Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 9. Fitorja i pėrket Zotit e jo trimėrisė sė Izraelit

9

1 “Dėgjo, o Izrael: sot po kalon pėrtej Jordanit pėr tė shpronėsuar popuj mė tė mėdhenj e mė tė fortė sė vetja jote; qytete tė mėdha e tė fortifikuara deri nė qiell, 2 madje edhe njė popull tė madh, shtat lartė, enacitėt. Ti i njeh, ti ke dėgjuar se thuhet: atyre askush s’mund t’u qėndrojė pėrballė. 3 Dije, pra, se sot Zoti, Hyji yt, do tė kalojė para teje. Ai ėshtė zjarr qė pėrpin. Ai do t’i godasė e do t’i shtrojė para teje. E ti atėherė do t’i dėbosh e do t’i shfarosėsh me tė shpejtė, ashtu si tė ka thėnė Zoti.

4 E kur Zoti, Hyji yt, t’i ketė dėbuar para teje, ruaj se thua nė zemrėn tėnde: ‘Nė saje tė drejtėsisė sime ma dha Zoti pėr pronė kėtė tokė, ’ sepse Zoti i dėbon para teje ata popuj pėr shkak tė paudhėsive tė tyre. 5 Por ti nuk do tė hysh pėr ta trashėguar vendin e tyre nė saje tė drejtėsisė sate ose tė zemrės sate tė mirė; arsyeja ėshtė se ata popuj vepruan keq, e pėr tė futur ty, Zoti, Hyji yt, do t’i asgjėsojė ata dhe kėshtu do ta mbajė fjalėn me tė cilėn iu pėrbetua etėrve tė tu: Abrahamit, Izakut e Jakobit. 6 Pranoje, pra, se Zoti, Hyji yt, nuk ta dha pėr trashėgim kėtė tokė tė mrekullueshme nė saje tė drejtėsisė sate: pėrkundrazi, ti je njė popull tejet kokėfortė.”

Mėkati i Izraelit nė malin Horeb e ndėrmjetėsimi i Moisiut

7 “Le tė tė bjerė nė mend dhe mos e harro assesi sesi e bėre tė hidhėrohet nė shkretėtirė Zoti, Hyji yt. Qė prej ditės qė dole nga Egjipti, derisa arritėt kėtu, gjithmonė i keni kundėrshtuar Zotit. 8 Ju edhe nė Horeb e hidhėruat Zotin dhe deshi t’jua tresė farėn. 9 Kur u ngjita unė nė mal pėr tė marrė rrasat e gurit, rrasat e besėlidhjes qė lidhi me ju Zoti, dhe qėndrova nė mal dyzet ditė e dyzet net, pa ngrėnė bukė e pa pirė ujė, 10 atėherė Zoti m’i dha dy rrasat e gurta, tė shkruara me gishtin e Tėnzot qė pėrmbanin tė gjitha urdhėrimet qė jua tha prej zjarrit nė mal kur u bė tubimi i gjithmbarshėm i popullit. 11 Pasi kaluan dyzet ditė dhe po aq net, Zoti m’i dha dy rrasat e gurit, rrasat e besėlidhjes 12 dhe mė tha: ‘ngrihu vrik dhe zbrit prej kėndej, sepse populli yt mėkatoi! Populli qė e nxore nga Egjipti pėrnjėherė e la rrugėn qė i kam urdhėruar! Punuan pėr vete idhullin!’ 13 E atėherė mė tha :’Mirė po e shoh se ky popull ėshtė kokėtrashė! 14 Mė lėr t’ua humbas farėn e t’ua zhduk emrin e tyre nėn kupėn e qiellit! Atėherė prej teje do tė bėj njė popull mė tė fortė e mė tė madh se ky.’

15 E kur, duke u kthyer, po zbrisja nga mali qė digjej flakė e nė tė dy duart mbaja dy rrasat e besėlidhjes 16 dhe pashė se ju kishit mėkatuar kundėr Zotit, Hyjit tuaj, dhe se kishit punuar viēin prej metalit dhe e kishit lėnė aq shpejt udhėn qė Zoti jua kishte urdhėruar, 17 kapa dy rrasat, i flaka me tė dy duart e mia dhe i copėtova para syve tuaj.

18 Atėherė rashė me fytyrė pėr dhe para Zotit. Pėr dyzet ditė e dyzet net ‑ si mė parė ‑ as hėngra bukė as piva ujė pėr shkak tė tė gjitha mėkateve tuaj qė i bėtė kundėr Zotit duke e ngucur tė hidhėrohet. 19 E kisha frikė hidhėrimin dhe felgrimin e tij qė ishte ndezur flakė kundėr jush dhe deshi t’jua treste farėn. Por edhe kėsaj here Zoti mė dėgjoi. 20 I hidhėruar fort edhe me Aronin, deshi edhe ta asgjėsonte; u luta po ashtu edhe pėr tė.

21 Atėherė mėkati qė ju kishit bėrė, d. m. th. viēin, mora dhe e dogja nė zjarr, e bėra copė e thėrimė, dhe pasi e bėra krejtėsisht pluhur, e hodha nė pėrruan qė rrjedh nga mali. «

Faje tė tjera. Lutjet e Moisiut

22 “Po ashtu edhe nė Taberė, nė Masė e nė Cibrotataavė e hidhėruat Zotin. 23 E kur Zoti ju dėrgoi prej Kadesbarnesė e ju tha: ‘Ngjituni dhe pushtojeni tokėn qė jua dhashė’, ju e pėrbuzėt urdhrin e Zotit, Hyjit tuaj, dhe nuk i bėsuat, e nuk deshėt ta dėgjonit zėrin e tij; 24 gjithmonė qetė kryengritės kundėr Zotit qė ditėn qė fillova t’ju njoh.

25 Rashė pėrmbys para Zotit dhe pėr ato dyzet ditė e dyzet net i lutesha me pėrultėsi qė tė mos ju zhdukte siē ishte kėrcėnuar. 26 Nė lutje i thosha: O Zot, Hyj, mos e asgjėso popullin tėnd, trashėgimin tėnd! Ti vetė e shpėtove me madhėrinė tėnde dhe e nxore nga Egjipti me dorė tė pushtetshme. 27 Le tė tė bien nė mend shėrbėtorėt e tu Abrahami, Izaku e Jakobi! Mos i vėr vesh ngurtėsisė, paudhėsisė dhe mėkatit tė kėtij populli, 28 qė tė mos thonė ndoshta banorėt e vendit prej nga na nxore: ‘Zoti nuk mundi t’i ēojė nė tokėn qė ua pati premtuar; i urrente: pėr kėtė edhe i nxori, qė t’i vriste nė shkretėtirė.’ 29 E pra, kėta janė populli yt, trashėgimi yt, qė me fuqinė tėnde tė madhe e krahun tėnd tė tendur i nxore nga skllavėria.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Fitorja i pėrket Zotit e jo trimėrisė sė...