Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 12. Vendi i kulit hyjnor

12

1 “Kėto janė ligjet e rregullat, qė duhet t’i zbatoni nė tokėn qė Zoti, Hyji i etėrve tė tu, ka pėr tė ta dhėnė pėr pronė pėr tė gjitha ditėt qė do tė jetosh mbi tokė.

Vendi i kulit hyjnor

2 “Rrafshoni tė gjitha vendet, nė tė cilat popujt qė do t’i pushtoni, i kanė nderuar hyjnitė e veta, qoftė mbi male tė larta, nė kodra e nėn lėndė tė gjelbra. 3 Rrėnoni lterėt e tyre, thyeni gurėngulurit, digjni nė zjarr banirėt, copėtoni idhujt, zhduki emrat e tyre nga vende! 4 Pėr Zotin, Hyjin tuaj, mos bėni si bėjnė ata, 5 por kėrkojeni atė nė banesėn e tij, nė atė vend qė Zoti, Hyji juaj, ka pėr ta zgjedhur mes tė gjithave fiseve tuaja pėr ta cendosur Emrin e vet; atje shkoni 6 dhe paraqitni flitė e shkrumbimit e theroret tuaja, tė dhjetat dhe ndihmesat e duarve tuaja, kushtet dhe dhuratat, tė parėlindurit e gjedhėve e tė bagėtive tė imėta. 7 Aty, nė praninė e Zotit, Hyjit tuaj, hani e gėzohuni ju e familjes tuaja pėr tė gjitha veprat e duarve tuaja, nė tė cilat do t’ju ketė bekuar Zoti, Hyji juaj.

8 Nuk do tė bėni as kėshtu si bėjmė ne sot kėtu, ku secili bėn si i duket drejt, 9 sepse ende deri nė kohėn e tashme nuk keni arritur nė vendin e Pushimit e nė trashėgimin qė Zoti, Hyji juaj, do t’jua japė. 10 Do tė kaloni pėrtej Jordanit e do tė ngulni nė tokėn qė Zoti, Hyji juaj, do t’jua japė pėr pronė, qė t’ju lėnė nė qetėsi tė gjithė armiqtė tuaj pėrreth e tė banoni pa kurrfarė frike. 11 Atėherė, nė vendin qė Zoti, Hyji juaj, do ta zgjedhė pėr banim tė Emrit tė tij, atje do t’i bini tė gjitha ato qė unė ju urdhėroj: flitė e shkrumbimit, flitė e tjera tuajat, tė dhjetat, ndihmesat e duarve tuaja, dhe tė gjitha dhuratat e zgjedhura qė t’ia kushtoni Zotit. 12 Aty do tė gėzoheni nė praninė e Zotit, Hyjit tuaj, ju, bijtė e bijat tuaja, shėrbėtorėt e shėrbėtoret tuaja edhe leviti, qė banon nė qytetet tuaja, sepse ai nuk ka pronė as pjesė nė mesin tuaj.”

Pėrcaktime lidhur me fli

13 “Ruaj se i kushton flitė e tua tė shkrumbimit nė ēfarėdo vendi qė tė duket, 14 por vetėm nė atė vend qė Zoti ta ketė zgjedhur nė njėrėn ndėr fiset e tua, aty kushtoji flitė e tua tė shkrumbimit dhe bėj gjithēka tė urdhėroj unė. 15 Por, kurdo tė tė pėlqejė tė hash mish, prej e ha mish me bekimin e Zotit, Hyjit tėnd, qė ta ketė dhėnė, nė ēdo qytet tėnd. Mund tė hajė i papastėrti dhe i pastėrti asi mishi siē hahet mishi i sutės dhe i kaprollit, 16 me pėrjashtim tė gjakut; atė derdhe si ujin nė tokė. 17 Por nė qytetet e tua nuk guxon tė hash tė dhjetat e drithit, tė verės e tė vajit tėnd, tė pėrlindurit e bagėtive tė tua tė trasha e tė imėta dhe asgjė prej atyre qė i kushton as flitė vullnetare, as ndihmesat e duarve te tua: 18 por ata haji nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd, nė atė vend qė ta ketė zgjedhur Zoti, Hyji yt, haji ti e biri yt e bija jote, skllavi yt e skllavja jote dhe leviti qė jeton nė qytetin tėnd; e do tė gėzohesh nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd, pėr gjithēka tė ketė ndėrmarrė dora jote. 19 Ruaj se nuk kujdesesh pėr levitin gjatė gjithė kohės sa tė jetosh nė tokėn tėnde.

20 E kur t’i ketė zgjeruar Zoti, Hyji yt, kufijtė e tu, siē tė ka thėnė, e tė kesh dėshirė tė hash mish sipas ėndjes sė zemrės sate, ha mish sa tė dėshirojė zemra jote. 21 Nėse vendi qė e ka zgjedhur Zoti, Hyji yt, pėr tė banuar Emri i tij, ėshtė larg, prej bagėtive tė tua, tė trasha ose tė imėta, prej ēfarė tė ketė dhėnė Zoti ‑ siē tė kam urdhėruar ‑ e ha nė qytetet e tua sipas dėshirės sate. 22 Haje po ashtu siē hahet mishi i sutės dhe i kaprollit; le tė hanė i pastėrti e i papastėrti sė bashku. 23 Porse ruaju tė mos e hash gjakun; sepse gjaku ėshtė jeta e tyre dhe prandaj bashkė me mish nuk bėn ta hash edhe shpirtin. 24 Mos e ha, por derdhe nė tokė si ujėt. 25 Mos e ha qė tė jesh mirė ti e bijtė e tu pas teje, pasi bėn mirė para syve tė Zotit.

26 Kurse gjėrat qė t’i kesh shuguruar ose t’ia kesh kushtuar Zotit, merri e eja nė atė vend qė ta ketė zgjedhur Zoti, 27 dhe kushtoji flitė e tua tė shkrumbimit, mishin e gjakun pėrmbi lterin e Zotit, Hyjit tėnd; gjaku i theroreve tė tua le tė derdhet mbi lter, kurse mishin haje vetė.

28 Mbaji e dėgjoji tė gjitha qė po t’i urdhėroj, e do tė jesh i lumtur ti e bijtė e tu pas teje pėrgjithmonė, nėse do tė bėsh ē’ėshtė e mirė dhe e pėlqyeshme para syve tė Zotit, Hyjit tėnd.”

Kundėr kultit tė kananenjve

29 “Kur Zoti, Hyji yt, t’i ketė shpėrndarė para fytyrės sate popujt te tė cilėt do tė shkosh pėr t’i bėrė pronė, pasi t’i kesh bėrė pronė e tė banosh nė tokėn e tyre, 30 ruhu se bie nė leqet e tyre, pasi tė jenė shpartalluar ata me hyrjen tėnde, e i kėrkon mėnyrat si i kanė nderuar idhujt e thua: ‘Siē i nderuan zotat e tyre kėta popuj, po ashtu do t’i nderoj edhe vetė.’ 31 Mos u sill nė mėnyrė tė ngjashme me Zotin, Hyjin tėnd! Ata bėnė tė gjitha poshtėrsitė qė i neveriten Zotit, Hyjit tėnd, saqė hyjnive tė tyre u dogjėn si fli deri edhe bijtė e bijat e veta!

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Vendi i kulit hyjnor