Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 15. Viti shtunor

15

1 “Nė fund tė ēdo tė shtatit vit, fali borxhet. 2 Ja, ē’ėshtė Falja: kur i afėrmi ose vėllai i ndokujt ka ndonjė gjė borxh, huadhėnėsi nuk mund t’ia kėrkojė borxhin, sepse ėshtė viti i Faljes pėr nder tė Zotit. 3 Prej tė huajit mund ta kėrkosh borxhin, por jo prej bashkėqytetarit e tė afėrmit, s’ke tė drejtė ta kėrkosh borxhin. 4 Assesi s’bėn tė ketė te ti skamnor, sepse Zoti, Hyji yt, do tė tė bekojė nė tokėn qė ka pėr tė ta dhėnė pėr pronė, 5 nėse do ta dėgjosh zėrin e Zotit, Hyjit tėnd, dhe nėse do ta zbatosh pikė pėr pikė kėtė urdhėrim qė unė po ta jap sot, 6 sepse Zoti, Hyji yt, do tė tė bekojė siē ka premtuar.

7 Nėse ndonjė vėlla yti, qė banon nė ndonjė nga qytetet nė tokėn qė Zoti, Hyji yt, do tė ta japė ty, bie nė skamje, mos u bėj zemėrgur dhe mos e rrudh dorėn tėnde, 8 por hape atė pėr vėllanė tėnd skamnor e huaji ēka ka nevojė ai. 9 Ruhu tė tė mos gėnjejė rastėsisht mendimi i pashpirtė e tė thuash nė zemrėn tėnde: ‘Po afrohet viti i shtatė i faljes’ dhe t’i largosh sytė e tu prej vėllait tėnd skamnor dhe tė mos i japėsh sa tė tė kėrkojė hua. Ai do tė kėlthasė te Zoti kundėr teje, e ky do tė jetė mėkat pėr ty. 10 Por jepi dhe tė tė mos trishtohet zemra jote duke e ndihmuar, sepse nė saje tė kėsaj Zoti, Hyji yt, do tė tė bekojė nė ēdo veprim qė do tė ndėrmarrė dora jote.

11 Pasi nuk do tė pushojė tė ketė skamnorė nė vendin e banimit tėnd, sė kėndejmi edhe unė po tė urdhėroj: hapja dorėn tėnde vėllait tėnd tė varfėr, skamnorit tėnd qė jeton me ty nė vendin tėnd.”

Skllavi

12 “Nė qoftė se tė ėshtė shitur vėllai yt hebre ose hebreje, pasi tė ketė shėrbyer pėr gjashtė vjet, tė shtatin vit lėshoje tė lirė. 13 Kur ta lėshosh tė lirė, mos e nis duarthatė, 14 por dhuroji ndonjė gjė prej grigjės sate, prej lėmės sate e prej shtrydhėsit tėnd, me ato gjėra me tė cilat tė ka bekuar Zoti, Hyji yt, 15 Mos harro se edhe ti ke qenė skllav nė tokėn e Egjiptit dhe tė ka liruar Zoti, Hyji yt. Prandaj edhe po tė urdhėroj kėshtu unė.

16 Por nėse ai thotė: ‘Nuk dua tė largohem prej teje’, sepse tė do ty dhe shtėpinė tėnde, sepse tek ti, e ndijen veten mirė, 17 merre bizin dhe shpoja veshin nė derėn e shtėpisė sate e le tė tė shėrbejė pėrgjithmonė. Njėsoj bėj edhe me skllave.

18 Mos e ki tė vėshtirė ta lėshosh tė lirė, sepse ai tė shėrbeu pėr gjashtė vjet si ta kishe pasur rrogėtar. Zoti, Hyji yt, do tė tė bekojė nė tė gjitha veprimet qė do tė ndėrmarrėsh.”

Tė parėlindurit

19 “Tė gjithė tė parėlindurit meshkuj qė do tė lejnė prej bagėtive tė tua tė trasha e tė imėta, shugugoja Zotit, Hyjit tėnd, mos e shtjer nė punė pjellėn e parė tė gjedhit tėnd as mos e qeth pjellėn e parė tė bagėtive tė tua tė imėta. 20 Haje ti dhe familja jote ēdo vit nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd, nė atė vend qė Zoti ta ketė zgjedhur.

21 Por, nėse do tė ketė ndonjė tė metė, nėse ėshtė i ēalė ose i verbėt, ose ka ēfarėdo mungese tjetėr, mos ia kushto Zotit, Hyjit tėnd, 22 por haje brenda shtėpisė sate; le ta hajė i pastėrti dhe i papastėrti pa dallim, siē hahet suta ose kaprolli. 23 Mos e ha gjakun e tyre, por derdhe nė tokė si tė ishte ujė.”

Kapitujt

Kapitujt