Kapitujt

Zanafilla: 12. II. HISTORIA E ABRAHAMIT

12

Thirrja e Abrahamit

1 Zoti i tha Abrahamit:

“Dil prej vendit tėnd dhe prej vėllazėrisė sate,

e prej shtėpisė sė babait tėnd

nė drejtim tė njė vendi qė do tė ta tregoj.

2 Prej teje do tė bėj njė popull tė madh

dhe do tė tė bekoj.

Do ta bėj tė madh emrin tėnd.

Ti vet do tė jesh bekim.

3 Do t’i bekoj ata qė do tė bekojnė ty,

do t’i mallkoj ata qė do tė mallkojnė ty.

Nė ty do tė bekohen tė gjitha fiset e tokės”!

4 Atėherė Abrahami u nis siē i kishte urdhėruar Zoti dhe me tė shkoi edhe Loti. Abrami kishte shtatėdhjetė e pesė vjet, kur ēoi prej Harranit. 5 E mori Sarajėn, gruan e vet, dhe Lotin, djalin e vėllait tė vet, si dhe tė gjithė pasurinė e tundshme qė kishte fituar po dhe njerėzit qė kishte fituar nė Harran dhe u nisėn drejt dheut tė Kanaanit. Arritėn nė dheun e Kanaanit.

6 Abrami e pėrshkoi tokėn deri te vendi Sihem, deri te Qarri More. Nė atė vend atėbotė banonin kanaanėt. 7 Zoti iu dėftua Abramit dhe i tha: “Farės sate do t’ia jap kėtė vend”.

Abrami, nė nder tė Zotit qė iu dėftua, e ndėrtoi aty njė lter.

8 Prej andej kaloi nė malin qė ishte nė lindje tė Betelit, aty e nguli ēadrėn e vet duke pasur nė perėndim Betelin e nė lindje Hajin. Edhe aty e ndėrtoi njė lter nė nder tė Zotit dhe thirri nė ndihmė emrin e Tij. 9 Abrami kaloi prej njė zemėrimie nė tjetrėn deri nė Nageb.

Abrami nė Egjipt

10 Nė vend u bė zi buke dhe Abrami zbriti nė Egjipt pėr tė kaluar pak kohė atje: sepse uria nė vend ishte shumė e rėndė. 11 Kur u afrua, para se tė hynte nė Egjipt, i tha Sarajės, gruas sė vet: “E di se je grua e bukur 12 dhe se, kur tė shohin egjiptianėt, do tė thonė: ‘Ėshtė gruaja e tij’; mua do tė mė vrasin e ty do tė lėnė gjallė. 13 Po tė lutem, pra, thuaj se je motra ime, qė tė mė bėjnė mirė nė saje tėnde e tė mos ma marrin jetėn pėr hir tėnd”. 14 Kėshtu, pra, kur Abrami hyri nė Egjipt, egjiptianėt panė se gruaja ishte shumė e bukur. 15 E panė edhe oborrtarėt e faraonit dhe e lėvduan atė nė praninė e tij. Kėshtu, gruaja qe marrė dhe ēuar nė shtėpinė e faraonit. 16 Abramin e morėn me tė mirė pėr shkak tė saj. Ai fitoi bagėti tė imėta e tė trasha, gomarė, skllevėr, shėrbėtore dhe deve. 17 Por, Zoti i ēoi faraonit dhe familjes sė tij shumė tė kėqija pėr shkak tė Sarajės, gruas sė Abramit. 18 Faraoni e thirri Abramin e i tha: “Ēka mė bėre kėshtu? Pse nuk mė tregove se ėshtė gruaja jote? 19 Pėr ē’arsye the se ėshtė motra jote dhe unė e mora pėr grua? Tani, pra, ja, gruan tėnde! Merre dhe shko!”. 20 Faraoni u urdhėroi njerėzve tė vet pėr Abramin; ata e pėrcollėn atė dhe gruan e tij me tė gjithė pasurinė qė kishte.

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Zanafilla > II. HISTORIA E ABRAHAMIT