Kapitujt

Ligji i Pėrtėrirė: 16. Festat: Pashkėt e tė pabrumet

16

1 “Mbaje muajin Abib dhe kremtoji Pashkėt pėr nder tė Zotit, Hyjit tėnd, sepse Zoti, Hyji yt, nė muajin e Abibit natėn tė ka nxjerrė nga Egjipti. 2 Kushto si fli tė Pashkėve pėr nder tė Zotit, Hyjit tėnd, nė vendin qė Zoti, Hyji yt, ta ketė zgjedhur pėr tė banuar Emri i tij, bagėti tė trasha e tė imėta. 3 Me kėtė fli mos ha asgjė tė mbrume. Gjatė shtatė ditėve ha bukė tė pabrume ‑ bukėn e mjerimit ‑ sepse ke dalė pėrngut nga Egjipti, qė pėr tėrė jetėn tėnde ta kujtosh ditėn e daljes prej Egjiptit. 4 Tė mos shihet tek ti, askund brenda kufijve tė tu, brumė pėr shtatė ditė; as prej mishit qė tė kesh prerė nė mbrėmje tė ditės sė parė tė mos mbetet pėr nė mėngjes.

5 Nuk bėn ta kushtosh flinė e Pashkėve nė cilindo ndėr qytete tė tua qė Zoti, Hyji yt, ka pėr tė ta dhėnė, 6 por vetėm nė atė vend qė Zoti, Hyji yt, ta ketė zgjedhur pėr tė banuar Emri i tij, aty kushtoje flinė e Pashkėve nė mbrėmje, nė perėndim tė diellit, nė atė kohė kur ke dalė prej Egjiptit. 7 Zije dhe haje nė atė vend qė ta ketė zgjedhur Zoti, Hyji yt, e nė mėngjes ngrihu e shko nė ēadrat e tua. 8 Pėr gjashtė ditė ha bukė tė pabrume, tė shtatėn ditė le tė mbahet tubimi kremtor pėr nder tė Zotit, Hyjit tėnd. Mos bėj kurrfarė pune!”

Festa tė tjera

9 “Numėroji shtatė javė prej ditės nė tė cilėn ua ke vėnė draprin tė korrave. 10 Atėherė kremto festėn e Javėve pėr nder tė Zotit, Hyjit tėnd, duke sjellė ndihmesė vullnetare prej dorės sate prej atyre tė mirave me tė cilat do tė tė ketė bekuar Zoti, Hyji yt. 11 Gostitu nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd, ti, djali yt e vajza jote, shėrbėtori yt, shėrbėtorja jote edhe leviti qė ėshtė brenda qytetit tėnd, i ardhuri, bonjaku e vejusha qė janė tek ti nė vendin qė Zoti, Hyji yt, ta ketė zgjedhur pėr banesė tė Emrit tė vet. 12 Le tė tė bjerė ndėr mend se edhe ti ke qenė skllav ne Egjipt. Prandaj mbaji e zbatoji kėto urdhėrime.

13 Edhe tė kremten e Tendave festoje shtatė ditė pasi t’i kesh bashkuar prodhimet e lėmės e tė shtrydhėsit. 14 Gostitu nė festėn tėnde ti, djali yt e vajza, shėrbėtori yt e shėrbėtorja, leviti dhe ardhacaku, bonjaku e vejusha qė jetojnė nė qytetin tėnd. 15 Festo pėr shtatė ditė nė nder tė Zotit, Hyjit tėnd, nė atė vend qė ta ketė zgjedhur Zoti, sepse Zoti, Hyji yt, do tė bekojė tė gjitha prodhimet e tokės sate dhe tė gjitha veprat e duarve tė tua e do tė jesh i lumtur.

16 Tri herė nė vit ēdo mashkull yti do tė paraqitet nė praninė e Zotit, Hyjit tėnd, nė vendin qė ai ta ketė zgjedhur: nė tė kremten e Tė pabrumeve, nė tė kremten e Javėve dhe nė tė kremten e Tendave. Tė mos dalė para Zotit duathatė, 17 por secili le tė kushtojė sa mundet sipas bekimit qė t’ia ketė dhėnė Zoti, Hyji yt.”

Gjykatėsit

18 “Nė ēdo qytet qė do tė ta japė Zoti, Hyji yt, cakto gjykatės e mbikėqyrės pėr ēdo fis tėndin. Ata le ta gjykojnė popullin me drejtėsi. 19 Mos e shtrembėro drejtėsinė. Mos ji pajambajtės. Mos merr dhurata, sepse dhuratat i verbojnė sytė e tė dijshmėve dhe e dėmtojnė ēėshtjen e tė drejtėve. 20 Drejtėsinė, dhe vetėm drejtėsinė kėrko, qė tė jetosh dhe ta marrėsh pėr pronė tokėn qė Zoti, Hyji yt, ka pėr tė ta dhėnė.”

Shmangie nė kult

21 “Mos ngul banir as kurrfarė lėnde pėrbri lterit tė Zotit, Hyjit tėnd, qė do ta ndėrtosh. 22 Mos ngul as gurngul, qė e urren Zoti, Hyji yt.

Kapitujt

Kapitujt

Bibla Online > Besėlidhja e Vjetėr > Ligji i Pėrtėrirė > Festat: Pashkėt e tė pabrumet