Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 13. Kundėr ngashėnjimeve ndaj idhujtarisė

13

1Gjithēka ju urdhėroj, ruani e zbatoni; as mos shto gjė, as mos mungo”!

 Kundėr ngashėnjimeve ndaj idhujtarisė

 2“Po edhe sikur tė ngrihet nė mesin tėnd ndonjė profet ose ndonjė ėndėrrtar dhe tė shtron njė shenjė ose njė mrekulli, 3 dhe sikur ajo shenjė ose mrekulli e parashtruar, tė vėrtėtohet, por ai tė thotė: ‘Tė ndjekim tė tjerė zota ‑ qė ti nuk i ke njohur ‑ e t’u shėrbejmė atyre’, 4 mos i dėgjo fjalėt e atij profeti ose ėndėrrtari, sepse Zoti, Hyji juaj, ju vė nė provė, pėr tė ditur a e doni apo nuk e doni atė me gjithė zemėr e me gjithė shpirt. 5 Ndiqni Zotin, Hyjin tuaj, druani atė, mbani urdhėrimet e tija, dėgjojeni zėrin e tij, shėrbejini atij e qėndroni tė lidhur ngushtė me tė! 6 Kurse ai profet dhe ai ėndėrrtar i rremė, le tė vritet, sepse ka folur me qėllim qė t’ju largojė prej Zotit, Hyjit tuaj, i cili ju nxori nga toka e Egjiptit e tė shpėrbleu prej shtėpisė sė skllavėrisė; deshi tė tė bėjė ta lėsh rrugėn qė ta ka urdhėruar Zoti, Hyji yt. Zhduke tė keqen prej mesit tėnd!

 7Nėse do ta mbushė mendjen yt vėlla, biri i nėnės sate, ose biri yt, ose bija jote, ose gruaja qė e pėraqafon, ose miku qė e do si jetėn tėnde, e fshehtazi tė thotė: ‘Eja t’u shėrbejmė zotave tė huaj’, tė cilėt nuk i njohe ti as etėrit e tu, 8 hyjnive tė popujve tė afėrt ose tė largėt qė ju rrethojnė prej njėrit nė skajin tjetėr tė vendit ‑ 9 mos prano, mos dėgjo, as tė mos e falė syri yt qė tė kesh mėshirė e ta mbash fshehtė, 10 por vritie! Sė pari le tė lartėsohet dora jote pėr ta vrarė e pastaj le ta lartėsojė dorėn e vet mbarė populli: 11 lė tė vritet me gurė, sepse deshi tė tė largojė prej Zotit, Hyjit tėnd, qė tė nxori nga toka e Egjiptit, prej shtėpisė sė skllavėrisė, 12 qė, kur tė dėgjojė mbarė Izraeli, tė ketė frikė, qė tė mos gjendet mė ndokush nė mesin tėnd qė ta bėjė njė gjė tė tillė.

 13

Nė qoftė se nė ndonjė ndėr qytetet qė Zoti, Hyji yt, do tė t’i japė pėr tė banuar nė to, dėgjon se thonė disa: 

14‘Dolėn bijtė e Belialit prej mesit tėnd dhe i ngashėnjyen banorėt e qytetit tė vet dhe thanė: ‘Ejani t’u shėrbejmė zotave tė huaj’, qė nuk i njohėt, 15 mė sė pari bėj hetime me kujdes e, pasi ta kesh peshuar hollė e hollė, po gjete se ėshtė e vėrtetė ēfarė thuhet: se ėshtė bėrė kjo paudhėsi nė mesin tėnd, 16

 goditi me tehun shpatės banorėt e atij qyteti dhe asgjėsoje atė me gjithēka ka. 17 Pastaj mblidhi mbarė plaēkat nė sheshin e tij dhe jepu zjarr bashkė me mbarė qytetin si fli shkrumbimi pėr nder tė Zotit, Hyjit tėnd. Le tė mbetet gėrmadhė e pėrhershme: tė mos ndėrtohet mė askurrė! 18 Asgjė prej atyre qė kanė qenė goditur me “mallkim”, tė mos kapet assesi pėr dorėn tėnde qė tė largohet Zoti prej hidhėrimit tė zemėrimit tė vet, tė ketė mėshirė pėr ty e tė tė shumojė siē iu pėrbetua etėrve tė tu; 19 kurdo qė ta dėgjosh zėrin e Zotit, Hyjit tėnd, t’i ruash tė gjitha urdhėrimet e tija, qė unė sot po t’i urdhėroj dhe tė kryesh ēfarė u pėlqen syve tė Zotit, Hyjit tėnd.”

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Kundėr ngashėnjimeve ndaj idhujtarisė