Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 11. Pėrvoja e izraelitėve

11

1 “Duaje, pra, Zotin, Hyjin tėnd, e zbato gjithmonė ēka tė urdhėron tė zbatosh: urdhėrimet, ligjet e rregulloret e tija!

2 Pranojeni sot ‑ nuk po ju drejtohem fėmijėve tuaj, sepse ata nuk i njohėn as nuk i panė mėsimet e Zotit, Hyjit tuaj ‑ madhėrinė e tij, dorėn e fortė dhe krahun e nderė:

3 ‑ shenjat e veprat e tija qė ia bėri nė mes tė Egjiptit faraonit mbret e mbarė vendit tė tij;

4 ‑ ēfarė i bėri ushtrisė egjiptiane, kuajve e karrocave, sesi i mbuluan ujėrat e Detit tė Kuq, kur po ju pėrndiqnin ju: ‑ Zoti i shpartalloi deri nė ditėn e sotme;

5 ‑ ēfarė ju bėri juve nė shkretėtirė derisa arritėt nė kėtė vend;

6 ‑ ēfarė bėri me Datanin e me Abironin, bijtė e Eliabit, prej fisit tė Rubenit, si e hapi toka grykėn e vet dhe i pėrpiu me familje, me tenda e me mbarė pasurinė e tyre qė kishin nė mes tė Izraelit. 7 Sytė tuaj i panė tė gjitha kėto emnesa qė bėri Zoti!”

Premtime e porosi

8 “Zbatoni, pra tė gjitha urdhėrimet qė po jua jap sot, qė tė jeni tė fortė e tė mund tė hyni e ta pushtoni tokėn, nė tė cilėn po hyni pėr ta bėrė pronė, 9 kėshtu qė tė jetoni njė kohė tė gjatė nė tokėn qė Zoti me pėrbetim ua pati premtuar etėrve tuaj dhe pasardhėsve tė tyre, nė tokėn qė rrjedh qumėsht e mjaltė.

10 E toka, nė tė cilėn do tė hysh pėr ta bėrė pronė, nuk ėshtė porsi toka e Egjiptit, prej sė cilės dole, ku, kur hidhje farėn, tė duhej ta lagie duke i prirė ujit me kėmbė, siē laget kopshti; 11 ėshtė tokė malore e luginore qė e pret shiun nga qielli. 12 Pėr tė Zoti, Hyji yt, gjithmonė kujdeset. Sytė e tij janė mbi tė qė nga fillimi i vitit deri nė mbarimin e tij.

13 E nėse, do t’i dėgjoni vėrtet, urdhėrimet e mia, qė unė po jua jap sot, e do ta doni Zotin, Hyjin tuaj, e do t’i shėrbeni me gjithė zemrėn tuaj e me gjithė shpirtin tuaj, 14 do t’i jap tokės suaj shira nė kohėn e duhur: nė vjeshtė e nė pranverė, e do tė mund ta mbledhėsh drithin tėnd, verėn tėnde e vajin tėnd; 15

nė fusha do tė bėj tė rritet bari pėr bagėtitė e tua. Edhe ti do tė hash e do tė ngihesh.

16 Ruhuni tė mos ju tradhtojė zemra e tė largoheni prej Zotit dhe t’u shėrbeni e t’i adhuroni zotat e huaj, 17 qė tė mos e hidhėroni Zotin kundėr jush e ta mbyllė qiellin e tė mos bjerė shi, qė toka tė mos e japė prodhimin e vet, se atėherė me tė shpejtė do tė zhdukeni prej tokės sė mirė qė do t’jua japė Zoti.”

Pėrfundim

18 “Thadroni, pra, kėto fjalė tė mia nė zemrėn e nė shpirtin tuaj; si shenjė lidhni nė dorėn tuaj dhe vendosni porsi varėse ndėrmjet syve tuaj! 19 Mėsojuani fėmijėve tuaj! Fol pėr to kur tė jesh nė shtėpinė tėnde e kur tė jesh nė udhė; kur tė biesh e kur tė ēohesh! 20 Shkruaj nė ballėzinat e shtėpisė sate e nė dyert e tua, 21 qė ditėt ė tua e ditėt e bijve tė tu nė tokėn qė Zoti premtoi me pėrbetim t’ua japė etėrve tė tu ‑ tė jenė tė shumtė si ditėt e qiellit pėrmbi tokė.

22 Nėse do t’i mbani vėrtet tė gjitha kėto urdhėrime, qė po jua jap unė dhe do t’i zbatoni e do ta doni Zotin, Hyjin tuaj, nėse do tė ecni tė gjitha udhėve tė tija e do tė qėndroni tė lidhur ngushtė me tė, 23 Zoti do t’i dėbojė para jush tė gjitha kėto kombe e ju do t’i pushtoni edhe pse janė mė tė mėdha e mė tė forta se ju. 24 Ēdo vend qė tė shkelė kėmba juaj, do tė jetė juaji. Prej shkretėtirės e Libanit, prej lumit tė madh Eufrat e deri nė Detin Perėndimor do tė shtrihet toka juaj. 25 Askush s’do tė mund tė qėndrojė pėrballė jush. Frikėn e tmerrin tuaj do ta shtrijė Zoti, Hyji juaj, mbi ēdo vend qė do ta shkelni, siē ju ka thėnė.

26 Ja, po ju vė para sot bekimin edhe mallkimin: 27 bekimin, nėse do t’i dėgjoni urdhėrimet e Zotit, Hyjit tuaj, qė unė po ju urdhėroj sot; 28 mallkimin, nėse nuk do t’i dėgjoni urdhėrimet e Zotit, Hyjit tuaj, por do t’i shmangeni udhės qė po jua dėftoj tani unė e do tė ecni pas hyjnive tė huaja, qė nuk i njihni.

29 Kur tė tė ketė futur Zoti, Hyji yt, nė tokėn qė je nisur pėr ta pushtuar, vėre bekimin mbi malin Garizim e mallkimin mbi malin Hebal ‑ 30 qė janė pėrtej Jordanit, pėrpas udhės nė drejtim tė perėndimit, nė tokėn e kananenjve qė banojnė nė Arabė, pėrballė Galgalės qė ėshtė pranė Qarrave tė Moresė.

31 Ja, pra, po kaloni Jordanin pėr ta marrė pėr pronė tokėn qė Zoti, Hyji juaj, do t’jua japė: merreni dhe banoni nė tė. 32 Kujdesuni, pra, qė t’i vini nė zbatim tė gjitha urdhėrimet e rregullat qė po jua vė sot pėrpara.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Pėrvoja e izraelitėve