Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 4. Pabesnikėria e Feorit dhe urtia e vėrtetė

4

1 “E tani, o Izrael, dėgjo urdhėrimet dhe rregulloret qė po jua mėsoj qė, duke i kryer ato, tė jetoni dhe tė hyni e ta bėni pronė tokėn qė Zoti, Hyji i etėrve tuaj, do t’jua japė. 2 Mos u shtoni asgjė urdhrave qė po ju jap dhe mos u mungoni asgjė! Mbani urdhėrimet e Zotit, Hyjit tuaj, qė po jua jap unė.

3 Sytė tuaj panė gjithēka Zoti bėri kundėr Beelfegorit, sesi i pėrfaroi tė gjithė adhuruesit e tij prej mesit tuaj, 4 kurse ju qė i qėndroni besnikė Zotit, Hyjit tuaj, jeni gjallė tė gjithė deri nė ditėn e sotme.

5 Ja, po ju mėsoj urdhėrimet e rregulloret, si mė urdhėroi Zoti, Hyji im, qė t’i zbatoni nė tokėn qė do ta merrni pronė, 6 qė t’i mbani e t’i vini nė zbatim. Kjo do t’ju bėjė tė dijshėm e tė urtė nė sytė e popujve. Kur t’i kenė dėgjuar tė gjitha kėto urdhėrime, do tė thonė:’Ja, njė popull i dijshėm e i kuptueshėm! Ky qenka popull madhor!’ 7 E njėmend, ku gjendet njė popull tjetėr aq i madhėrueshem, qė t’i ketė hyjnitė e veta kaq afėr vetes, siē ėshtė pranė nesh nė tė gjitha kėrkesat tona Zoti, Hyji ynė?! 8 Dhe, ku ka njė popull tjetėr kaq tė pėrmendur qė tė ketė urdhėrime e rregullore tė drejta, siē ėshtė i tėrė ky Ligj, qė unė sot po e shtroj para syve tuaj?!”

Zbulesa e Horebit dhe kėrkesat e saj

9 “Kujdes, pra, ki mendjen mirė tė mos i harrosh assesi ngjarjet qė i pe me sytė e tu e tė mos zbehen askurrė gjatė krejt jetės sate! Mėsojua fėmijėve e nipave tė tu!

10 Ti ishe aty pranė nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd, nė Horeb, kur Zoti mė urdhėroi:’ Bashkoje popullin rreth meje! Dua t’i dėgjojnė urdhrat e mi e tė mėsojnė tė mė druan e tė mė nderojnė pėr sa kohė tė jetojnė mbi tokė dhe t’i mėsojnė fėmijėt e vet. ‘11 E ju u afruat e qėndruat nė kėmbė nė rrėzė tė malit, i cili digjej flakė deri nė qiell. Ishte errėsirė, re e terr i dendur! 12 Prej mesit tė zjarrit ju foli Zoti: tingullin e fjalėve e dėgjuat, por trajtėn e folėsit nuk e patė. 13 Jua shpalli besėlidhjen e vet dhe ju urdhėroi ta zbatoni ‑ Dhjetė Urdhėrimet, qė i shkroi nė dy rrasat e gurta. 14 Asohere mė urdhėroi edhe mua t’jua mėsoj urdhėrimet e rregullat qė duhet t’i vini nė veprim nė tokėn qė do ta merrni trashėgim.

15 T’ia vini mendjen mirė vetes: atė ditė, kur Zoti foli nė Horeb prej mesit tė zjarrit, ju nuk patė kurrfarė trajte tė tij. 16 Kini kujdes qė rastėsisht tė mos prisheni e tė punoni pėr vete ndonjė idhull, ndonjė trajtė ēfarėdo tė ndonjė hyjnie, figurė njeriu a gruaje, 17 figurė, s’ka rėndėsi, tė sė cilės bagėti qė jeton mbi tokė, o tė shpendėve qė fluturojnė nėn kupėn qiellore, 18 ose tė zvarranikėve qė lėvizin mbi tokė, ose tė peshqve qė jetojnė nė ujė nėn tokė; 19 dhe qė, duke ngritur sytė nė qiell, tė shikosh diellin, hėnėn e yjet ‑ mbarė ushtrinė qiellore ‑ dhe tė mos tradhtohesh prej gabimit e t’i adhurosh e t’u shėrbesh! Kėto gjėra ua dha Zoti, Hyji yt, tė gjithė popujve qė janė nėn qiell, 20 kurse ju Zoti ju nxori nga furrėnalta e hekurit tė Egjiptit, qė t’ju ketė popull pronė, siē jeni edhe sot e kėsaj dite.”

Synime ndėshkimi e kthimi

21 “Porse, pėr shkak tuaj, u hidhėrua kundėr meje dhe u pėrbetua se nuk do ta kaloja Jordanin dhe se nuk do tė hyja nė tė mirėn tokė, tė cilėn Zoti, Hyji yt, do ta japė ty trashėgim. 22 Ja, do tė vdes nė kėtė vend e nuk do ta kapėrcej Jordanin; ju do tė kaloni dhe do ta trashėgoni kėtė tokė tė bekuar. 23 Ruajuni fort, tė mos e harroni kurrsesi besėlidhjen e Zotit, Hyjit tuaj, qė e lidhi me ju e tė gaboni e tė punoni trajta tė gdhendura tė ēfarėdo kafshe qė Zoti, Hyji juaj, i ndaloi tė bėhen. 24 Sepse Zoti, Hyji yt, ėshtė zjarr pėrpijės, Perėndi ziliqar.

25 Kur t’ju lindin fėmijė e nipa e tė keni banuar gjatė nė atė vend dhe, nėse prisheni e punoni ēfarėdo idhulli, e kėshtu veproni keq para Zotit, Hyjit tėnd, duke e ngacmuar tė hidhėrohet, 26 pasha qiellin e pasha tokėn, qė po jua bėj unė sot, do tė zhdukeni shpejt prej tokės qė do ta trashėgoni pasi tė kaloni Jordanin. Nuk do tė jetoni gjatė nė tė, por do t’ju shfarosė Zoti 27 dhe do t’ju shpėrndajė ndėr popuj, dhe pak prej jush do tė mbesin gjallė nėpėr kombe, ndėr tė cilat to t’ju tresė Zoti. 28 Atje do t’u shėrbeni hyjnive qė i punoi dora e njeriut, prej drurit dhe gurit, qė nuk shohin as s’dėgjojnė, qė s’hanė as marrin erė.

29 Atėherė prej atje do ta kėrkosh Zotin, Hyjin tėnd; do ta gjesh nėse do ta kėrkosh me gjithė zemėr e me gjithė shpirt. 30 Pasi nė vėshtirėsinė tėnde tė kanė ndodhur tė gjitha kėto qė janė parathėnė, dikur do tė kthehesh te Zoti, Hyji yt, dhe atėherė do ta dėgjosh zėrin e tij, 31 sepse Zoti, Hyji yt, ėshtė Hyj i mėshirshėm. Ai nuk do tė heqė dorė prej teje, as nuk do tė tė shfarosė krejtėsisht, as nuk do ta qesė nė harresė besėlidhjen, nė tė cilėn iu pėrbetua etėrve tė tu.”

Madhėria e zgjedhjes hyjnore

32 “Shqyrtoji kohėt e lashta qė qenė para teje, qė prej ditės kur Zoti e krijoi njeriun pėrmbi tokė, shqyrto prej njė skaji tė rruzullit nė tjetrin: A ka ndodhur ndonjė gjė kaq e madhe? A ėshtė dėgjuar njė gjė e tillė? 33 A ka ndokund ndonjė popull qė e ka dėgjuar Hyjin duke folur prej mesit tė zjarrit, siē e dėgjove ti dhe tė ketė mbetur gjallė? 34 Ose, a ka sprovuar ndonjė herė Hyji tė hyjė e tė marrė pėr vete njė komb nė mes tė njė populli tjetėr me provė, me shenja e me mrekulli, me luftė, me dorė tė fortė, me krah tė ngritur e me tmerr tė madh siē i bėri tė gjitha kėto ndėr sytė tuaj pėr ju Zoti, Hyji juaj, nė Egjipt?!

35 Kjo t’u dėftua ty qė ta dish se Zoti ėshtė vetė Hyji dhe se nuk ka tjetėr pėrveē atij. 36 Prej qiellit bėri ta dėgjosh zėrin e tij qė tė mėsonte; pėrmbi tokė ta ka dėftuar zjarrin e vet tė madh dhe i dėgjove fjalėt e tija prej mesit tė zjarrit, 37 sepse i deshi etėrit e tu dhe i zgjodhi pėr vete pasardhėsit e tyre. Ai tė nxori me fuqinė e vet prej Egjiptit dhe me njė forcė tė madhe, 38 pėr tė dėbuar para teje, nė hyrjen tėnde, popuj mė tė mėdhenj e mė tė fortė se ti, pėr tė tė futur ty nė vendin e tyre e pėr ta dhėnė ty tokėn e tyre pėr pronė siē po sheh se po ndodh sot.

39 Mirė, pra, dije sot dhe thadroje thellė nė zemrėn tėnde se Zoti ėshtė Hyj lart nė qiell e poshtė mbi tokė ‑ e tjetėr nuk ka! 40 Mbaji urdhėrimet e tija dhe ligjet e tija qė unė po t’i jap sot, qė tė jesh mirė ti dhe bijtė e tu pas teje e tė qėndrosh pėr njė kohė tė gjatė mbi tokėn qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė. ’“

Qytetet strehim

41 Asohere Moisiu i ndau tri qytete pėrtej Jordanit, nė krahun e lindjes, 42 qė tė strehohet nė to ai qė e vret gand tė afėrmin e vet, me tė cilin mė parė nuk ka pasur kurrfarė armiqėsie: qė duke u strehuar nė njėrin ndėr kėto qytete, ta shpėtojė jetėn. 43 Qytetet ishin: Bosori, nė shkretėtirė, qė ėshtė nė rrafshnaltėn, pėr fisin e Rubenit, Ramoti nė Galaad, pėr fisin e Gadit dhe Golani nė Basan, pėr fisin e Manaseut.

FJALIMI I DYTĖ I MOISIUT

44 Ky ėshtė Ligji qė e shpalli Moisiu para bijve tė Izraelit. 45 Kėto janė dėshmitė, urdhėrimet e rregulloret, pėr tė cilat u foli bijve tė Jordanit, nė luginėn pėrballė Betfegorit, nė tokėn e Sehonit, mbretit tė amorrenjve, qė banonte nė Hesebon, tė cilin e goditėn Moisiu dhe bijtė e Izraelit kur dolėn prej Egjiptit. 47 Ata e pushtuan tokėn e tij dhe tokėn e Ogut, mbretit tė Basanit, dy mbretėrve amorrenj, qė ishin pėrtej Jordanit, nė krahun ku lind dielli, 48 prej Aroerit, qė ėshtė mbi bregun e pėrroit Arnon, deri te mali Sion, qė ėshtė Hermoni, 49 mbarė Arabėn, pėrtej Jordanit, nė krahun e lindjes e deri nė detin e Arabės, deri nė rrėzė tė malit Fazgė.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Pabesnikėria e Feorit dhe urtia e vėrtet...