaj me kufij pėrreth”.

13 Moisiu u dha bijve tė Izraelit kėto udhėzime: “Kjo ėshtė toka qė do ta fitoni me short dhe tė cilėn Zoti urdhėroi t’u ndahet nėntė fiseve e gjysmės sė njė fisi. 14 Sepse fisi i Rubenit, sipas vėllazėrive tė veta dhe fisi i Gadit sipas vėllazėrive tė veta si dhe gjysma e fisit tė Manaseut, 15 d. m. th. dy fise e gjysmė i morėn pjesėt e veta pėrtej Jordanit, pėrballė Jerikut, nė anėn e lindjes.”

Pleqtė e caktuar pėr tė bėrė ndarjen

16 Atėherė Zoti i tha Moisiut:

17 “Kėta janė emrat e njerėzve qė do t’jua ndajnė tokėn: Eleazari prift dhe Jozuehi i Nunit 18 dhe pėr ēdo fis nga njė prijės. 19 Kėta janė emrat e tyre:

prej fisit tė Judės, Kalebi, biri i Jefoneut;

20 prej fisit tė Simonit, Samueli, biri i Amiudit;

21 prej fisit tė Beniaminit, Elidadi, biri i Kaselonit;

22 prej fisit tė bijve tė Danit, Boci, biri i Jogliut;

23 prej bijve tė Jozefit: prej fisit tė Manaseut, Hanieli, biri i Efodit; 24 prej fisit tė Efraimit, Kamueli i Seftanit;

25 prej fisit tė Zabulonit, Elisafani i Farnakut;

26 prej fisit tė Isaharit, prijėsi Faltiel, biri i Ozanit;

27 prej fisit tė Aserit, Ahiudi i Salomiut;

28 prej fisit tė Neftaliut, Fedaeli i Amiudit.”

29 Kėta janė njerėzit qė Zoti u urdhėroi t’ua ndajnė bijve tė Izraelit dheun e Kanaanit.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Kufijtė e vendit