Kapitujt

Numrat: 35. Pjesa e levitėve

35

1 Po edhe kėto i tha Zoti Moisiut nė rrafshin e Moabit, pėrbri Jordanit, pėrballė Jerikut:

2 “Urdhėroju bijve tė Izraelit t’ua japin levitėve prej pronave tė tyre disa qytete pėr tė banuar dhe kullotat rreth qyteteve. 3 Qytetet le t’i kenė pėr tė banuar e kullotat pėrreth pėr tė mbajtur bagėtitė, gjėnė e gjallė tė tyre. 4 Kullotat qė do t’ua lėshoni levitėve le tė shtrihen jashtė mureve tė qyteteve deri nė njė mijė kutė hapėsirė. 5 Matni prej qytetit jashtė nė lindje dy mijė kutė, nė jug po ashtu dy mijė kutė, po edhe nė anė tė detit ‑ qė ėshtė nė perėndim ‑ dy mijė kutė, po dhe nė anė tė veriut tė jetė e njėjta masė. Qytetet le tė jenė nė mjedis. Kaq do tė jetė rrethina e qyteteve tė tyre.

6 Prej qyteteve qė keni pėr t’ua dhėnė levitėve, gjashtė le tė jenė qytete strehim, ku tė mund tė strehohet ai qė gand derdhi gjakun. Pėrveē kėtyre, jepuni edhe dyzet e dy qytete tė tjera, 7 d. m. th. tė gjitha sė bashku dyzet e tetė me rrethinat e tyre. 8 Qytetet qė do t’i ndani prej pronės sė bijve tė Izraelit, merrni mė shumė prej atyre qė kanė shumė e mė pak prej atyre qė kanė pak. Secili fis le t’ua lėshojė qytetet levitėve sipas masės sė pronės sė vet”.

Qytetet strehim

9 Zoti i tha Moisiut: 10 “Fol me bijtė e Izraelit e thuaju:

Kur ta kaloni Jordanin nė dheun e Kanaanit, 11 zgjidhni qytetet qė do tė jenė strehė pėr tė ikur, pėr ata qė pa dashur vranė ndonjė njeri. 12 Kėto qytete le tė jenė pėr ju strehim kundėr hakmarrėsve qė vrastari tė mos vdesė pa pasė dalė nė gjyq para bashkėsisė dhe pa pasė qenė gjykuar rasti i tij. 13 Prej gjashtė qyteteve qė do t’i ndani si qytet strehim, 14 tri le tė jenė pėrtej Jordanit e tri nė dheun e Kanaanit.

15 Kėto gjashtė qytete le tė jenė pėr strehimin qoftė tė bijve tė Izraelit qoftė edhe pėr tė ardhur e shtegtarė qė nė kėto gjashtė tė strehohet ai qė gand derdhi gjakun.

16 Por nėse ndokush godit ndokėnd me ndonjė gjė tė hekurt dhe i godituri vdes, goditėsi le tė jetė fajtor i vrasjes, le tė vdesė edhe ai. 17 Nėse e gjuan me gur vdekjeprurės, dhe i godituri vdes, po ashtu goditėsi le tė dėnohet. 18 Nėse e godit me dru qė mund ta vrasė dhe e vret; ėshtė vrastar, edhe ai le tė dėnohet me vdekje. 19 Hakmarrėsi i gjakut le ta vrasė! Posa ta takojė, le ta vrasė! 20 Nėse ndokush e shtyn ndokėnd prej urrejtjes ose hedh ndonjė gjė me qėllim nė tė 21 ose, pse e ka armik, i bie me dorė, dhe i godituri vdes, goditėsi ėshtė fajtor i vrasjes: hakmarrėsi i gjakut, posa ta gjejė, le ta vrasė.

22 Por, nėse e godit rastėsisht e pa mėri dhe, nėse hedh ndonjė gjė nė tė pa qėllim, 23 ose nga pavėmendja lėshon ndonjė gur nė tė, pa e pasė parė, e ky vdes, megjithėse nuk e urreu as nuk ia deshi tė keqen, 24 le tė vendosė bashkėsia ndėrmjet goditėsit dhe kėrkuesit tė gjakut sipas kėtyre rregullave 25 dhe le ta lirojė vrastarin prej dorės sė kėrkuesit tė gjakut dhe le ta ēojė nė qytetin strehim ku qe strehuar. Le tė qėndrojė aty deri qė kryeprifti, qė ėshtė i shuguruar me vajin e shugurimit, tė vdesė. 26 Por, nėse vrastari del prej qytetit strehim, nė tė cilin ėshtė strehuar 27 dhe e gjen kėrkuesi i gjakut jashtė kufijve tė qytetit strehim dhe e vret, kjo nuk i ēmohet si njerivrasje, 28 sepse i dali nė gjak e ka pasur pėr detyrė tė qėndrojė nė qytetin e strehimit derisa tė vdesė kryeprifti.

Pasi tė vdesė kryeprifti vrastari le tė kthehet nė tokėn e vet.

29 Kjo le tė jetė pėr ju rregullore drejtėsie prej breznie nė brezni kudo qė tė banoni.

30 Vrastari le tė vritet vetėm nėn dėshminė e disa dėshmitarėve; me dėshminė e vetėm tė njė dėshmitari askush tė mos dėnohet me vdekje. 31 Nuk guxoni tė merrni shpėrblimin pėr vrastarin qė e meriton vdekjen: por le tė vdesė. 32 As mos e pranoni shpėrblimin e askujt qė ėshtė strehuar nė qytetin strehim, qė tė kthehet e tė jetojė nė truallin e vet para se tė vdesė kryeprifti. 33 Mos e bėni tė papastėr tokėn e banimit tuaj, sepse gjaku e bėn tokėn tė papastėr, dhe mbi tė nuk mund tė bėhet tjetėr rit zgjidhjeje, pėrveē me gjakun e atij qė e derdhi gjakun e tjetrit. 34 Mos e ndyni tokėn e banimit tuaj, ndėrsa e dini se unė banoj me ju. Sepse unė jam Zoti qė banoj ndėr bijtė e Izraelit”.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Numrat > Pjesa e levitėve