Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 3. Pushtimi i mbretėrisė sė Ogut

3

1 “Atėherė u kthyem dhe morėm udhėn drejt Basanit. Nė Edrai na doli para pėr tė luftuar Ogu, mbreti i Basanit, me mbarė popullin e vet. 2 Atėherė Zoti mė tha: ‘Mos e druaj aspak, sepse ta lėshova nė dorėn tėnde me mbarė popullin dhe me tokėn e tij. Bėj me tė siē bėre me Sehonin, mbretin e amorrenjve, qė banonte nė Hesebon.’ 3 Kėshtu, pra, Zoti, Hyji ynė, na e dorėzoi edhe Ogun, mbretin e Basanit, dhe mbarė popullin e tij. I goditėm edhe ata derisa i zhdukėm. 4 Asokohe i zaptuam tė gjitha qytetet e tija. Asnjė qytet nuk na shpėtoi: pushtuam gjashtėdhjetė qytete, mbarė krahinėn Argob, mbretėrinė e Ogut nė Basan. 5 Tė gjitha qytetet ishin tė mbrojtura me mure tė larta, me dyer e me shula. Pa pėrmendur fshatrat e panumėrta qė ishin tė parrethuara me mure. 6 Edhe ato i ngarkuam me “mallkim”, siē bėmė me Sehonin, mbretin e Hesebonit: i zhdukėm qytetet, trim e grua e fėmijė; 7 kurse bagėtitė dhe prenė e atyre qyteteve i rrėmbyem.

8 Asokohe e morėm tokėn prej duarve tė dy mbretėrve tė amorrenjve, qė jetonin nė anėn e andejme tė Jordanit, prej pėrroit Arnon deri nė malin Hermon 9 ‑ sidonėt e quajnė Hermonin Sarion, kurse amorrenjtė Sanir ‑ 10 tė gjitha qytetet qė janė nė rrafsh, mbarė tokėn Galaad e Basan deri nė Selkė e nė Edrai, qytetet e mbretėrisė sė Ogut nė Basan.

11 Prej refaitėve kishte mbetur vetėm Ogu, mbreti i Basanit. Mund tė shihet shtrati i tij, shtrat hekuri. A nuk ėshtė nė Rabė tė amonėve? Ėshtė i gjatė nėntė kute e i gjerė katėr kute, me kut tė rėndomtė burri.”

Ndarja e Transjordanisė

12 “Dhe asokohe e pushtuam edhe kėtė tokė, prej Aroerit qė ėshtė nė bregun e pėrroit Arnon, e deri nė gjysmėn e malit Galaad: qytetet e saja ua dhashė Rubenit e Gadit. 13 Pjesėn tjetėr tė Galaadit dhe mbarė Basanin, mbretėrinė e Ogut, ia dhashė gjysmės sė fisit tė Manaseut, mbarė krahinėn Argob. Mbarė Basani quhet toka e refaitėve. 14 Jairi, biri i Manaseut, e mori pėr pronė mbarė krahinėn e Argobit deri nė kufijtė e Gesuriut e tė Mahatit. Ai e quajti me emrin e vet Basan Havot Jair /d. m. th. Fshatrat e Jairit/, deri nė ditėn e sotme. 15 Mahirit ia lėshova Galaadin. 16 Fiseve tė Rubenit e tė Gadit ua lėshova prej Galaadit deri nė pėrruan Arnon ‑ pėr kufi gjysma e lumit e deri nė lumin Jabok, qė ėshtė kufi me bijtė e Amonit. 17 Si kufi shėrbenin Araba e Jordani prej Keneretit e deri nė detin e Arabės, qė ėshtė Deti i Kripur, nė rrėzė tė malit Fazga nė lindje.”

Udhėzimet e fundit tė Moisiut

18 “Asokohe ju pata urdhėruar: ‘Zoti, Hyji juaj, jua dha pėr pronė kėtė tokė. Tė gjithė trimat, tė aftė pėr luftė tė armatosur, le t’u prijnė vėllezėrve, bijve tė Izraelit. 19 Gra e fėmijė e bagėti ‑ e di se keni shumė ‑ le tė rrinė nė qytetet qė jua dhashė, 20 derisa Zoti, Hyji juaj, t’u japė paqe edhe vėllezėrve tuaj, siē jua dha juve, dhe ta marrin nė pronė edhe ata tokėn qė Zoti, Hyji juaj, do t’ua japė edhe atyre pėrtej Jordanit. Atėherė lė tė kthehet secili nė pronėn e vet qė jua dhashė.

21 Asohere edhe Jozuehit i dhashė kėtė urdhėr:’Ti me sytė e tu pe se ēfarė u bėri Zoti, Hyji juaj, kėtyre dy mbretėrve: kėshtu do t’ua bėjė tė gjitha mbretėrive nėpėr tė cilat do tė kalosh. 22 Mos i druaj! Pėr ju do tė luftojė Zoti, Hyji juaj!’

23 Asohere iu luta Zotit e thashė: 24 ‘O Zot, Hyj, ti fillove t’ia dėftosh shėrbėtorit tėnd madhėrinė tėnde dhe dorėn e fuqishme! E, nė tė vėrtetė, nuk ka tjetėr Hyjni as nė qiell as nė tokė, qė mund t’i bėjė veprat e tua e tė krahasohet me fuqinė tėnde. 25 Mė lejo tė kaloj matanė Jordanit e ta shoh kėtė tokė tė mirė, kėtė krahinė tė mrekullueshme malore dhe Libanin!’ 26 Po Zoti u hidhėrua me mua pėr shkakun tuaj, nuk ma dėgjoi lutjen, por mė tha: ‘Lėre! As mos fol mė pėr kėtė gjė me mua! 27 Por, ngjitu nė majė tė Fazgės dhe lėshoja sytė nė perėndim, nė veri, nė jug e nė lindje e merre me sy, sepse Jordanin ti s’do ta kalosh! 28 Jepi urdhrat e tua Jozuehut, jepi zemėr e guxim, sepse ai do ta kalojė Jordanin e do t’i prijė kėtij populli dhe ai do t’ua ndajė kėtė tokė qė do ta shikosh ti!’

29 E kėshtu zumė vend nė luginėn pėrballė Betfegorit.”

Pabesnikėria e Feorit dhe urtia e vėrtetė 

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Pushtimi i mbretėrisė sė Ogut